Qasje mini invazive nė lezionin mandibular

Kirurgji orale | 20 Qershor 2015 |

Qasje mini invazive nė lezionin mandibular

Trajtimi kirurgjikal i lezioneve tė nofullės me kontakt tė ngushtė me strukturat anatomike rrit nė mėnyrė tė konsiderueshme rrezikun e pasojave post-operatore pėr mos-aftėsimin e pacientit.

T. Ghedini, J. Motta Jones


Trajtimi kirurgjikal i lezioneve tė nofullės me kontakt tė ngushtė me strukturat anatomike rrit nė mėnyrė tė konsiderueshme rrezikun e pasojave post-operatore pėr mos-aftėsimin e pacientit.
Pėrdorimi i teknologjisė piezoelektrike, si nė kėtė rast, lejon kryerjen e njė kirurgjie jo vetėm mė tė thjeshtė dhe brenda mundėsive tė kirurgėve mė me pak pėrvojė, por edhe pėr tė kufizuar komplikimet e mundshme intra dhe post - operative.
Pacientja, 73 vjeē, paraqitet nė Institutin tonė pėr njė vizitė tė thjeshtė kontrolli. Objektivi i ekzaminimit intra-oral evidenton njė periodontit kronik tek i rrituri, tek elementėt shtyllė tė protezės, e pohuar nga studimi i OPT.


Hetimi pėrveē kėsaj vė nė dukje njė lezion radio-transparent apikal tė elementit 44 tashmė i trajtuar mė parė nė mėnyrė endodontike.

Dyshimi diagnostikues ėshtė kisti i rrėnjės me origjinė odontogjene. Duke pasur parasysh elementin e kompromentuar periodontal zgjidhet jo pėr t'u trajtuar sėrish por pėr heqjen e tij me lezionin e lidhur duke mbajtur protezėn fikse ekzistuese. Pėrshkruhet njė tomografi e kompjuterizuar nė mėnyrė qė tė mund tė vėrehen kufijtė e lezionit nė tre dimensione dhe tė hetohen raportet me nervin alveolar inferior.

Pacientja ėshtė nė trajtim pėr osteoporozėn prej 10 vitesh me acid alendronik pėr os i marrė njė herė nė javė. Nė tentativėn pėr tė parandaluar pasoja tė mundshme infektive post-operatore, me rrezikun e zhvillimit tė osteonekrozės nga biofosfonati, vendoset pėr njė terapi antibiotike qė do fillohet tre ditė pėrpara ndėrhyrjes (Amoksicilinė + Ac. Klavulanik 1 gr, 1 cpr ēdo 12 orė) dhe do tė vazhdohet deri sa tė shėrohen indet e buta.
Ndėrhyrja kryhet nė gjendje vetėdije. Pas anestezisė lokale (2 turbofiale tė Artikaina hidrokloride 40 mg/ml, solucion pėr injeksion me adrenalinė 1:100.000)  kryhet njė prerje intrasulculare me njė heqje mesatare tė elementit 43 dhe nė skaj tė elementit 45 e gdhendur nga tehu 15C. Mė pas ngrihet njė bordurė mukofijore e mėmbranės sė rrethon kockat duke izoluar emergjencėn e nervit alveolar inferior.

Ostektomia (prerja kirurgjike e kockės) qė lejon futjen kryhet me anė tė instrumenteve untrasonike nėpėrmjet  futjeve tė diamantanteve nė mėnyrė qė tė ndalohen dėmtime tė mundshme tė strukturave ngjitur.

Mė pas vijohet me qepjen nė nivel tė rrėnjė duke mbajtur kurorėn nė brendėsi tė strukturės sė protezės. Nė fund tė mbajtjes sė pikės sė kockės vestibulare kryhet njė qepje tjetėr vertikale. Nė tė njėjtėn kohė nėpėrmjet lugėve Lucas procedohet me copėtimin e lezionit nė kontekstin e tij kockor dhe mė nė fund hiqet rrėnja e mbetur.

Mund tė vihet re, kur tė zbulohet lezioni, raporti i tij i ngushtė me pjesėn ku pėrthyhet nervi inferior alveolar.

Mė pas kryhet njė rishikim i kujdesshėm nėpėrmjet pajisjeve ultrasonike qė futen tek ngritja e gjirit alveolar.

Vihet njė kunj kolagjeni nė gropėzėn e mbetur dhe qė ėshtė qepur nėpėrmjet perit tek Ethilon 5-0 nė mėnyrė qė tė mbahet njė mbyllje duke i kushtuar vėmendjen kryesore dhe njė hemostazė e saktė.

Nė fund pėrshkruhen Naproksen sodiumi 550 mg (1 cpr 2 herė nė ditė pėr tre ditė me stomakun e mbushur) dhe shpėlarje tė gojės me Kloreksidinė 0,2% (1 shpėlarje e pastėr ēdo 12 orė pas larjes sė dhėmbėve pėr 10 ditė duke filluar nga mėngjesi i ditės sė nesėrme pas ndėrhyrjes). Pasi hiqen pejtė shėrimi ėshtė sipas normave.
Ekzaminimi histopatologjik pohon dyshimin klinik tė kistit tė rrėnjės. Nė kontrollet pasuese me 3 javė dhe me 3 muaj dallohet njė shėrim mė i mirė klinik dhe radiografik pa ndonjė shenjė ndryshimi tė ndjeshmėrisė sė nervit alveolar inferior.

Pėrktheu: Valbona Spahia
Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 110 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D