Rekomandimet e SHBA pėr radiologjinė nė stomatologji

Instrumente dhe Materiale | 24 Nėntor 2020 |

Rekomandimet e SHBA pėr radiologjinė nė stomatologji

Nga Lara Figini


Diagnostikimi me anė tė imazheve, njė argument shumė i diskutuar nė kėtė periudhė, ėshtė njė pjesė thelbėsore e praktikės klinike stomatologjike. Ēdo profesionist dėshiron qė tė pėrdorė rrezatimin nė mėnyrė tė sigurt dhe efikase.
National Council on Radiation Protection and Measurements (NCRP) nė SHBA ka marrė iniciativėn qė tė vendosė rekomandime pėr mbrojtjen nga rrezatimi dhe pėr sigurinė, duke u endur nga centralet bėrthamore nė imazherinė mjekėsore duke pėrfshirė diagnostikimin pėr imazhet dentare.
Ėshtė pėrpiluar raporti NCRP n. 177, mbi temėn e mbrojtjes nga rrezatimi nė stomatologji dhe imazherinė orale apo maksilo-faciale, qė ėshtė publikuar nė dhjetor 2019, duke u integruar mė pas nė raportin NCRP n. 145 nė 2003.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė koment tė publikuar nė JADA nė tetor 2020, autorėt kanė evidentuar rekomandimet mė tė rėndėsishme pėr praktikėn klinike stomatologjike tė nxjerra nga raporti i ri NCRP n. 177, qė vjen nga zgjerimi i imazherisė dixhitale dhe nga pėrshtatja e shpejtė e imazherisė intraorale tė lėvizshme pėrveē tomografisė sė kompjuterizuar cone-beam (CBCT).
Raporti NCRP n. 177 pėrbėhet nga 62 rekomandime dhe autorėt e kėtij komenti tė publikuar nė JADA kanė pėrmbledhur kryesoret.

