Dekontaminimi i maskave N95: a ekzistojnė mėnyra vėrtetė efikase?

Instrumente dhe Materiale | 2 Dhjetor 2020 |

Dekontaminimi i maskave N95: a ekzistojnė mėnyra vėrtetė efikase?


Nė njė rishikim tė disponueshėm online nė Journal of Dentistry nė nėntor 2020, autorėt kanė dashur tė hetojnė mėnyrat e ndryshme tė propozuara nga literatura dhe efikasitetin e dekontaminimit tė maskave N95 nga koronavirusi.
Nė kėtė periudhė pandemie nga Covid-19 flitet shumė pėr maskat dhe se cilat prej tyre mund tė jetė mė efikase pėr mbrojtjen nga infektimi. Ndėrmjet maskave tė ndryshme nė treg (kirurgjikale, FFP2, FFP3, etj.) renditen edhe ato N95, specifikisht tė rekomanduara kur kryhen procedura me gjenerim aerosoli.
Kėto maska paraqesin njė puthitje hermetike kur vendosen dhe personi qė e mban nuk thith ajrin pėrreth tė pafiltruar. Ato janė nė gjendje qė tė filtrojnė mė shumė se 95% tė pjesėzave tė ndotura nė ajėr pėr shkak tė njė ngarkese elektrostatike mė tė lartė (qė bllokon pjesėzat) dhe janė shumė tė kėshillueshme pėr tė reduktuar riskun e pėrhapjes sė SARS-CoV-2.
Maskat janė krijuar me qėllim njėpėrdorimėsh dhe nė bazė tė instruksioneve tė prodhuesit, janė tė ndjeshme ndaj nxehtėsisė dhe nuk janė projektuar qė tė sterilizohen, megjithatė pėr shkak tė kostove tė larta tė tyre dhe disponibilitetit tė limituar kėtė periudhė, mund tė pėrshtaten disa metoda qė mund tė klasifikohen nė:
- trajtim kimik;
- trajtim fizik;
- trajtim nėpėrmjet nxehtėsisė sė thatė;
- trajtim nėpėrmjet nxehtėsisė me lagėshti.

Kėto trajtime duhet tė pėrmbushin kriteret specifike si: eliminimi i agjentėve patogjenė tė dėmshėm, dėmtimi minimal i strukturės sė maskės, toksicitet i ulėt dhe kostot.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė rishikim tė disponueshėm online nė Journal of Dentistry nė nėntor 2020, autorėt kanė dashur tė hetojnė metodat e ndryshme tė propozuara nė literaturė dhe efikasitetin e dekontaminimit tė maskave N95 nga koronavirusi (SARS-CoV-2).
Autorėt kanė seleksionuar tė gjitha studimet pėrkatėse nė gjuhė angleze, duke pėrdorur platformat PubMed, Scopus dhe Preprint (bioRxiv dhe medRxiv), sipas njė strategjie kėrkimi tė vendosur mė parė. Ėshtė kryer njė analizė pėrshkrueshme duke marrė nė konsideratė projektimin e studimeve tė pėrfshira.

Rezultate
Nga studimet e pėrfshira nė rishikim ėshtė konstatuar qė peroksidi i hidrogjenit tė vaporizuar dhe rrezatimi ultravjollcė janė strategjitė mė tė cituara dhe mė premtuese. Shtatė studime in vitro kanė demonstruar se peroksidi i hidrogjenit ėshtė efikas si metodė dekontaminimi tė maskave N95 (dhe njė rishikim ka treguar se peroksidi i hidrogjenit tė vaporizuar ka njė potencial tė rėndėsishėm pėr dekontaminimin e maskave N95).
Katėr studime in vitro kanė treguar se ultravjollca C ėshtė efikase si metodė e dekontaminimit pėr N95. Dy studime kanė demonstruar se drita ultravjollcė ėshtė njė nga metodat e dekontaminimit mė premtuese.
Megjithatė, Tommey et al. (2020) kanė evidentuar shqetėsimet mbi pėrdorimin e kėsaj metode pėr shkak tė penetrimit jo tė plotė nė shtresat mė tė thella tė filtrit.
Por mungojnė provat dhe njė konsensus relativ pėr metodėn mė tė mirė tė dekontaminimit pėr maskat N95.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij rishikimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se peroksidi i hidrogjenit tė vaporizuar dhe rrezatimi me ultravjollcė paraqesin standardin aktual pėr dekontaminimin e maskave N95.
Por duhet pasur parasysh se studimet qė lidhen me strategjitė e dekontaminimit tė maskave N95 kundėr SARS-CoV-2 janė tė pakta, prandaj kėto tė dhėna duhen trajtuar me kujdes.

Implikime klinike
Nė kėtė periudhė delikate pėr shkak tė pandemisė nga Covid-19, stomatologu mund tė marrė nė konsideratė peroksidin e hidrogjenit tė vaporizuar dhe rrezatimin ultravjollcė si metoda premtuese pėr dekontaminimin e maskave N95, por me shumė kujdes.

Pėr mė shumė informacione:
Toomey E, Conway Y, Burton C, Smith S, Smalle M et al. Extended use or re-use of single-use surgical masks and filtering facepiece respirators: a rapid evidence review, medRxiv 2020.
Sarkis-Onofre R, do Carmo Borges R, Demarco G, Dotto L, Schwendicke F, Demarco FF. Decontamination of N95 respirators against SARS-CoV-2: a scoping review. J Dentistry. Available online 13 November 2020, 103534. In Press, Journal Pre-proof.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D