Gabimi diagnostikues nė njė rast tė fistulės jashtė mandibulės. Ēfarė duhet shmangur

Kirurgji orale | 16 Dhjetor 2015 |

Gabimi diagnostikues nė njė rast tė fistulės jashtė mandibulės. Ēfarė duhet shmangur

Anna Maria Melica


Fistulat odontogjene kulluese jashtė gojės shpesh nuk njihen si tė tilla. Nė literaturė ėshtė vėnė re qė pothuajse gjysma e pacientėve, tė prekur nga kjo patologji, i janė nėnshtruar tė paktėn njė manovre tė kirurgjisė dermatologjike dhe terapive antibiotike pėr njė kohė tė gjatė pėrpara se tė vendosej diagnoza e saktė.
Origjina e njė itinerari tė fistulės duhet kėrkuar nė nekrozėn e pulpės qė rezulton nė njė grumbullim purulent periapikal nė nivelin e kockės alveolare, pjesa e kullimit mund tė jetė, edhe pse mė rrallė, jashtė gojės.
Nė kėto raste, duke patur parasysh incidencėn e lartė tė gabimit diagnostikues, ekzaminimi klinik kryhet me vėmendje tė veēantė duke pėrfshirė, kur ka dyshime, figura tė tjera profesionale si dermatologu, otorinolaringologu dhe radiologu.
Njė lezion gėrryes ose papular i lėkurės nė fytyrė, qė mund tė klasifikohet si fistulė odontogjene jashtė gojės, vendoset nė njė diagnozė diferencuese me patologji tė ndryshme si plagėt traumatike, infeksionet bakteriale, granuloma piogjenike, puērra, karcinoma, osteomielite, trupa tė huaj dhe fistula kongjenitale. Punimi i Christian Bacci nė Universitetin e Padovės paraqet pėr kėtė ēėshtje njė rast paradigmatik.


Rasti klinik
Njė paciente 18 vjeē ankohej se kishte dhimbje tė shpėrndarė nė zgavrėn e gojės paraqitet me njė ortopantomografi qė vė nė dukej lezione tė shumta shkatėrruese nga kariesi.
Nė ekzaminimin objektiv zbulohet midis tė tjerave nė lėkurėn e mandibulės nė anėn e majtė njė fashė qė sapo hiqet, tregon njė lezion ulēeror, tė zbuluar nė mėnyrė tė moderuar nė aureolėn eritematoze me diametėr rreth 15mm. I tillė lezion ishte shfaqur papritur gjashtė muaj mė parė dhe pas njė periudhe fillestare tė dhimbjes sė lokalizuar, ishte bėrė nė mėnyrė thelbėsore simptomatike.
Pacientja ishte vizituar disa herė nga njė dermatolog dhe nga njė kirurg plastik, por pavarėsisht terapive topike dhe sistemike dhe kullimit tė kryer, lezioni kishte vazhduar tė pėrsėritej. Ekzaminimi histologjik kishte zbuluar praninė e depėrtimit inflamator me inflamacion kronik dhe zgjerim tė enėve tė gjakut.
Pacientja referon se ka qenė nė pritje qė tė kryejė heqje tė tjera ose supozime pėr kullimin e puērrės.
Duke parė praninė nė nivelin e 37 - s tė njė kariesi shkatėrrues informohet pacientja qė ekziston mundėsia se bėhet fjalė pėr njė patologji odontogjene dhe nė veēanti tė njė fistule jashtė gojės (Figurat 1,2,3).




Figura 1: Ortopantomografia që tregon një lezion të përhapur osteolitik apikal të 37
Figura 2: Ekzaminimi intraoral që tregon se zgavra e gojës nuk gëzon shëndet të mirë
Figura 3: Lezion nën mandibulë nga ana e majtë

 

 

Propozohet njė eksplorim me njė sondė tė itinerarit tė fistulės, qė shtrihet deri nė nivelin e trupit tė mandibulės nė mesin e anės sė majtė (figura 4).

 



Figura 4: Eksplorim delikat (jo një kateter venoz) i itinerarit të fistulës deri te trupi i mandibulës

 

Megjithatė kontaktohet kirurgu plastik dhe dermatologu dhe bien dakord tė presin zgjidhjen e patologjisė periapikale tė 37 pėrpara se tė kryhen procedura tė tjera kirurgjike. Vendoset qė tė hiqet 37, duke qenė se ėshtė konsideruar qė nuk mund tė rregullohet, bashkė me 38, qė ėshtė prekur nga kariesi penetrues. Kur janė hequr tė tillė elementė dentar fistula jashtė gojės ėshtė shėruar pėr 15 ditė.
Ky rast tregohen sesi qasja shumėdisiplinore, edhe me patologji tė thjeshta si ajo nė ekzaminim, ėshtė shpesh ēelėsi i suksesit tė terapisė pa ekspozuar pacientin ndaj procedurave pak a shumė invazive dhe plotėsisht tė padobishme.
Patologjia odontogjene, pohojnė Autorėt, ndonjėherė nėnvlerėsohet nga specialistė tė ndryshėm qė merren me zonėn qafė - kokė shpesh nga mungesa e informacionit ose nga sektorializimi i tepėrt qė shumė shpesh demoralizon mjekėsinė bashkėkohore.


Pėrmbledhje nė kujdesin e: Anna Maria Melica, Konsulente Shkencore e Dental Cadmos


Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 118 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D