Riaftėsimi endoskopik i kompleksit osteomeatal

Kirurgji orale | 17 Shtator 2015 |

Riaftėsimi endoskopik i kompleksit osteomeatal

Vitet e fundit, kirurgjia endoskopike nazo-sinusale ėshtė po konfermohet gjithnjė e mė shumė duke zėvendėsuar kėshtu kirurgjinė tradicionale dhe duke ndryshuar trajtimin kirurgjik tė patologjisė inflamatore tė kėsaj pjese.

G. Padoan, T. Testori, F. Galli, A. Petrosino, S. Gallo, P. Castelnuovo


Vitet e fundit, kirurgjia endoskopike nazo-sinusale ėshtė po konfermohet gjithnjė e mė shumė duke zėvendėsuar kėshtu kirurgjinė tradicionale dhe duke ndryshuar trajtimin kirurgjik tė patologjisė inflamatore tė kėsaj pjese. Njė teknikė e tillė, qė ėshtė shafaqur sė pari nė vitet '70 nga studimet e Messerklinger ėshtė pėrhapur mė pas nė tė gjithė botėn nga autorė europian si Stammberger, Wigand, Draf dhe Lund dhe nga autorė amerikanė si Kennedy dhe May.
Teknika kirurgjike e "ngritjes sė sinusit tė nofullės" shkakton njė gjendje inflamacioni fizik tė sinusit qė lidhet me shkėputjen dhe heqjen e mucoperiosteal, me pasojė fryrjen e mukozės. Ky fenomen mund tė durohet vetėm nėse sinusi gjenet nė kushte eutrofizmi, pra me ventilim dhe transport muko-ciliar funksional. Objektivi i kėtij punimi ėshtė qė tė pėrcaktojė rolin dhe treguesit e kirurgjisė endoskopike endonazale funksionale (FESS) te pacienti qė ėshtė kandidat i ngritjes sė sinusit tė nofullės.
Ėshtė kryer njė rishikim i literaturės ndėrkombėtare pėrsa i pėrket kėsaj tematike dhe ėshtė krahasuar me eksperiencėn klinike tė specialistėve otorinolaringologė dhe stomatologė.
Otorinolaringologu, me njohuritė dhe eksperiencėn nė fushėn e endoskopisė nazale ėshtė specialisti i parė tė cilit duhet t'i drejtohemi sa herė qė ekziston njė dyshim sado i vogėl pėr patologji nazo-sinusale te pacientėt qė duhet t'i nėnshtrohen ngritjes sė sinusit tė nofullės. Detyra e tij ėshtė qė tė kryejė diagnozėn dhe tė zgjedhi procesin e sinusit nėpėrmjet terapisė mjekėsore ose me anė tė ndėrhyrjes kirurgjike. Nė periudhėn post-operative, pacienti duhet t'i nėnshtrohet kontrolleve tė herė pas hershme. Integrimi dhe bashkėpunimi i dy ekipeve (otorinolaringolog/stomatolog) ėshtė nė bazė tė multidisiplinave tė trajtimit tė kėtyre pacientėve, qė tė mund t'i japė mė shumė garanci pėr rezultatin qė po kėrkohet gjithnjė e mė shpesh. Odontostomatologu, nėpėrmjet njė historie tė synuar, mund tė bėjė screening fillestar tė pacientėve qė kanė nevojė pėr njė vizitė specialiste otorinolaringologjike pėrpara ndėrhyrjes sė ngritjes sė sinusit tė nofullės. Nė bazė tė historikut, qėllimit klinik dhe testeve tė mjeteve pacienti duhet tė vlerėsohet nėpėrmjet njė algoritmi racional vendimtar.


Artikulli i plotė gjendet nė seksionin Tė ndryshme nga dentistriaDownload Center.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 87 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D