Konsumimi dhe pėrdorimi ndaj frakturės sė zirkonit: studim laboratorik


|

Instrumente dhe Materiale | 31 Gusht 2016 |

Konsumimi dhe pėrdorimi ndaj frakturės sė zirkonit: studim laboratorik



Gjatė ēdo cikli tė pėrtypjes restaurimet dentare i nėnshtrohen llojeve tė ndryshėm tė stresit, qė ndryshojnė nė madhėsi dhe drejtim.
Nė gjendjen aktuale pėr arsye estetike dhe biokompatibiliteti njė interes i madh i drejtohet restaurimeve pa metal (metal-free), nė qeramikė integrale, si zirkoni. Megjithatė brishtėsia e kėtyre materialeve pėrfaqėson njė barrierė tė vėrtetė pėr pėrdorimin e tyre sidomos nė zonat posteriore tė gojės.
Pėr sa i pėrket konsumimit sipėrfaqėsor tė zirkonit, shkaktuar nga pėrtypja dhe nga parafunksionet, a ndikon kjo nė rezistencėn ndaj lodhjes dhe frakturės sė kėtij materiali?
Nė njė studim laboratorik me mostra, publikuar nė Dental Materials tė korrikut 2016, hetohet pikėrisht pėr kėtė problematikė.


Autorėt kanė marrė nė konsideratė 120 shufra zirkoni dhe i janė nėnshtruar proceseve tė abrazionit me grimca nė alumin 50 mikron dhe 120 mikron. Mostrat pas shkėlqimit dhe qė nuk i janė nėnshtruar asnjė lloj abrazioni kanė krijuar grupin e kontrollit. Kampionet i janė nėnshtruar lodhjes dinamike (1.000,000 cikle me 1 hz dhe 0,5 sek. si kohė kontakti) ose lodhje statike (me ngarkesė konstante tė aplikuar pėr 5000 sek) nė ujė.
Vlerat e pėrftuara pėr rezistencėn ndaj pėrkuljes pas cikleve tė lodhjes (rezistenca ndaj lodhjes dinamike) janė krahasuar me rezistencėn ndaj pėrkuljes fillestare. Autorėt kanė vėzhguar dhe analizuar nė mikroskop elektronik me skanim frakturat nė format dhe dimensionet e tyre.
Rezultatet e pėrftuara nga autorėt janė tė mėposhtmet:
- Krahasuar me rezistencėn e pėrkuljes fillestare, rezistenca ndaj lodhjes dinamike tė kampionėve tė testuar ka rezultuar tė jetė 86,3% pėr kampionėt e kontrollit, 73,4% pėr kampionėt e nėnshtruar ndaj proceseve tė abrazionit me grimca 50 mikron dhe 42,3 % pėr kampionė qė i janė nėnshtruar proceseve tė abrazionit me grimca 120 mikron.

- Rezistenca ndaj lodhjes statike ka rezultuar te jetė 85,9% pėr kampionėt e kontrollit, 78,5% pėr kampionėt qė i nėnshtrohen proceseve tė abrazionit me qeliza 50 mikron dhe 51,5% pėr kampionė qė i janė nėnshtruar proceseve tė abrazionit me grimca 120 mikron.

- Diferenca statistikisht domethėnėse (F = 223,679, p<0.001) janė hasur midis trajtimeve tė ndryshme sipėrfaqėsore por jo midis rezistencės ndaj lodhjes dinamike dhe statike pėr tė njėjtin lloj trajtimi sipėrfaqėsor.


Tabela 1 ilustron vlerat e pėrftuara:

Grupi i kontrollit

Grupi 50 mikron

Grupi 120 mikron

Dynamic fatigue

1006.5(60.1)a

789.0 (103.9)b

307.5 (6.0)c

Static fatigue

1001.5 (121.9)a

843.7 (121.4)b

374.8 (80.4)c

Initial strength

1166.4 (192.3)

1074.6 (111.2)

727.5 (164.4)




Nė bazė tė rezultateve tė kėtij studimi mund tė dalim nė pėrfundimin se konsumimi dhe dėmtimi i sipėrfaqeve tė oksidit tė zirkonit kanė njė influencė tė madhe nė rezistencėn ndaj lodhjes sė kėtij materiali dhe nė mundėsinė e tij pėr frakturė.
Nė rehabilitimin protetik me zirkonin duhet tė ekzaminohen me kujdes ngarkesat nė pėrtypje dhe parafunksionet e sektorit qė duhet tė rehabilitohet pėr tė evituar frakturat e materialit.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Bibliografia:
Fatiguebehaviorofzirconiaunderdifferentloadingconditions. Aboushelib MN, Wang H, Kleverlaan CJ, Feilzer AJ. Dent Mater. 2016 Jul;32(7):915-20


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 101 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D