Diabeti dhe osteointegrimi i implantit

Kirurgji orale | 12 Tetor 2015 |

Diabeti dhe osteointegrimi i implantit

Ky artikull ka si qėllim studimin nėpėrmjet literaturės, tė efekteve tė diabetit tek osteointegrimi i implantit dhe mbi shėrimin e indeve tė buta. Nė studimet eksperimentale ėshtė treguar se nė patologjinė e diabetit ėshtė i pranishėm njė kontakt i reduktuar midis kockės dhe implantit.

I. Franchi, S. Bortolini, M. Gardinali, G. Malaguti, U. Consolo


Ky artikull ka si qėllim studimin nėpėrmjet literaturės, tė efekteve tė diabetit tek osteointegrimi i implantit dhe mbi shėrimin e indeve tė buta. Nė studimet eksperimentale ėshtė treguar se nė patologjinė e diabetit ėshtė i pranishėm njė kontakt i reduktuar midis kockės dhe implantit. Nė krahasim me njerėzit qė nuk janė tė prekur nga diabeti tek ata qė janė tė prekur nga kjo patologji kemi njė pėrqindje mė tė lartė tė dėshtimit tė implanteve. Shumica e kėtyre dėshtimeve ndodh gjatė vitit tė parė pasi janė vendosur implantet, duke atribuar shkakun e problematikave mikrovaskulare. Edhe pse ka njė rrezik tė lartė tė dėshtimeve te pacientėt me diabet, studimet eksperimentale kanė treguar qė njė nivel i kontrolluar i glicemisė rrit shkallėn e osteointegrimit tė implantit. Rritja e patologjisė diabetike vendos probleme tė shumta nė kirurgjinė e implanteve, edhe pse nuk paraqet kundėrndikime. Komplikacionet e diabetit mund tė ndikojnė shėrimin e indeve tė buta: ėshtė e nevojshme tė kryhen konsiderime paraprake nė rastin e individėve me diabet. Njė kontroll i glicemisė dhe faktorėve tė tjerė (pėr shembull hemoglobina e glikuar) mund tė rrisė pėrqindjen e mbijetesės sė implantit.  Diabeti nė fillimet e tij qoftė i tipit 1 qoftė i tipit 2 mund tė jetė asimptomatik, pa simptoma tė dukshme klinike. Nė mėnyrė paradoksale, follow-up - i pėr njė kohė tė gjatė ėshtė mė i mirė nė rastet e pacientėve  me diabet tė tipit 1 qė janė tė varur nga insulina sepse nivelet e glicemisė rregullohen dhe mbahen tė qėndrueshme nė krahasim me ata me diabet tė tipit 2 qė janė intolerant ndaj glukozės. Prania e glukozės nė urinė ėshtė burim i diagnozės sė sigurt tė njė faze tė diabetit me simptoma tė paqarta. Nga literatura ėshtė e qartė se hiperglicemia shkakton efekte negative mbi formimin e kockės dhe rimodelimin e saj. Indet parodontale ndikohen nga ndryshimi i mikroqarkullimit. Rekomandohet njė kontroll glicemik i kujdesshėm tek individėt me predispozicion familjar ndaj patologjisė; monitorimi glicemik i domosdoshėm, duke pėrfshirė hemoglobinėn e glikuar te pacientėt me rrezik (vlera <6%).
Patologjia e diabetit nuk paraqet njė kundėrindikim nė trajtimin e implanteve, por pėrbėn njė faktor rreziku pėr dėshtimin e implantit nėse nėnvlerėsohet ose nėse lidhet me faktorė tė tjerė si duhanpirja dhe njė higjenė e keqe orale. Kėshillohet profilaksia para-operative me amoksicilinė per os 2 g njė orė pėrpara ndėrhyrjes, e ndjekur nga 1 g ēdo 12 orė dhe mbajtja higjenike nė shtėpi me shpėlarės me bazė klorheksidine 0,12% pėr 10 ditėt nė vijim pas ndėrhyrjes. Pacienti duhet tė ketė njė dietė hipokalorike dhe hipoglicemike (nuk kėshillohen pijet e sheqerosura dhe ushqimet si akullore dhe kos).


Artikullin e plotė origjinal e gjeni nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Shumė interesant ( 151 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D