Hipnoza nė menaxhimin e dhimbjes akute dentare/maksilofaciale

Kirurgji orale | 15 Korrik 2022 |

Hipnoza nė menaxhimin e dhimbjes akute dentare/maksilofaciale

Nga Lara Figini


Menaxhimi i dhimbjes akute nė stomatologji shpesh nuk ėshtė i lehtė, veēanėrisht kur kemi tė bėjmė me trajtime kirurgjikale dhe implantare, ku ndonjėherė anestezia tradicionale nuk ėshtė e mjaftueshme ose nuk mund tė aplikohet.

Nė fakt, kundėrindikimet ndaj anestezisė lokale nuk janė tė rralla, si nė rastet e pacientėve alergjikė ose reaksionet e intolerancės ndaj konservuesve, tė cilėt e bėjnė tė pamundur aplikimin e anestezisė.

Prandaj, nevojiten alternativa ndaj anestezisė tradicionale pėr tė qenė nė gjendje tė trajtohen pacientė tė tillė me pak ose aspak dhimbje. Ndėr kėto atlerantiva spikat hipnoza, e cila mund tė pėrdoret relativisht lehtė nga njė profesionist i kualifikuar.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė rishikim sistematik tė kohėve tė fundit, i cili do tė publikohet nė Journal of Dentistry nė gusht 2022, autorėt kanė vlerėsuar sistematikisht efektet e hipnozės nė lehtėsimin e dhimbjes akute dentare/maksilofaciale.

Nė rishikim u morėn parasysh: studimet e kontrolluara me pėrzgjedhje rastėsore, studimet e grupeve, provat klinike tė kontrolluara, studimet ndėrseksionale nėpėrmjet udhėzimeve tė PRISMA-s, tė gjurmuara pėrmes pesė bazave tė tė dhėnave elektronike tė mėposhtme: Cochrane, Embase, MEDLINE nėpėrmjet PubMed, LILACS dhe Scopus, tė botuara nė periudhėn 1989-2021.

Vlerėsimi i cilėsisė sė studimit u krye nėpėrmjet NIH.

Rezultatet

Nė shqyrtimin pėrfundimtar u pėrfshinė 27 artikuj dhe u krye edhe njė metaanalizė.

Nga 27 studime, 14 prej tyre u vlerėsuan si "tė mirė" dhe 13 tė tjerėt si "diskretė". Asnjė nga studimet nuk u vlerėsua si "i dobėt".

Nga tė dhėnat u konstatua se hipnoza mund tė zvogėlojė dhimbjet intraoperative dhe postoperative, dhe pėr rrjedhojė edhe pėrdorimin e analgjezikėve gjatė procedurave dentare.

Janė publikuar pesė studime mbi ekstraktimin e dhėmbėve nėn hipnozė, pesė prej tė cilave zgjodhėn hipnozėn si mbėshtetje pėr anestezinė lokale dhe vetėm dy pėrdorėn hipnozėn nė mėnyrė ekskluzive pėr tė eliminuar dhimbjen.

Nė rastet e pėrdorimit ekskluziv tė hipnozės pėr nxjerrjen e dhėmbit tė pjekurisė, pacientėt kishin dukshėm mė pak dhimbje gjatė dhe pas operacionit dhe marrja e qetėsuesve ishte dukshėm mė e vogėl krahasuar me grupin e kontrollit.

Nė rastet kur hipnoza ishte e kombinuar me anestezi lokale, tre nga pesė studime gjetėn njė ulje tė ndjeshme tė dhimbjes me hipnozė tė mėtejshme.

Pėrsa i pėrket konsumit tė qetėsuesve, njė reduktim i ndjeshėm u vu re nė katėr nga pesė studime.

Hipnotizueshmėria e pjesėmarrėsve nė studim u testua nė 11 nga 27 studimet. Subjektet u ndanė nė grupe me hipnotizueshmėri tė ulėt dhe tė lartė, dhe subjektet me hipnotizueshmėri tė lartė nė pėrgjithėsi reaguan mė mirė ndaj hipnozės.

Teknika tė ndryshme hipnoze u morėn nė konsideratė nė studime tė ndryshme, tė pėrdorura pėr tė lehtėsuar dhimbjen dhe pėr tė arritur relaksin.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e kėtij rishikimi, tė cilat duhet tė konfirmohen nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė konkludohet se, megjithėse deri tani ka vetėm njė numėr tė vogėl studimesh mbi kėtė temė, tė dhėnat ekzistuese konfirmojnė se hipnoza mund tė lehtėsojė dhimbjet akute dentare/maksilofaciale.

Implikimet klinike

Hipnoza ofron njė alternativė tė mundshme ndaj qetėsuesve tė dhimbjes konvencionale pėr dhimbjet akute tė dhėmbėve dhe dhimbjet maksilofaciale, veēanėrisht nė rastin e alergjive ose kundėrindikacioneve ndaj farmakologjisė dhe anestezisė tradicionale.

Pėr mė shumė informacion:
Anuschka Erin Merz, Guglielmo Campus, Randi Abrahamsen, Thomas Gerhard Wolf. Hypnosis on acute dental and maxillofacial pain relief: a systematic review and meta-analysis. J Dent 2022;123:104184.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D