Qasja bilaminare pėr trajtimin e recesioneve nė sektorin frontal tė poshtėm

Kirurgji orale | 3 Nėntor 2015 |

Qasja bilaminare pėr trajtimin e recesioneve nė sektorin frontal tė poshtėm

Pamja jo estetike e sjellė nga ana e pacientes ėshtė pėr shkak tė pranisė sė recesioneve nė tė gjithė sektorin e poshtėm. Nė instancėn e parė dhe nė pėrputhje me nevojat estetike tė pacientes vendoset tė korrigjohet defekti tek incizivėt qendror tė poshtėm

Giacomo Santoro


Pacientja, femėr 25 vjeē, jo duhan pirėse, paraqitet nė vizitėn e parė nė fund tė njė terapie ortodontike duke u ankuar pėr njė shqetėsim estetik nė harkatėn e poshtme.
Anamneza mjekėsore e pacientes rezulton negative pėr ēdo patologji sistemike dhe gjendja stomatologjike e pėrgjithshme nuk shfaq ndonjė lezion qė duhet vėnė nė kontekst primar.
Pamja jo estetike e sjellė nga ana e pacientes ėshtė pėr shkak tė pranisė sė recesioneve nė tė gjithė sektorin e poshtėm. Nė instancėn e parė dhe nė pėrputhje me nevojat estetike tė pacientes vendoset tė korrigjohet defekti tek incizivėt qendror tė poshtėm, 4.2 4.1 3.2 tė karakterizuar nga recesione tė klasifikueshėm si Klasa I Miller (4.2 dhe 4.1) dhe Klasa II Miller nėnlloji (3.2) (Foto 1).


Faza e parė, i pėrket menaxhimit tė higjienės orale, pėrqendrohet te teknika e larjes sė dhėmbėve tė pacientes, duke e mėsuar pėr njė teknikė tė saktė tė higjienės orale qė verifikohet mė pas nėpėrmjet vizitave tė programuara pėrpara se tė procedohet me pjesėn kirurgjike qė fillimisht do tė jetė e pėrqendruar nė korrigjimin e defekteve nė sektorin e incizivėve dhe me stabilizimin e indeve parodontale pėrpara se tė procedohet me korrigjimin e defekteve nė sektorėt e poshtėm me kirurgji pasuese.


Nė kėtė pikė procedohet me ndėrhyrjen kirurgjike muko - gingivave (shikoni videon mė poshtė) me teknikėn bilaminare pėr mbulimin e recesioneve tė karakterizuar nga njė plagė me trashėsi tė pėrzier tė spostuar deri te kurora e dhėmbit e mbuluar nga njė bashkim lidhės - epitelial me origjinė qiellzore me humbjen e veshjes epiteliale nė pjesėn jashtė gojės.



Duke u mbėshtetur nė njė biotip tė hollė dhe tė mbuluar, realizohet njė ēarje me prerje horizontale ndėrdhėmbore midis 4.2 4.1 3.2 dhe dy prerje tė pjerrėta nė kryqėzim distal te 4.2 dhe 3.2. tehu i bisturisė mbahet me pjerrėsi 45° nė lidhje me planin e mukozės qė shtrihet nė mukozėn alveolare.
Pasi ėshtė kryer shkėputja e plagės me trashėsi tė pėrzier procedohet me njė muskolektomi dhe njė zhveshje epiteliale tė papilave anatomike, duke pastruar sipėrfaqet e rrėnjėve me mjete manuale dhe ultrasonike.
Njė bashkim lidhės qė ėshtė zhveshur mė parė nga epitelet dhe ėshtė projektuar pėr tė patur pėrmasat e duhura, vendoset dhe qepet me pika tė riabsorbueshme nė acid poliglikolik (PGA) 7/0. Pasi ėshtė verifikuar oksidimi efikas i plagės procedohet me vendosjen me qepje teke tė riabsorbueshme nė PGA 6/0 te shkarkimet dhe me qepje tė ndėrprera pėr afrimin e saktė tė papilave kirurgjike me ato ato anatomike nė zonat ndėrdhėmbore, duke marrė njė mbulim total tė kryqėzimit.
Pacientes i kėshillohen shpėlarje me solucion me bazė klorheksidine 0.2 tre herė nė ditė pėr 2 javė duke shmangur larjen me furēė nė pjesėt ku ėshtė kryer ndėrhyrja kirurgjike dhe duke mbajtur njė dietė korrekte.
Heqja e penjve bėhet pas 14 ditėsh.
Pas 10 muajsh vėrehet njė mbulim i plotė i rrėnjės sė 4.2 4.1 3.2 me arritjen e harmonisė estetike qė dėshirohet (Foto 2).


Falėnderohet pėr bashkėpunimin dr. Lorenzo Valentini


Pėrktheu: Valbona Spahia


 


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 101 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D