Enzima NOS: mjafton pak pėr tė qenė tė lumtur

Kirurgji orale | 29 Tetor 2020 |

Enzima NOS: mjafton pak pėr tė qenė tė lumtur

Cosma Capobianco


Enzima NOS (Nitric Oxide Synthase) dhe format e saj tė ndryshme gjenden nė lloje tė ndryshme qelizore, mes tė cilave osteocitet, odontoblastet, endoteliumi dhe pulpa e dhėmbit, pjesė kėto ku funksionet e saj mbeten ende pėr t'u zbuluar. Njė nga studimet e pakta qė janė tė disponueshme, i zhvilluar te molarėt e tretė, ka treguar qė shprehja dhe vendosja e eNOS dhe iNOS nė pulpėn e shėndetshme tė dhėmbit ndryshojnė nga ato tė pulpės sė sėmurė. eNOS ėshtė e pranishme te qelizat e pulpės sė shėndetshme por rritet nėse kemi tė bėjmė me njė zgjerim tė enėve tė gjakut; ndėrsa iNOS ėshtė i pranishėm vetėm te pulpa e sėmurė dhe te leukocitet.

Tė njėjtėt dhėmbė marrin pjesė edhe nė rimodelimin kockor tė kryer nga forcat ortodontike; nė veēanti, eNOS ėshtė aktive nė depozitimet kockore nė tėrheqjen anėsore ndėrsa iNOS ndėrhyn nė pėrthithjen nė pjesėn e ngjeshur. Pėrsa i pėrket mekanizmit tė gėrryerjes, nė eksperimentin te minjtė janė matur ndryshime tė eNOS (versioni endotelial i enzimės). Oksidi nitrik i prodhuar kontribuon nė rregullimin e mbushjes sė trupave tė zgavrės sė gojės. Kjo molekulė e thjeshtė (njė atom azot dhe njė oksigjen) vepron si "lajmėtare" qelizore dhe ėshtė themelore pėr zhvillimin e shumė proceseve biologjike, mes tė cilave zgjerimi i enėve tė gjakut dhe gėrryerja. Ndaj thuhet se mjafton pak pėr tė qenė tė lumtur!

Proteina C reaktive, TNF-α dhe tė tjera
Vitet e fundit ėshtė parė riprodhimi i kėrkimeve mbi marrėdhėniet mes sėmundjes periodontale dhe patologjive kardiovaskulare por pa arritur ende tė identifikohet hallka e lidhjes. Nė fillim i ishte dhėnė mė shumė rėndėsi mikroorganizmave, ndėrsa nė vijim kanė fituar vendet e ndėrmjetme tė inflamacionit, mes tė cilave proteina C reaktive (CRP) dhe faktori-α i nekrozės tumorale. Kėto dy faktorė janė nė gjendje tė pėrshpejtojnė sėmundjen kardiovaskulare nėpėrmjet mosfunksionimit tė endoteliumit dhe ndryshimit tė sintezės sė acidit nitrik. Qoftė CPR qoftė TNF-α nė fakt, frenojnė shprehjen e enzimės eNOS duke rritur nė tė njėjtėn kohė disponueshmėrinė e enzimės antagoniste. Te minjtė ku u induktua periodontiti, kėto dy ndėrmjetėsues rezultojnė tė dy nė mėnyrė tė konsiderueshme tė rritur te serumi. Edhe bakteret, megjithatė, mund tė futen nė lojė: nė nivel eksperimental, nė fakt, ėshtė vėnė re aftėsia e Porphyromonas gingivalis, njė nga patogjenet periodontale mė tė studiuara, nė dėmtimin drejtpėrdrejt tė qelizave endoteliale dhe frenimin e shprehjes sė eNOS.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 19 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D