Ozonoterapia nė reduktimin e edemės pas ndėrhyrjeve tė vogla tė kirurgjisė orale: Studim klinik i rastėsishėm


|

Kirurgji orale | 13 Maj 2015 |

Ozonoterapia nė reduktimin e edemės pas ndėrhyrjeve tė vogla tė kirurgjisė orale: Studim klinik i rastėsishėm

Nė ditėt pasuese tė njė ndėrhyrjeje tė vogėl kirurgjike mund tė shfaqen shqetėsime si pėr shembull edema, gjakosje, dhembje, komplikime infektive ose shqetėsime tė tjera nė gjendje pėr tė kompromentuar funksionin pėrtypės dhe fonator, por edhe buzėqeshjen dhe aspektin estetik...


M. Ricci*, A.M. Genovesi, U. Covani


Instituti Stomatologjik Tirreno, Qendra e Stomatologjisė tė Spitalit tė vetėm tė Versilias (Lido di Camaiore, LU)
Pėrmbledhje:

Objektiva: Tė vlerėsohet efikasiteti i trajtimit tė ozonoterapisė pėrkundrejt edemės pas ndėrhyrjeve kirurgjikale tė vogla .

Materiale dhe Metoda: 30 pacientėve, tė zgjedhur rastėsisht 1:1 nė njė grup trajtimi (N=15) me ozon nė gjendje tė gaztė pas ndėrhyrjes dhe njė grupi kontrolli (N=15) qė nuk trajtohen, i janė marrė gjurmėt e gishtave para trajtimit (bazė), menjėherė mė pas (t 0 ) dhe 3 ditė mė pas (t 3). Tek modelet pėrkatėse ėshtė matur distanca ndėrmjet segmentit qė bashkon gropėn dentare (apo diferencėn incizale) tė dhėmbėve ngjitur dhe tė pikės mė vestibulare tė zonės sė pėrfshirė.

Rezultate: Edema zvogėlohet nė mėnyrė tė konsiderueshme nga ozoni nė t3 por sidomos nė t0.
Pėrfundime: Presupozohet qė ozoni tė zvogėlojė rritjen e volumit tė gjakut nė enėt e gjakut dhe pėrshkueshmėrinė e enėve tė gjakut tė lidhur me edemėn dhe rrit pėrqendrimin e oksigjenit nė zonėn e interesuar dhe pėrhapjen e saj nė inde.

1. Hyrje
Menjėherė nė ditėt pasuese tė njė ndėrhyrjeje tė vogėl kirurgjike mund tė shfaqen shqetėsime si pėr shembull edema, gjakosje, dhembje, komplikime infektive ose shqetėsime tė tjera nė gjendje pėr tė kompromentuar funksionin pėrtypės dhe fonator, por edhe buzėqeshjen dhe aspektin estetik, nga momenti qė kanė tė bėjnė me fytyrėn. Kėto shqetėsime mund tė kenė edhe implikime negative nė jetėn e pėrditshme tė pacientit -  pėr shembull vonojnė rikthimin e tij nė jetėn e mėparshme nė punė, nė aktivitetin sportiv dhe social - dhe ndikim nė nivel qoftė fizik qoftė psikologjik dhe komunikues. Nga ana tjetėr njė sjellje shpesh e favorshme e pacientit pėrball kėsaj lloj kirurgjie, zakonisht pak e dhimbshme dhe qė kryhet nė qendra ambulatore, e bėn akoma mė tė domosdoshėm njė shėrim tė shpejtė qė lejon vetė pacientin tė kthehet me shpejtėsi nė jetėn e tij normale, sipas pritshmėrisė sė tij. Njė nga shqetėsimet qė shpesh paraqiten pas njė ndėrhyrjeje kirurgjike orale tė vogėl  ėshtė edema, qė do tė thotė njė fryrje e indeve tė prekur [1]. Indi qė preket nga ndėrhyrja nė fakt shkakton si reaksion mbrojtjeje pėrkundrejt dėmit tė pėsuar, njė rėnie komplekse tė ndėrmjetėsuesve biokimikė, kėto tė fundit lėshojnė si pėrgjigje inflamacionet. Kėto tė fundit paraqiten me simptomat e mėposhtme: skuqje, fryrje, nxehtėsi, dhembje dhe humbje tė funksionit (rubor, tumor, calor, dolor e functio laesa). Aktiviteti vaskular, nė rast ndėrhyrjeje, modifikohet nė lidhje me fiziologjinė e tij normale duke kėrkuar tė zvogėlojė efektin e vetė ndėrhyrjes dhe tė rivendosė situatėn indore tė mėparshme. Rritja e kalibrit tė enėve tė gjakut dhe rritja e pėrshkueshmėrisė vaskulare nė zonėn qė na intereson shkaktojnė njė dalje tė madhe tė disa pėrbėrėsve plasmatikė, siē janė leukocitet,  nga shtrati vaskular pėr tė depėrtuar nė indin pėrreth. Si pasojė, shikohet formimi i njė edeme qė paraqitet si njė ėnjtje lokale dhe qė duke ushtruar njė presion nė indet pėrreth, kontribuon nė ndjesinė qė percepton individi. Nė disa raste edema mund tė jetė aq e rėndėsishme sa tė ndalojė oksigjenin, qė pėrhap kryesisht njė shkallė pėrqendrimi, qė tė arrij indin mė nė brendėsi. Nė njė situatė ekstreme, kjo mund tė ēojė nė nekrozė tė indit tė prekur [2].

Shkarko versionin e plotė nė PDF

Pėrktheu: Valbona Spahia




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 118 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D