  • Imazhet radiografike duhet tė jenė marrė vetėm pasi ėshtė ekzaminuar historia e pacientit, ėshtė kryer njė ekzaminim klinik, janė riekzaminuar imazhet e mėparshme dhe ėshtė vendosur nevoja diagnostikuese pėr imazherinė (Rekomandimi 11). Marrja e imazheve radiografike nė bazė tė njė planifikimi kohor ose nė bazė tė rimbursimit tė sigurimeve nuk ėshtė koherente me praktikėn bashkėkohore. Imazhet radiografike konsiderohen tė nevojshme vetėm pėr t'ju pėrgjigjur njė kėrkese diagnostikuese.
  • Kur ėshtė e nevojshme qė tė merret njė imazh, ėshtė detyrė e profesionistit qė tė pėrdorė teknikat qė e bėjnė dozėn mė tė ulėt tė arritshme nė mėnyrė tė arsyeshme (ALARA). Ndėrmjet teknikave tė kolauduara si ALARA renditet kolimacioni drejtkėndor i imazheve intraorale, qė merret qoftė me aparatura fikse qoftė me aparatura tė lėvizshme, qė duhet tė konsiderohet njė domosdoshmėri sepse redukton dozėn e absorbuar nga pacienti me rreth 50% pėr imazh (Rekomandimi 39).
  • Ėshtė e detyrueshme qė tė mbrohet tiroidja e pacientit kurdo qė interferon me ekzaminimin radiografik (Rekomandimi 19), sidomos te fėmijėt, sepse janė shumė mė tė ndjeshėm ndaj kancerit tė tiroides qė shkaktohet nga rrezatimet krahasuar me adultėt. Edhe pse ėshtė konsideruar e diskutueshme nga disa, pėrparėsja mbrojtėse nuk konsiderohet e nevojshme pėr shkak tė aparaturave dhe teknikave moderne tė imazherisė (si kolimacioni drejtkėndor dhe receptorėt e shpejtė tė imazheve).
  • Aparaturat e lėvizshme tė imazherisė intraorale (njė metodė e shkėlqyer dhe shumė e dobishme pėr tė marrė imazhet nga pacienti nė rastin e kurimit, salla operative kur nuk ka njėsi radiografike fikse apo tė lėvizshme dhe situatave tė tjera kur nuk janė tė disponueshme njėsi radiografike konvencionale tė montuara ose tė lėvizshme) paraqesin disavantazhe tė ndryshme: si p.sh., shtritja e njėsisė dhe receptorit tė imazhit ėshtė e vėshtirė pa njė pajisje drejtuese tė rrezeve, ofron mė shumė mundėsi kontaminimi tė kryqėzuar dhe nėse nuk pėrdoret nė mėnyrė tė pėrshtatshme shton dozėn pėr profesionistin. Prandaj, njėsitė e lėvizshme nuk duhen konsideruar tė zėvendėsueshme me njėsitė fikse qė vendosen nė mur apo nė tavan nė njė klinikė private.
  • Kur janė tė nevojshme informacionet radiografike transversale, imazheria CBCT shpesh ėshtė njė alternativė, me dozė mė tė ulėt, ndaj tomografisė sė kompjuterizuar me multidetektor mjekėsor tradicional (Rekomandimi 52). Nė mėnyrė koherente me principin ALARA, duhet tė merren imazhet CBCT duke pėrdorur fushėn vizive mė tė vogėl dhe faktorėt teknikė mė tė ulėt nė pėrpjestim me fushėn diagnostikuese (Rekomandimi 53). Edhe pse CBCT ėshtė njė mjet i rėndėsishėm nė fushėn stomatologjike, nuk duhet tė pėrdoret si mėnyrė primare pėr prodhimin e bite-wing tė simuluar, panoramike ose imazhet cefalometrike (Rekomandimi 54).
  • I gjithė personeli qė pėrdor CBCT duhet tė jetė udhėzuar nė mėnyrėn e duhur dhe i stėrvitur pėr pėrdorimin e saktė tė pajisjes, veēanėrisht pėrsa i pėrket kritereve tė zgjedhjes dhe protokolleve tė teknikės ALARA pėr studime tė ndryshme tė imazherisė (Rekomandimet 60 dhe 61). Zhvillimi i shpejtė i instrumenteve CBCT tė reja dhe tė pėrmirėsuara kėrkon njė formim tė vazhdueshėm pėr pėrdorimin e saktė tė tyre dhe pėr interpretimin e imazheve tė kėrkuara (Rekomandimi 62).
  • Fėmijėt janė nė risk mė tė madh sesa adultėt pėr shkak tė niveleve mė tė larta tė proliferimit qelizor. Fėmijėt nuk mund tė trajohen si adultė tė vegjėl. Pėrdorimi i kritereve tė selektimit tė pėrshtatshėm dhe teknikave tė espozimit "nė masėn e fėmijėve" ėshtė thelbėsor nė kėtė grup-moshė vulnerabėl (Rekomandimi 21), veēanėrisht me imazherinė CBCT.

Konkluzione
Raporti NCRP n. 177 i ofron stomatologėve rekomandime tė detajuara tė bazuara nė evidencė, njė tekst mbėshtetjeje dhe shtojca tė gjera, me qėllimin qė tė ndihmojė dhe tė ofrojė diagnostikim mė tė mirė pėr imazhet me mbrojtjen maksimale tė pacientėve dhe personelit.
Ky raport trajton edhe fusha tė tjera tė diskutuara specifikisht nė kėtė koment ndėrmjet tė cilave pajisjet mbrojtėse, rolin e ekspertit tė kualifikuar, vlerėsimet e shėrbimeve tė aparaturave, nivelet e referimit diagnostikues, dozat dhe pyetjet e tjera teknike, si edhe konsideratat shtesė nė zonat e imazherisė ekstraorale, tė CBCT-sė, tė garancisė dhe tė kontrollit tė cilėsisė, tė instruksioneve dhe tė formimit, tė administrimit dhe tė rregullimeve. Sigurisht, tė gjithė profesionistėt duhet tė respektojnė normativat ose ligjet e shteteve tė tyre.

Pėr mė shumė informacione:
Lurie AG, Kantor ML. Contemporary radiation protection in dentistry. Recommendations of National Council on Radiation Protection and Measurements Report No. 177. J Am Dent Assoc 2020 Oct;151(10):716-9.e3.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 23 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D