Realizimi i maskave pėr zbardhjen e dhėmbėve nė shtėpi: teknika MO.BI.


|

Instrumente dhe Materiale | 25 Maj 2015 |

Realizimi i maskave pėr zbardhjen e dhėmbėve nė shtėpi: teknika MO.BI.

Pėr zbardhjen e dhėmbėve nė kushtet e shtėpisė pacienti e kryen trajtimin nė shtėpinė e tij, nėn kontrollin e stomatologut, duke vendosur maska me pėrmbajtje xheli zbardhues.



Artikulli ėshtė njė punim i E.Cogo, P.Sibilla, R. Turrini, F. Marcuzzi, G. Calura dhe ėshtė publikuar nė revistėn "Dental Cadmos", numri i nėntė i vitit 2013. Punimi origjinal tek ky link. Nė foton nė krah dott. Enrico Cogo.
Pėr zbardhjen e dhėmbėve nė kushtet e shtėpisė pacienti e kryen trajtimin nė shtėpinė e tij, nėn kontrollin e stomatologut, duke vendosur maska me pėrmbajtje xheli zbardhues. Objektivi i kėsaj pune, nė tė cilėn do tė paraqesim njė sintezė tė shkurtėr, ėshtė qė tė pėrshkruajmė njė teknikė tė re tė realizimit tė maskave.
Maskat kanė funksionin qė tė pėrmbajnė sasinė e duhur tė xhelit dhe tė shmangin kontaktin e tė njėjtit xhel zbardhues me indet e gingivave. Autorėt kanė realizuar njė teknikė pėr realizimin e maskave, e cila ėshtė quajtur MO.BI [shkurtimi i MOdello BIsellato(Model i prerė)], qė parashikon njė prerje tė veēantė tė modelit nė shkumės dhe tė lejojė pra njė ngjitje perfekte tek indet dentale tė pacientit, pa rrezikuar daljen e xhelit zbardhues tek gingivat. Teknika e shoqėruar nga pėrdorimi i disqeve tė materialit dhe trashėsit tė pėrshtatshėm, lejon pėrftimin e maskave shumė preēize. Eksperienca e pėrditshme ka treguar qė cilėsia dhe saktėsia e maskave janė themelore pėr tė arrirė njė rezultat tė mirė estetik dhe mbi tė gjitha konfortin maksimal pėr pacientin.

Pėrshkrimi i teknikės:
Teknika MO.BI. ndryshon nga mėnyra me tė cilėn janė pregatitur deri mė tani maskat kryesisht pėr nga mėnyra e pėrgatitjes sė modelit nė shkumės.
Pėrpara se tė zhvillohej kjo teknikė, maskat stampoheshin nė modele nė shkumės tė cilėt nuk i nėnshtroheshin ndonjė pėrgatitjes. Modelet ndaheshin nė katrorė thjesht sipas mėnyrės qė ndahen nė studio dhe pastaj viheshin tek termostampuesja. Duke vepruar kėshtu, disku i nxehur nė acetat do tė riprodhonte me siguri morfologjinė e modelit por nuk garantonte njė ngjitje tė mirė nė nivelin e gingivave, pavarėsisht forcės sė vakumit qė ushtronte termostampuesja dhe pavarėsisht lartėsisė sė bazės sė shkumėsit. Ajo qė e bėnte tė pamundur njė ngjitje tė mirė ishte mungesa e njė ndryshimi nė kėndin mes zonės qė duhej ngjitur dhe pjesės tjetėr tė gingivave. Vetėm duke krijuar njė plan tjetėr animi ( me prerje) bėhet e mundur njė pėrshtatje mė e mirė e diskut tė nxehtė tek modeli.

Prerja e modeleve nė shkumės:
Me njė laps tė mprehur mirė, vizatohet njė vijė e hollė rreth 1 mm nga qafa e dhėmbit. Kėshtu shenja e krijuar do tė shėrbejė si njė udhėzues pėr prerjen. Duke pėrdorur njė frezė me top laboratori, realizohet njė sipėrfaqe konkave pėrgjatė vijės sė vizatuar. Mė pas shkumėsi do tė hiqet nga sipėrfaqja konkave e prodhuar duke i dhėnė njė formė konike modelit dhe duke krijuar njė kėnd rreth 30°. Do tė pėrftohet mė pas njė kėnd negativ nė lidhje me diferencėn vestibulare tė dhėmbėve dhe mbylljes mes kurorės sė dhėmbit dhe gingivės.

Realizimi i rezervuarėve:
Pas pėrgatitjes sė modelit kalohet nė krijimin e rezervuarėve qė do tė vendosen tek faqet vestibulave tė tė gjithė elementėve qė janė pėr tu zbardhur, tek tė cilėt do tė vendoset xheli zbardhues. Materiali i pėrdorur si ndarės nuk duhet tė deformohet nė temperaturėn qė punon termostampuesja. Prandaj pėrdoret njė rrėshirė fotopolimerizuese e lėngshme. Rezervuarėt duhen tė hapen nė mėnyrė horizontale mbi tė gjithė pjesėn e dhėmbit dhe vertikalisht nga diferenca incizale deri nė 1mm nga diferenca e qafės sė dhėmbit dhe duhet tė ketė njė trashėsi jo mė shumė se 1,5mm. do tė krijohet kėshtu njė zonė mbylljeje e pėrcaktuar mirė ndėrmjet dhėmbit dhe maskės, duke pėrftuar njė ngjitje mė tė mirė. Kjo do tė garantojė njė qėndrueshmėri mė tė gjatė tė xhelit tek sipėrfaqet qė do tė zbardhen. Faza tjetėr ėshtė ajo e polimerizimit tė rezervuarėve, nėpėrmjet furrave tė posaēme fotopolimerizuese.

Stampimi i maskave tek modelet e shkumėsit:
Pasi izolohet modeli me njė material me bazė algash, kalon nė termostampimin e diskut qė duhet tė jetė me material qė duron shumė (PVC ose lloj tjetėr) dhe tė ketė njė trashėsi prej 1mm. Stampimi duhet tė ndjek nė mėnyrė tė prerė instruksionet e ndėrmarrjes qė prodhon diskun, nė mėnyrė tė veēantė pėrsa i pėrket temperaturės qė ushtruar, kohės sė ngrohjes, presionit pozitiv/negativ dhe kohės sė ftohjes. Pėr ta bėrė kėtė pėrdoren makineri tė posaēme termostampuese.

Pėrfundimi i maskave:
Disku i stampuar qė pėrmban modelin formohet rreth tij, nė mėnyrė qė tė eliminohet teprica me ndihmėn e njė freze prerėse ose njė bisturie elektrike. Pastaj, me njė frezė me ēarje tė hollė prehet pjesa pėrkatėse e shkumėsit duke ndjekur linjėn qė formon kėndi i prerjes. E liruar plotėsisht nga modeli, maska pėrfundohet tek detajet proksimale, gjithmonė me freza me ēarje. Anėt mė tė mprehta eliminohen me njė gomė tė butė tė montuar tek njė dorezė laboratori me shpejtėsi tė ulėt, duke i kushtuar shumė vėmendje pėr tė mos ndryshuar formėn dhe saktėsinė e maskės. Nė fund, e njėjta sterilizohet nė tė ftohtė dhe i dorėzohet stomatologut.
Nė galerinė fotografike mė poshtė janė tė gjitha hapat e ndjekura.

Pėrktheu: Valbona Spahia
 





Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 114 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D