Autotransplanti dentar: vlerėsimi i mbijetesės afatgjatė

Kirurgji orale | 13 Gusht 2020 |

Autotransplanti dentar: vlerėsimi i mbijetesės afatgjatė

Nga Lara Figini


Transplanti i njė dhėmbi nga njė pjesė nė tjetrėn te i njėjti pacient, i quajtur autotransplant, paraqet sot njė teknikė tė dokumentuar mirė qė duhet tė konsiderohet si alternativė terapeutike e vlefshme ndaj rehabilitimit implantar ose konvencional.
Variablat qė i pėrkasin kėsaj procedure (pėrveē karakteristikave tė pjesės dhuruese dhe tė dhėmbit qė do transplantohet) janė:
- pjesa pritėse (alveola ekstraktive "e freskėt", alveola ekstraktive "e vonuar" ose alveola artificiale);
- zhvillimi i rrėnjės sė dhėmbit tė transplantuar.

Kėto variabla influencojnė fazat klinike tė procedurės dhe parashikueshmėrisė sė bashku me komplikacionet e mundshme.
Ndėrmjet avantazheve tė teknikės sė autotransplantit janė pėr shembull pėrdorimi i njė "elementi dentar autolog", ruajtja e trofizmit indor, restaurimi estetik dhe funksional i menjėhershėm apo reduktimi i kostove nė lidhje me njė zgjidhje implantare. Edhe pse autotransplanti shpesh kryhet me dhėmbė imaturė, edhe dhėmbėt maturė, me apekse plotėsisht tė formuara mund tė pėrdoren si dhurues.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim italian tė fundit, tė publikuar nė Journal of Dentistry nė maj 2020, autorėt kanė analizuar rastet e autotransplantit tė dhėmbėve maturė tė kryer te 21 pacientė dhe kanė vlerėsuar mbijetesėn dhe normėn e suksesit.
Janė marrė nė konsideratė dhe janė ekzaminuar kartelat klinike tė pacientėve qė i janė nėnshtruar autotransplantit nė njė qendėr tė specializuar nė Rimini (Itali) nga 2005 deri nė 2011.
Janė marrė nė konsideratė vetėm transplantet e molarėve dhurues maturė. Pacientėt janė thėrritur pas njė peirudhe pėr tė vlerėsuar normat e mbijetesės dhe tė suksesit.

Rezultate
Mosha mesatare e pacientėve qė i janė nėnshtruar autotransplantit ka qenė 33,6±7,4. Follow-up mesatar ka qenė 11,9 vite±1,9. Norma e suksesit nė momentin e vizitės sė fundit ka rezultuar tė jetė me 80% dhe mbijetesa me 95% nė rastet e analizuara.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se teknika e autotransplantit ėshtė e besueshme por duhet tė kryhet sipas indikacioneve rigoroze dhe protokolleve veēanėrisht nėse pėrdoren dhėmbė maturė si dhurues.

Implikime klinike
Tė dhėnat e kėtij studimi, duke ju referuar normės sė mbijetesės dhe suksesit pas njė periudhe tė autotransplantit, janė plotėsisht nė pėrputhje me literaturėn mė tė fundit dhe kėtė e konfirmojnė tė dhėnat.

Pėr mė shumė informacione:
Boschini L, Melillo M, Berton F. Long term survival of mature autotransplanted teeth: a retrospective single center analysis. J Dent 2020;98(7):103371.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 10 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D