Logjistika e instrumenteve pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e shėrbimeve stomatologjike dhe pėr tė reduktuar riskun e infeksioneve

Instrumente dhe Materiale | 22 Qershor 2020 |

Logjistika e instrumenteve pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e shėrbimeve stomatologjike dhe pėr tė reduktuar riskun e infeksioneve

dr. Mikael Zimmerman, DDS, PhD, profesor i asociuar


Barrierat dhe pacientėt e brishtė nė duart e mjekut
Kaviteti oral ėshtė njė organ unik, me njė pėrbėrje komplekse tė grupeve tė ndryshme tė mikroorganizmave, qė inkorporohen nė materialin organik, i cili formon biofilmin mikrobial sidomos nė sipėrfaqet dentare. Nė kavitetin oral gjenden 500-700 specie mikrobiale qė korrespondojnė me 20% tė pothuajse 4000 varianteve tė ndryshme gjenetike tė mikroorganizmave qė mund tė zbulohen me metoda biologjike molekulare. Njė kavitet oral i shėndetshėm kontribuon nė faktin qė flora bakteriale tė mos shkaktojė dėmtime tė rėndėsishme. Sistemi ėshtė nė ekuilibėr dhe mikroorganizma tė ndryshėm jetojnė nė harmoni me mjedisin pėrsa kohė qė ekologjia e kavitetit oral ruhet falė ndėrveprimit tė variablave si faktorėt salivarė, gjendja e mukozave dhe dhėmbėve, dieta, etj. Kur ekologjia ndėrpritet fillojnė patologjitė: kariesi i dhėmbėve permanentė ėshtė infeksioni oportunist mė i zakonshėm nė botė (Kassebaum NJ et al. 2015).
Barrierat biologjike tė trupit nėn lėkurėn e paprekur, mukozat dhe smaltin dentar janė tė brishta dhe formojnė linjėn e parė tė mbrojtjes sė sistemit imunitar. Nė tė gjitha aktivitetet qė pėrfshijnė ose penetrojnė nė barrierat mbrojtėse tė organizmit tonė ėshtė me rėndėsi thelbėsore qė tė ndiqen protokollet e pėrshtatshėm tė higjienės bazė dhe tė kontrollit tė infeksioneve me qėllim qė tė minimizohen risqet e pranisė sė mikroorganizmave tė ndryshėm, duke ndjekur me saktėsi masat e dekontaminimit, pastrimit, dezinfektimit, sterilizimit dhe paketimit tė instrumenteve mjekėsore.

Fantashkenca dhe patologjitė multiple
Kurat stomatologjike zėnė njė hapėsirė nga kontrollet e thjeshta tė shėndetit oral, te profilaksia, rikonstruksionet rastėsore dhe deri te trajtimet invazive tė avancuara. Ėshtė e nevojshme qė tė vlerėsohen risqet e komplikacioneve si edhe gjendja e shėndetit dhe ndjeshmėria ndaj infeksioneve tė pacientit nė momentin e ndėrhyrjes.
Me zgjerimin e pritshmėrive tė jetės shtohet edhe numri i pacientėve me moshė mė tė madhe qė janė tė prekur nga patologjitė multiple dhe janė pra mė tė ndjeshėm ndaj infeksioneve. Prandaj ėshtė bėrė gjithmonė e mė shumė e rėndėsishme qė tė observohet njė higjienė e mirė bazė dhe tė ndiqen rregulla tė sakta pėr kontrollin e infeksioneve.
Zhvillimi i pajisjeve mjekėsore mė tė avancuara lejon sot qė grupet e pacientėve mė tė brishtė t'i nėnshtrohen trajtimeve qė njė dekadė mė parė i kishim konsideruar si fantashkencė. Kjo implikon nevojėn e njė pėrmirėsimi tė vazhdueshėm tė cilėsisė pėr tė monitoruar dhe vlerėsuar proceset dhe rezultatet.

