Shpimi i membranės sinusale gjatė ndėrhyrjeve pėr ngritjen e sinusit tė nofullės. Sa vendimtar ėshtė nė fillimin e komplikacioneve post-operative?

Kirurgji orale | 2 Shtator 2015 |

Shpimi i membranės sinusale gjatė ndėrhyrjeve pėr ngritjen e sinusit tė nofullės. Sa vendimtar ėshtė nė fillimin e komplikacioneve post-operative?

Ngritja e sinusit tė nofullės ka treguar qė ėshtė njė teknikė efikase dhe e parashikueshme pėr tė furnizuar lartėsi tė mjaftueshme dhe densitet kockor tė nevojshėm pėr pozicionimin e njė implanti tė qėndrueshėm tek sektorėt superior tė pasėm atrofik dhe pneumatik.

Lara Figini


Ngritja e sinusit tė nofullės ka treguar qė ėshtė njė teknikė efikase dhe e parashikueshme pėr tė furnizuar lartėsi tė mjaftueshme dhe densitet kockor tė nevojshėm pėr pozicionimin e njė implanti tė qėndrueshėm tek sektorėt superior tė pasėm atrofik dhe pneumatik. Njė teknikė e zakonshme, e njohur si "qasje nga dritarja anėsore", e futur pėr herė tė parė nga Boyne dhe James nė 1980. Njė komplikacion intra-operativ i pėrhapur gjatė manovrave tė ngritjes sė sinusit tė nofullės ėshtė shpimi i membranės sinusale (e quajtur ndyshe edhe membrana e Schneider). Literatura sjell njė pėrqindje tė shpimit qė shkon nga 10% nė 60% ( Misch 1999, Pikos 2008, Shlomi 2004). Njė studim retrospektiv i Hernandez-Alfaro (2006) ka treguar qė nė 56% tė shpimeve diametri rezulton mė i vogėl se 5mm, nė 26,92% mes 5 dhe 10 mm dhe nė 19,23% mė e madhe se 10 mm. Literatura botėrore pėr fat tė keq tregon njė konflikt mes lidhjes sė shpimit tė membranės me komplikacionet post-operative. Nga njėra anė shumė studime flasin pėr njė lidhje reale mes shpimit dhe infeksionit akut tė sinusit tė nofullės ose tė implantit, ndėrsa pėr disa studime tė tjera kjo lidhje nuk ekziston.
Shpimi i membranės sinusale i trajtuar nė mėnyrė jo tė pėrshtatshme mund tė sjellė nė fakt komplikacione post-operative, si infeksionet akute ose kronike tė sinusit, invazion bakterial, ėnjtje, gjakosje, hapje tė plagės, humbje tė materialit tė vendosur dhe njė ndryshim i funksionit fiziologjik tė sinusit tė nofullės. Thuhet se zhvendosja e biomaterialit tek membrana e sinusit mund tė jetė pėrgjegjėse e sinusitit akut dhe kronik, duke kompromentuar edhe prognozėn e implanteve tė vendosura. Nė tentativėn pėr tė shmangur kėto komplikacione dhe tė tjera pozicionohet zakonisht njė membranė kolagjeni pėrthithės pėr tė riparuar shpimin e membranės sė sinusit. Nė njė punim tė fundit tė publikuar tek Oral surgery Oral medicine, Oral pathology and Oral radiology nė korrik 2015 flitet pikėrisht pėr kėtė. Autorėt kanė kryer njė studim retrospektiv nga 2008 deri nė 2012 pėr 102 raste tė ngritjes sė sinusit tė nofullės.
Protokolli i pėrdorur ishte ai qė vijon mė poshtė:
-Janė kryer tomografi Cone beam para operacionit pėr ēdo rast dhe ėshtė studiuar njė plan trajtimi pėr ēdo pacient nė bazė tė volumit kockor, densitetit dhe cilėsisė.
-Ditėn e ndėrhyrjes pacientėve ju ėshtė dhėnė njė profilaksi antibiotike, domethėnė, amoksicilinė 2g (ose klindamicina 600mg pėr ata qė kanė alergji ndaj penicilinės) 1 orė pėrpara procedurės.
-Ngritja e sinusit tė nofullės nė tė gjitha rastet ėshtė kryer me teknikėn e "dritares" anėsore.
-Nė rastet kur verifikohet njė shpim i membranės nė rrjedhėn e procedurės, kjo ėshtė riparuar gjatė ndėrhyrjes, duke vėnė njė membranė kolagjeni qė ėshtė e disponueshme nė treg (Collatape, Zimmer Dental, Carlsbad, CA) . ProOsteon (Interpore Croce, Irvine, CA), Mastergraft (Medtronic Sofamor Danek, Memphis, TN), ose Bio-Oss (Geistlich Pharma North America Inc., Princeton, NJ), me kockėn homologe. Sasia e materialit tė vendosur varet nga nivelet e kockave dhe nga variantet anatomike tė sinusit. Me materialin e vendosur, bordura e krijuar rrotullohet nė pozicion dhe qepjet aplikohen pėr tė mbajtur mbylljen kryesore tė indeve tė buta.
-Pra janė programuar takime tė ndryshme pėr kontroll nga 6 deri nė 12 ditė pas ēdo procedure, me takime tė vazhdueshme nga 2 deri nė 10 muajt qė pasojnė.
Rezultatet kanė qėnė si nė vijim: shpimi i membranės sinusale ėshtė verifikuar nė 64 raste (59,8%) nga 107. Shpimet janė ndarė nė bazė tė pėrmasave, duke marrė 58 (90,6%) shpime me diametėr mė tė vogėl se 5 mm dhe 6 (9,4%) me diametėr mė tė madh se 5mm. Ka patur 6 raste (5,6%) ku ėshtė regjistruar sinusiti post-operativ. Nga kėto, 3 sinusite janė verifikuar nė rastet pa shpime, 2 me shpime me diametėr mė tė vogėl se 5mm dhe 1 me njė shpim me diametėr mė tė madh se 5mm. Analiza statistikore e kėtij studimi retrospektiv nuk ka treguar ndonjė rritje tė konsiderueshme tė pėrqindjes sė komplikacioneve post-operative kur krahasohen rastet pa shpim dhe rastet me shpim (P= .61).
Edhe pse disa mjekė e konsiderojnė shpimin e membranės sinusale njė komplikacion tė rėndė intra-operative gjatė ndėrhyrjeve tė ngritjes sė sinusit tė nofullės, ky studim ka treguar se kurdo qė shpimi riparohet menjėherė gjatė njė ndėrhyrjeje dhe nė mėnyrė tė pėrshtatshme, prania dhe pėrmasat e vetė shpimit nuk rrit rrezikun e komplikacioneve post-operative, si infeksioni.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33

Bibliografia:
- C.E. Misch: The maxillary sinus lift and sinus graft surgery. Contemporary Implant Dentistry, CV Mosby, St. Louis, MO (1999), pp. 469-495
- M.A. Pikos: Maxillary sinus membrane repair: update on technique for large and complete perforations. Implant Dent, 17 (2008), pp. 24-31
- B. . Shlomi, I. Horowitz, A. Kahn, A. Dobriyan, G. Chaushu: The effect of sinus membrane perforation and repair with Lambone on the outcome of the maxillary sinus floor augmentation: a radiographic assessment. Int J Oral Maxillofac Implants, 19 (2004), pp. 559-562

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 89 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D