Avancimi maksilo - mandibular ėshtė efikas tek apnea e gjumit

Kirurgji orale | 7 Dhjetor 2015 |

Avancimi maksilo - mandibular ėshtė efikas tek apnea e gjumit


Sipas njė studimi tė publikuar te Jama Otolaryngology-Head & Neck Surgery, pacientėt me ērregullime tė rėnda tė gjumit kanė probabilitetin mė tė madh pėr tė marrė pėrfitime nga avancimi maksilo - mandibular.
Teknika kirurgjike, e kryer nga viti 1986 pėr trajtimin e ndėrprerjeve tė pėrkohshme tė frymėmarrjes qė pengojnė gjumin, ėshtė pėrdorur prej mė shumė se 50 vitesh nė kirurgjinė orto - gnatike pėr korrigjimin e dysmorphisms dento - facial.  Me pėrdorim racional ėshtė zgjerimi i skeletit tė fytyrės, qė lejon tė vihen nė tension strukturat e buta tė mureve tė faringut duke zvogėluar ose duke ndaluar kolapsin falė ripozicionimit mė pėrpara tė gjuhės dhe tė ngurtėsimit tė strukturave muskulore tė qafės, qiellzės dhe faringut.


Fillimisht avancimi maksilo - mandibular konsiderohej njė ndėrhyrje invazive alternative nė trakeotomi, por studime tė ndryshme kanė propozuar mė pas pėrdorimin e tij si opsion kirurgjik i linjės sė parė te pacientėt me ndėrprerje tė pėrkohshme tė frymėmarrjes qė pengojnė gjumin, veēanėrisht tek ato qė kanė vėshtirėsi pėr tė toleruar trajtimin me presion pozitiv tė vazhdueshėm.
" Lidhja e karakteristikave para - operative qė zhvillohen pas operacionit mund tė lejojė shtresėzimin e pacientėve duke kontribuar nė seleksionimin e tyre nė bazė tė mundėsisė pėr tė arritur njė pėrmirėsim tė konsiderueshėm me avancimin maksilo - mandibular" shpjegon Soroush Zaghi i David Geffen Scool of Medicine nė Universitetin e Kalifornisė (Los Angeles), qė bashkė me kolegėt e tij ka kryer njė gjysmė - analizė duke zgjedhur nga literatura 45 studime pėr njė total prej 518 pacientėsh me ndėrprerje tė pėrkohshme tė frymėmarrjes qė pengojnė gjumin, tė cilėt i janė nėnshtruar avancimit maksilo - mandibular.


"Kemi analizuar modifikimet e treguesve tė apnea - s dhe hipopnea - s dhe ērregullimeve tė frymėmarrjes, tė dyja masa tė gjendjes sė rėndė tė ērregullimeve tė gjumit pas ndėrhyrjes, duke zbuluar qė avancimi maksilo - mandibular lidhet me pėrmirėsimet themelore tė parametrave" - pohon studiuesi, duke saktėsuar qė pėrfitimi ėshtė vėzhguar nė 512 persona nga 518. Nga tė dhėnat rezulton se ata qė mund tė kenė mundėsi tė shkėlqyera pėrmirėsimi tė ndėrprerjes sė pėrkohshme tė frymėmarrjes gjatė gjumit pas avancimit maksilo - mandibular janė pacientėt me tregues tė lartė tė apnea - hipopnea dhe ērregullime tė frymėmarrjes pavarėsisht ndėrhyrjeve korrigjuese tė mėparshme kirurgjike.
"Tė dhėnat tona lejojnė qė tė dalim nė pėrfundimin se avancimi maksilo - mandibular ėshtė njė trajtim shumė efikas i ndėrprerjeve tė pėrkohshme gjatė gjumit dhe qė pacientėt me format mė tė rėnda kanė si tendencė tė pėrfitojnė nė shkallėn maksimale tė ndėrhyrjes" - thotė Zaghi.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 93 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D