Krijoni diēka "pothuajse sterile"
Praktika e ndėrhyrjeve nė kushte steriliteti nė kavitetin oral, organi mė i pisėt dhe i kontaminuar i trupit, ėshtė nė thelb e pamundur. Personeli mjekėsor nė fakt duhet tė sforcohet qė tė punojė nė mėnyrė kirurgjikale sa mė pastėr tė jetė e mundur nė njė zonė tė kontaminuar (clean contaminated surgery). Kjo nėnkupton qė nuk shtohet asgjė nė zonėn operative as nga mikroflora e pacientit as nga jashtė. Trajtimet endodontike pėr shembull synojnė qė tė krijojnė nėpėrmjet pastrimit mekanik tė njė kanali radikolar tė infektuar me ind pulpar nekrotik, njė mjedis sa mė steril tė jetė e mundur nė tė njėjtin kanal, diēka praktikisht e pamundur nga pikėpamja klinike.
Njė siguri e lartė e pacientit dhe masat e pėrshtatshme tė kontrollit tė higjienės dhe infeksioneve kanė njė qėllim pėr tė parandaluar tė gjitha situatat nė tė cilat duhen pėrdorur antibiotikėt ose barnat e tjera antimikrobiale. Kjo bėhet pėr tė mbajtur zhvillimin e mėtejshėm tė rezistencės ndaj antibiotikėve, kėrkimit global mė tė rėndė pėr zhvillimin tonė dhe mirėqenien nė tė ardhmen.

Higjiena dhe mbrojtja nga infeksionet fillojnė me njė logjistikė tė mirė
Sipas natyrės dhe kryerjes sė shėrbimeve stomatologjike, instrumentet apo artikujt e pėrdorur mund tė sjellin njė risk mė tė madh ose mė tė vogėl tė pėrhapjes sė infeksioneve. Kushti paraprak bazė pėr njė higjienė optimale dhe njė parandalim tė pėrshtatshėm tė infeksioneve nė klinikėn dentare ėshtė logjistika dhe kujdesi pėr instrumentet. Logjistika, pra fluksi i instrumenteve dhe artikujve, presupozon zgjedhjen e njė numri tė paracaktuar tė instrumenteve dhe artikujve bazė nė trajtim, instrumente qė janė mbajtur mirė dhe kanė cilėsi tė lartė, tė gjithė kėta faktorė kyēė edhe pėr ekonominė dhe eficiencėn e klinikės (fig. 1).

Fig. 1 Logjistika bazohet nė nevojėn klinike pėr instrumente dhe artikuj. Me cilėn frekuencė janė tė nevojshėm artikujt sterilė? Cilėt instrumentėdhe materiale konsumi duhen pėr tė menaxhuar trajtimet e emergjencės tė paplanifikuar dhe tė paparashikuar? Ēfarė duhet tė pėrgatitet? Cilat trajtime kryhen me sasinė e materialeve dhe instrumenteve qė janė nė qarkullim nė klinikė?

Nė klinikėn dentare ende ėshtė e zakonshme qė tė ruhen instrumentet nė ēdo sallė ku ka unit dentar me qėllim qė t'i kemi gjithmonė nė dispozicion instrumentet e nevojshėm pėr ēdo trajtim nė ēdo moment dhe tė jemi tė pėrgatitur pėr ēdo tė papritur. Disavantazhi ėshtė qė klinika do tė ketė depo nė tė gjitha sallat ku ka unit dentar plus depos sė pėrgjithshme. Por tė kesh mė shumė depo nėnkupton njė numėr instrumentesh tė tepėrta nė qarkullim, jo sepse janė tė nevojshme por sepse ėshtė e vėshtirė tė kesh njė vizion tė pėrbashkėt. Pas njė sasie tė tepėrt instrumentesh dhe artikujsh nė brendėsi tė sallės sė trajtimit fshihet zakonisht planifikimi i keq i ndėrhyrjeve.

Instrumentet e tepėrt janė kosto nė kohė, para, cilėsi dhe hapėsirė
Njė hap i parė pėr tė pėrmirėsuar logjistikėn ėshtė reduktimi nė minimum i numrit tė artikujve nė brendėsi tė sallave me unit dentar. Kur zonat e magazinimit janė tė shumta ėshtė e vėshtirė qė tė kesh njė vizion tė pėrbashkėt mbi sasinė e artikujve dhe instrumenteve ekzistues. Instrumentet pėrbėjnė njė pjesė tė madhe tė inventarit tė klinikės, implikojnė investime tė konsiderueshme dhe kosto tė vazhdueshme mirėmbajtjeje. Realizimi nė menaxhimin e instrumenteve sjell kursime ekonomike por edhe kohore. Tė kesh shumė instrumente nė kushte jo optimale ndikon negativisht nė cilėsinė e kurave qė ofrohen, tė cilat nuk mund tė kryhen me rezultate tė kėnaqshme dhe nė mėnyrė tė sigurt as pėr pacientėt as pėr personelin (fig. 2).

