Programimi ortodontik-para kirurgjik

Kirurgji orale | 27 Gusht 2015 |

Programimi ortodontik-para kirurgjik

Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė paraqesė rezultatet e protokollit me modele tė termo-stampuara tė zbatuara tek Reparti i Ortognatodoncisė tė Departamentit tė Shkencave Kirurgjike, Rekonstruktive dhe Diagnostikimeve tė Universitetit tė Milanos.

C. Maspero, G. Galbiati, L. Giannini, G. Farronato


Objektiva. Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė paraqesė rezultatet e protokollit me modele tė termo-stampuara tė zbatuara tek Reparti i Ortognatodoncisė tė Departamentit tė Shkencave Kirurgjike, Rekonstruktive dhe Diagnostikimeve tė Universitetit tė Milanos.

Materiale dhe metoda. Tek ky studim janė marrė nė konsideratė 15 pacientė nė trajtimin ortodontik-kirurgjik. Zhvendosjet e dhėmbit qė duhet tė kryhen nė fazėn para kirurgjike janė simuluar nė laborator dhe nė bazė tė set-up ortodontik janė kryer maskat e termo-stampuara me mbulesė okluzale qė kanė shėrbyer si udhėrrėfyes pė ortodontin gjatė fazės para kirurgjike tė ortodoncisė. Pėr ēdo pacient ėshtė shtuar njė diagnozė tridimensionale e raporteve skeletike dhe okluzale, duke ndjekur faza tė ndryshme tė programimit ortodontik-para kirurgjik tė protokollit tė ilustruar. Pėr secilin ėshtė programuar pėrgatitja ortodontike- para kirurgjike, qė nė fund tė merret njė pozicionim tridimensional e elementėve dentar ngjitur me bazėn kockore pėrkatėse, nė njė raport harmonik me pozicionimin e ardhshėm hapsinor qė duhet tė marrė kirurgjikisht.

Rezultate. Veēanėrisht e rėndėsishme, mes fazave tė ndryshme tė protokollit ėshtė pėrdorimi i modeleve tė termo-stampuara tė pėrbėra mbi bazėn e njė modeli tek i cili ėshtė kryer set-up ortodontik. Mjeku mund tė vlerėsojė nė ēdo takim pėrshtatjen e njė modeli nė gojėn e personit. Pra mund tė vendoset sasia e zhvendosjeve tė dhėmbėve qė duhen kryer, duke shmangur pėrsėritjen e mė shumė herėve tė rekordeve (zbulimin e gjurmėve) pėr vlerėsimin e arritjes sė objektivave tė fazės sė ortodoncisė para kirurgjike dhe duke parandaluar fenomene tė padėshiruar si lėvizja e dhėmbėve. Objektivat e fazės para kirurgjike konsiderohen se janė arritur kur modelet pėrshtaten plotėsisht; nė kėtė pikė pacienti mund tė konsiderohet se ėshtė gati pėr ndėrhyrjen.

Pėrfundime. Protokolli i pėrshkruar lejon tė arrihet njė programim ortodontik-kirurgjik mjaft i saktė dhe si pasojė tė optimizojė fazat e ndryshme tė trajtimit me avantazhe tė rėndėsishme nė fushėn klinike. Nė planifikimin e njė trajtimi ortodontik-kirurgjik vėmendje e veēantė duhet t'i rezervohet fazės sė programimit. Sidomos, natyrisht ėshtė thelbėsore njė diagnozė e saktė.

Artikullin origjinal e gjeni kėtu.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 84 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D