Sutura nė kirurgjinė orale: krahasimi ndėrmjet katėr materialeve tė ndryshme

Kirurgji orale | 14 Korrik 2020 |

Sutura nė kirurgjinė orale: krahasimi ndėrmjet katėr materialeve tė ndryshme

Nga Lara Figini


Suturat janė pajisja mjekėsore mė e pėrdorur pėr mbylljen e plagėve. Qėllimi kryesor i suturės ėshtė ai i kontrollit tė gjakrrjedhjes menjėherė pas kirurgjisė dhe mbajtja e indit derisa tė mbyllet dhe tė shėrohen indet e buta, duke reduktuar kontaminimin nga trupat e huaj.
Nė kirurgjinė orale bashkėkohore, njė shėrim i mirė primar, i arritur nėpėrmjet pėrdorimit tė suturave tė pėrshtatshme pėrveē njė manipulimi tė pėrshtatshėm intra-operativ tė indeve tė buta, tashmė ėshtė konsideruar absolutisht i detyrueshėm pėr tė arritur rezultate funksionale dhe estetike optimale pėr njė kohė tė gjatė.

Por cila ėshtė sutura mė e mirė?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik, tė publikuar nė Clinical Oral Investigation nė prill 2020, autorėt kanė krahasuar katėr materiale tė ndryshme suture duke hetuar influencėn e shėrimit, nė adezionin mikrobial, nė reagimin e indeve dhe nė parametrat e tjerė klinikė tė rėndėsishėm.
Nė kėtė studim janė marrė nė konsideratė njė total prej 32 pacientėsh qė i janė nėshtruar ekstraksionit kirurgjikal tė katėr molarėve tė tretė. Parametrat klinikė janė vlerėsuar gjatė ndėrhyrjes dhe vizitave tė kontrollit. Cilėsia e shėrimit tė indeve tė buta pėrreth suturave ėshtė vlerėsuar ditėn e tretė dhe tė shtatė pas ndėrhyrjes.
Kolonizimi mikrobial ėshtė ekzaminuar nėpėrmjet qPCR. Ėshtė kryer edhe njė analizė histologjike pėr tė vlerėsuar reagimin inflamator tė indeve pėrreth suturave.

Rezultate
Ėshtė parė njė shėrim i shumė mė i mirė i indeve tė buta pėrreth suturave me monofilament dhe atyre sintetike nė krahasim me suturat multifilament dhe ato natyrale. Shėrimi i indeve tė buta ishte shumė mė i mirė te tė gjitha suturat ditėn e shtatė nė krahasim me ditėn e tretė pas ndėrhyrjes.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se sutura nė polipropilen qė nuk rezorbohet ka karakteristika klinike mė tė mira nė krahasim me tė gjitha suturat e tjera. Pėrreth kėsaj lloj suture ėshtė parė njė shėrim mė i mirė i indeve tė buta dhe njė reagim minimal inflamator.

Implikime klinike
Kirurgu oral duhet tė marrė nė konsideratė qė pėr tė arritur njė shėrim mė tė mirė tė indeve tė buta pas ndėrhyrjeve ėshtė e kėshillueshme qė tė pėrdoret sutura sintetike monofilament sepse redukton riskun e infeksionit post-operativ dhe rezulton mė pak i bezdisshėm pėr pacientėt.

Pėr mė tepėr:
Dragovic M, Pejovic M, Stepic J, Colic S1, Dozic B, Dragovic S, Lazarevic M, Nikolic N, Milasin J, Milicic B. Comparison of four different suture materials in respect to oral wound healing, microbial colonization, tissue reaction and clinical features - Randomized clinical study. Clin Oral Investig 2020 Apr;24(4):1527-41.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 31 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D