Plazma e pasur me trombocite si zgjidhje pėr osteonekrozėn

Kirurgji orale | 12 Nėntor 2020 |

Plazma e pasur me trombocite si zgjidhje pėr osteonekrozėn

Nga Alessandra Abbà


Bisfosfonatet janė pėrdorur gjerėsisht pėr trajtimin e anomalive tė metabolizmit kockor, pėr shembull tė osteoporozės. Pėrdorimi i tyre i vazhdueshėm ēon nė njė inhibim tė fortė tė aktivitetit tė osteoklasteve dhe prandaj ėshtė i mundur njė efekt anėsor i lidhur me tė qė ėshtė osteonekroza e nofullės (BRONJ).
Kjo gjendje konsiston nė ekspozimin e kockės sė maksilės ose mandibulės dhe mungesėn e shėrimit tė plagės. Verifikimi i BRONJ varet veēanėrisht nga tipi, kohėzgjatja dhe forma e administrimit tė bisfosfonateve. Mėnyra e menaxhimit tė trajtimit tė kėsaj patologjie ėshtė ende njė argument debati nė literaturė dhe nuk ėshtė vendosur ende njė protokoll i parashikueshėm pėr t'u zbatuar nė kėto raste.
Pėr zgjidhjen e BRONJ ėshtė propozuar njė shumėllojshmėri opsionesh tė trajtimit kirurgjikal dhe jo kirurgjikal, pėr shembull debridement i zonės sė prekur sė bashku me aplikimin e produkteve tė gjakut tė pasur me trombocite. Plazma e pasur me trombocite (PRP) dhe fibrina e pasur me trombocite (PRF) janė faktorė tė rritjes autologe qė ndihmojnė shėrimin e shpejtė tė plagėve duke promovuar strukturat vaskulare.
Studimi i tanishėm i publikuar nė Brazilian Oral Research, synon analizimin e pėrdorimit tė plazmės sė pasur me trombocite (PRP) nė pjesėt e ekstraksioneve dentare te minjtė e trajtuar me bisfosfonate duke pėrdorur analizat radiografike, mikroskopike dhe imunohistokimike.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Osteonekroza e nofullės nga bisfosfonatet (BRONJ) ėshtė induktuar nė tridhjetė minj meshkuj nėpėrmjet administrimit tė 0,035 mg/kg tė acidit zoledronik nė rrugė intravenoze pėr 8 javė, tė ndara nė katėr administrime dhe me ekstraksionet pasuese tė incizivėve qendrorė. Kampioni ėshtė ndarė nė dy grupe si nė vijim: G1) rezeksion nė zonėn e prekur nga BRONJ i ndjekur nga aplikimi lokal i PRP; G2) rezeksioni nė zonėn e prekur nga BRONJ por pa pėrdorimin e PRP.
Vlerėsimi ėshtė kryer pas 14, 28 dhe 42 ditėsh.

Rezultate
Janė kryer analizat klinike, mikrotomografike, mikroskopike dhe imunohistokimike (IHC). Analiza histomorfometrike ka treguar njė formim kockor paksa tė madh (rezultat statistikisht i parėndėsishėm) nė grupin qė ka marrė PRP, pėrsa i pėrket strukturės kockore.
Ekzaminimi mikroskopik ka ofruar njė hetim tė detajuar tė procesit tė riparimit qė ka zbuluar njė formim tė rėndėsishėm tė kockės sė re nė krahasim me grupin pa PRP me G1 qė paraqet njė vaskularizim mė tė madh dhe njė shprehje tė VEGF pak mė tė lartė (rezultatet e regjistruara nė ditėt 28 dhe 42). Norma e rimodelimit kockor ka rezultuar nė normėn e parametrave imunohistokimikė, siē tregohet nga ekuilibri nė raportin RANKL: OPG.

Konkluzione
Tė dhėnat e regjistruara nga analizat indikojnė se pėrdorimi i PRP pėrmirėson procesin e zgjidhjes sė BRONJ. Grupi eksperimental (G1) qė ka marrė trajtimin me PRP ka paraqitur njė shėrim kockor mė tė mirė nė krahasim me grupin e kontrollit (G2).

Pėr mė shumė informacione:
Lopes Cardoso C, Curra C, Curi MM, Matsumoto MA, Argentino CD, de Oliveira Braga Franzolin S, Constantino D, Barbosa DN, Ferreira O Jśnior. Treatment of bisphosphonate-related osteonecrosis using platelet-rich plasma: microtomographic, microscopic, and immunohistochemical analyses. Braz Oral Res 2019 Jul 1;33:e050.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 26 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D