Pse pastat e dhėmbėve me pėrqendrim tė ulėt fluori dhe pH acid konsiderohen mė efikase?

Instrumente dhe Materiale | 11 Janar 2022 |

Pse pastat e dhėmbėve me pėrqendrim tė ulėt fluori dhe pH acid konsiderohen mė efikase?


Pastat e dhėmbėve me fluor, nėse pėrmbajnė 1000 mg F/g apo mė shumė dhe nėse pėrdoren nga fėmijėt nė moshė mė tė vogėl se 6 vjeē, konsiderohen nga shumė autorė nė literaturė si njė faktor risku pėr zhvillimin e fluorozės dentare.

Studime in vitro kanė treguar njė efikasitet mė tė lartė tė pastave tė dhėmbėve me fluor me pH acid. Kėto studime kanė provuar se formimi i kariesit nė individė qė pėrdornin nė mėnyrė konstante pastė dhėmbėsh LFD (550 mg F/g) me pH 4,5 ishte i ngjashėm me atė tė vėnė re nė individė qė pėrdornin pastė dhėmbėsh me formulime neutrale qė pėrmbanin 1.100 ppm F.

Nė njė studim tė publikuar nė Clinical Oral Investigation ėshtė vėnė re se larja e dhėmbėve me pastė dhėmbėsh me pėrqendrim tė ulėt tė fluorit me pH acid shton pėrqendrimin e fluorit nė biofilmin fluid krahasuar me pastat e dhėmbėve me formulime neutrale dhe kėshtu mund tė kontribuojė nė efektin antikaries qė rezulton tė jetė mė i lartė pėr formulimet LFD acide.

Autorėt e kėtij studimi morėn nė shqyrtim 22 vullnetarė tė ndarė nė mėnyrė tė rastėsishme nė disa grupe:

- Grupi i kontrollit A nė tė cilin larja e dhėmbėve parashikonte pėrdorimin e njė paste dhėmbėsh qė pėrmbante 0 fluor (placebo) nė pH 4,5
- Grupi i kontrollit B nė tė cilin larja e dhėmbėve parashikonte pėrdorimin e njė paste dhėmbėsh qė pėrmbante 0 fluor (placebo) nė Ph 7
- Grupi 1 nė tė cilin larja e dhėmbėve parashikonte pėrdorimin e njė paste dhėmbėsh qė pėrmbante 550 fluor (LFD, pastė dhėmbėsh me sasi tė ulėt tė fluorit) nė pH 4,5
- Grupi 2 nė tė cilin larja e dhėmbėve parashikonte pėrdorimin e pastės sė dhėmbėve qė pėrmbante 550 fluor (LFD, pastė dhėmbėsh me nivel tė ulėt tė fluorit) nė Ph 7
- Grupi 3 nė tė cilin larja e dhėmbėve parashikonte pėrdorimin e njė paste dhėmbėsh qė pėrmban 1100 ppmf (CD, pastė dhėmbėsh konvencionale) me pH 4,5
- Grupi 4 nė te cilin larja e dhėmbėve parashikon pėrdorimin e njė paste dhėmbėsh qė pėrmbante 1100 ppmf (CD, pastė dhėmbėsh konvencionale) me pH 7.0
Larja e dhėmbėve u krye 3 herė /ditė.

Autorėt mblodhėn kampione tė pėshtymės dhe biofilm pas 7 ditėsh pėrdorimi tė pastave tė dhėmbėve pėrkatėse nga ana e 22 vullnetarėve, 1 orė dhe rreth 12 orė pas larjes sė fundit tė dhėmbėve. Mė pas u analizuan pėrqendrimet e fluorit dhe kalciumit (Ca) nė kampionėt e pėshtymės dhe biofilmit.


Nga rezultatet e kėtij studimi u zbulua se pėrqendrimet e fluorit nė pjesėn fluide tė bioflimit dhe nė tė gjithė biofilmin 1 orė pas larjes sė dhėmbėve me pasta dhėmbėsh LFD me pH acid ishin mė tė larta se ato relative tė hasura pėr pastat e dhėmbėve me pH neutral, edhe pse ndryshimet ishin tė vogla dhe statistikisht jo domethėnėse. PH i pastės sė dhėmbėve duket se nuk kushtėzon pėrqendrimet e fluorit nė pėshtymė.
Asnjė ndryshim nuk u vu re pėr pėrqendrimet e kalciumit.

Rezultatet e kėtij studimi tregojnė se pH i njė paste dhėmbėsh ka njė farė influence nė pėrthithjen e fluorit nga ana e pjesės fluide tė biofilmit, me njė impakt mė tė vogėl apo pa asnjė impakt nė nivelet e fluorit tė tė gjithė biofilmit dhe tė pėshtymės.

 

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D