Gjen pėrdorim indi dhjamor i faqes


|

Kirurgji orale | 8 Shtator 2016 |

Gjen pėrdorim indi dhjamor i faqes

Cosma Capobianco


I konsideruar si njė aksesor i thjeshtė anatomik, indi dhjamor i faqes, i pėrfshirė nė Bichat ball, tanimė po njeh njė zbulim tė papritur. Nė fakt, kirurgėt oralė kanė filluar ta shfrytėzojnė pėr tė plotėsuar deficitet e substancave tė strukturave pranė si qiellza, dyshemeja e gojės dhe kreshtat alveolare. I vendosur midis muskujve maseter dhe bucinator, Bichat ball ėshtė njė strukturė qė reduktohet gradualisht me kalimin e viteve dhe ėshtė ai qė i jep volum faqeve topolake tė fėmijėve.


Njė rishikim interesant i rasteve tė trajtuara me kėtė teknikė ėshtė publikuar nga njė grup japonezėsh nė Int J Oral Maxillofac Surg. Ideja nuk ėshtė e re, duke qenė se sinjalizimi i parė nė literaturė ėshtė bėrė nė vitin 1977 dhe i pėrket mbylljes sė njė komunikimi oro-sinuzal dhe qė mbetet ende aplikimi i tij kryesor. Bichat ball normalisht pėrbėhet nga njė pjesė kryesore, e vendosur nė kufijtė anterior tė muskujve maseter dhe me katėr zgjerime (vestibular, pterigoid, temporal sipėrfaqėsor dhe temporal i thellė). Masa ėshtė mesatarisht 9 gr ndėrsa volumi ėshtė rreth 9 ml (me njė diferencė tė lehtė nė favor tė seksit mashkull), prandaj nevojitet tė llogaritet me kujdes nevoja e pjesės ku do tė vendoset. Nė mėnyrė orientuese, mund tė merret si limit njė diametėr maksimal prej 4 cm. Pėrdorimi i kėsaj rezerve indi ėshtė i dobishėm nė shumė situata tė tjera post-kirurgjike, nė mėnyrė tipike nė defektet e substancės qė rezultojnė nga heqja e neoplazive por edhe nė nekrozat nga bifosfonati.

 Teknika parashikon njė transplant nė formė kėrcelli qė, nėse kryhet nė mėnyrėn e duhur dhe nuk tėrhiqet shumė, epitelizohet brenda njė muaji falė vaskularizimit tė tij tė pasur. Nga pikėpamja histologjike shėrimi bėhet nėpėrmjet transformimit fibrotik tė indit dhjamor dhe mbulimi me epitel skuamoz tė shtresėzuar parakeratozik. Falė lehtėsisė sė tij relative tė lėvizshmėrisė dhe incidencės sė ulėt tė komplikacioneve, ėshtė njė lloj transplanti ideal duke qenė edhe i kufizuar nga ana volumetrike. Prandaj ėshtė e nevojshme tė vlerėsohet nė mėnyrė pre-operative nėpėrmjet RM ose TC. Por ėshtė vėnė re edhe qė ndonjėherė, Bichat ball ėshtė eliminuar, si p.sh. nė ndėrhyrjet e "feminilizimit racial" qė kryhen nga individėt transeksualė.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 96 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D