Rezistenca ndaj konsumimit: pėr Cad/Cam qeramika konfirmohet mė shumė se rezina kompozitė

Instrumente dhe Materiale | 10 Shkurt 2016 |

Rezistenca ndaj konsumimit: pėr Cad/Cam qeramika konfirmohet mė shumė se rezina kompozitė


"Duke patur parasysh kufizimet e sjella nga njė studim in vitro, rezistenca ndaj konsumimit tė njė mbushjeje me rezinė kompozitė nė kontakt me smaltin ėshtė nė mėnyrė tė konsiderueshme mė i vogėl se ai i njė mbushjeje nė qeramikė."


Ky ėshtė pėrfundimi i njė grupi ndėrkombėtar studiuesish (Universiteti i Pechino dhe Universiteti i Gjenevės) nė pėrfundim tė njė studimi rezultatet e tė cilit janė publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry tė kėtij muaji.


Tė futur nė stomatologji prej mė shumė se 25 vitesh, sistemet Cerec kanė pėrfaqėsuar njė inovacion tė madh, falė teknologjisė qė lejon rikonstruktimet e njė dhėmbi nė njė seancė tė vetme. Zbulimi i gjurmėve ėshtė bėrė direkt nė gojė me njė telekamerė ose me njė sistem laser dhe tė dhėnat, e pėrpunuara nga njė kompjuter janė transferuar nė njė aparat qė realizon menjėherė kurorėn ose detajet e vogla, qė tashmė janė gati pėr tu provuar dhe cementuar. Pėrqindja e vogėl e frakturave dhe suksesi klinik pėr njė kohė tė gjatė kanė konfirmuar efikasitetin e kėtij sistemi qė fillimisht pėrdorte kryesisht qeramikėn. E njohur pėr bio-pėrputhshmėrinė, forcėn dhe pamjen e shkėlqyer estetike, qeramika imiton shumė mirė karakteristikat e dhėmbit natyral, por gėrryerja e saj mbetet njė shqetėsim klinik. Si pasojė, kompozitat nė rezinė kompozitė janė mė tė preferuara pėr pacientėt me aktivitet tė lartė okluzal kur restaurimi ėshtė nė kontakt me smaltin natyral dhe ėshtė treguar tashmė se erozioni i smaltit i prodhuar nga rezina kompozitė ėshtė mė i vogėl nė krahasim me atė qė ka ajo nė zirkon apo ajo me qeramikė me bazė xhami.


Studimi i tanishėm ka lindur pra nga nevoja pėr tė patur tė dhėna tė reja pėrsa i pėrket karakteristikave tė kėsaj klase materialesh; kėrkuesit kanė vlerėsuar in vitro rezistencėn ndaj konsumimit tė pesė materialeve Cad/Cam tė pėrbėrė nga katėr rezina kompozitė (3M Lava Ultimate, kompozitė eksperimentale Kerr, Vita Enamic, 3M Paradigm MZ100) dhe njė  qeramikė (Vita Mark II) nė kontakt me majat e smaltit natyral.


Rezultatet kanė qenė tė dukshme: Qeramika e testuar ka treguar rezistencė mė tė madhe ndaj konsumimit; midis rezinave ka patur diferenca tė vogla por asnjė prej tyre nuk ka arritur funksione analoge me qeramikėn.


Adamo Calatroni


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 75 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D