Materiale porcelani, disilikat dhe materiale Cad Cam. Njė kėrkim tregon ato me veti mė tė mira mekanike dhe optike

Instrumente dhe Materiale | 1 Shkurt 2016 |

Materiale porcelani, disilikat dhe materiale Cad Cam. Njė kėrkim tregon ato me veti mė tė mira mekanike dhe optike


Njė studim i fundit i publikuar nė Journal of the Mechanical Behavior of Biomedical Materials vė nė dukje qė midis materialeve restauruese CAD CAM (blloqe ose grimca), porcelani me bazė xhami nė disilikat litiumi ka rezistencėn mė tė madhe ndaj pėrthyerjeve, por materialet e tjera kanė evidentuar veti tė shkėlqyera mekanike dhe optike.


"Pėrbėrjet CAD CAM tė testuara," - pohon Bogna Stawarczyk e Universitetit Ludwig-Maximilians nė  Munich (Gjermani), autore e kėrkimit - "rezistojnė ndaj njė pėrthyerje dhe pėrshtaten mirė nė ngarkesėn okluzale gjithashtu kanė tejdukshmėri tė lartė."


Studimi ėshtė realizuar in vitro nė Dental School tė LMUM. Materialet e testuara janė shtatė:
Pėrbėrjet CAD CAM:
1. Lava Ultimate (3M ESPE),
2. Cerasmart (GC),
3. Shofu Block HC (Shofu),
4. Coltene / Whaledent
5. Vita Enamic, (Vita Zahnfabrik, njė porcelan hibrid)
6. IPS Empress CAD, (Ivoclar Vivadent), njė porcelan me bazė xhami leucitite
7. IPS e.max CAD, (Ivoclar Vivadent), njė porcelan me bazė xhami nė disilikat litiumi


Kėrkuesit kanė realizuar 48 punime pėr secilin nga materialet e marra nė ekzaminim duke i vėnė mė pas nė tre teste tė ndryshme:
1) Konsumimi antagonist dhe rezistenca ndaj pėrthyerjeve duke pėrdorur njė stimulues pėrtypjeje dhe duke zbuluar gėrryerje me njė skaner intraoral qė merr gjurmėt;
2) Norma e ēngjyrosjes pas zhytjes sė punimeve nė pigmente ushqimore;
3) Tejdukshmėria e matur me njė spektro-fotometėr;
IPS e.max ka treguar rezistencėn mė tė lartė ndaj pėrthyerjes i ndjekur nga Lava Ultimate. Konsumimi antagonist mė i lartė ėshtė vėzhguar me porcelanin me bazė xhami qė tregon pėrqindje ēngjyrosjeje mė tė vogla te pėrbėrjet CAD CAM.


Autorėt kanė zbuluar se rezistenca ndaj konsumimit tė pėrbėrjeve dhe pocelaneve me bazė xhami mbivendosen nė afate tė shkurtra; megjithatė porcelanet kanė rezistencė mė tė madhe nė afatet mesatare.
"Mbi jetėgjatėsinė klinike" - pėrfundon Starwarczyk - "edhe me kufizimet e studimit, kemi zbuluar qė pėrbėrjet CAD CAM kanė rezistencė mė tė madhe ndaj pėrthyerjeve nė krahasim me porcelanin dhe materialin hibrid Vita Enamic, por mė tė vogėl se disilikati i litiumit dhe porcelani leucitite."
Vetėm njė pėrbėrje CAD/CAM (Coltene/Whaledent) ka treguar karakteristika konsumimi tė krahasueshme me porcelanin me bazė xhami nė testimet in vitro.
Rezultatet do tė konfirmohen me studime klinike in vivo.


Nėn kujdesin e: Davis Cussotto, stomatolog


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 89 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D