Fig. 2 Kėrkimi i instrumenteve dhe materialeve jashtė zonės operative indikon njė planifikim tė keq. Tė paktėn njė herė nė vit kėshillohet qė tė rishikohen instrumentet dhe materialet e konsumit qė pėrdoren. Nevoja efektive mund tė vlerėsohet duke regjistruar se cilat instrumente tė paketuara qarkullojnė nė zonėn e sterilizimit pėr njė periudhė kohe tė caktuar (ditė, javė, muaj) dhe cilat instrumente nė setin standard nuk pėrdoren kur tabakaja e instrumenteve duhet tė riprocesohet. Zėvendėsoni dhe hidhni edhe instrumentet e pėrdorura dhe ata qė kanė humbur mprehtėsinė.

Njė logjistikė e mirė lehtėson procesin e punės
Njė sistem tabakash qė funksionon mirė me aksesorė praktikė dhe rutinė higjienike tė mirėpėrcaktuar lehtėson fluksin e materialit nga salla ku ėshtė uniti dentar nė zonėn e sterilizimit e deri nė magazinim. Me njė sistem tė studiuar mirė ėshtė e mundur qė tė menaxhojmė tabakanė, aksesorėt dhe instrumentet si njė njėsi e vetme gjatė procesit tė punės dhe tė krijojmė grupe tė ndryshme standarde nė bazė tė nevojave tė klinikės, si pėr shembull njė seti pėr kontrollin, higjienėn, konservativėn, endodoncinė dhe kirurgjinė (fig. 3).

Fig. 3 Faktori 1.5 zakonisht ofron njė margo sigurie tė pėrshtatshėm nė llogaritjen e numrit tė tabakave (seti i instrumenteve) tė nevojshme. Pėrkufizimi i numrit tė pacientėve qė parashikohen pėr trajtim sipas njėsisė sė kohės dhe kohėt e qarkullimit tė artikujve nė klinikė, pra frekuenca me tė cilėn riciklohen nėpėrmjet procesit tė dekontaminimit, dezinfektimit dhe sterilizimit. Nėse trajtohen 20 pacientėt nė ditė dhe setet e instrumenteve riprocesohen nėpėrmjet zonės sterile njė herė nė ditė gjatė orarit tė punės, nevoja pėr sete instrumentesh llogaritet 1,5 x 20, pra tė paktėn 30. Ky numėr pėrshtatet me llojet e trajtimeve qė janė kryer dhe kohėt e sterilizimit.

Njė zonė e pėrbashkėt magazinimi
Njė sistem tabakash i paracaktuar lehtėson lėvizjen e materialit. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė tė kemi njė hapėsirė nė qendėr tė klinikė ku tė vendosim instrumentet, materialet e konsumit dhe objektet e tjera tė nevojshme. Kjo hapėsirė arredohet me dollapė dhe sirtarė tė sistemuar mirė, pra sipėrfaqe qė lehtėsojnė fluksin e vazhdueshėm tė tabakave me instrumente dhe artikuj tė nevojshėm pėr secilin trajtim specifik.

Risqet e reduktuara pėr personelin dhe pacientėt
Njė menaxhim i mirė i instrumenteve minimizon riskun pėr plagė nga shpimet apo prerjet duke lehtėsuar inspektimin e instrumenteve. Logjistika e instrumenteve pėrfshin edhe njė rishikim periodik tė tyre dhe tė planeve tė veprimit se kur, si dhe pėrse duhen zėvendėsuar. Konsumimi i tyre pengon pėrdorimin e instrumenteve nė mėnyrė tė sigurt. Instrumentet jo tė mprehta nėnkuptojnė kohė mė tė gjata pune dhe rezultate mė tė dobėt. Tė punosh me freza tė veshura, pėr shembull, zgjat kohėn e pėrgatitjes sė kavitetit dhe nė tė njėjtėn kohė shkakton tėrheqjen pra shton gjenerimin e nxehtėsisė me riskun e ndikimit negativisht nė pulpėn e dhėmbit.

Ka mungesa tė evidencave shkencore nė fushėn stomatologjike, por ekzistojnė tė dhėna tė qarta mbi pėrfitimet
Pėr fat tė keq ka pak publikime shkencore mbi pėrfitimet nga pėrdorimi i sistemeve tė tabakave dentare, por gjithēka lė hapėsirė pėr tė presupozuar njė potencial tė mundshėm kursimi ekonomik dhe nė pjesėn e punės (Guggenheim B. et al., 2004). Studime tė shumta qė janė kryer nė kirurgjinė e pėrgjithshme dhe nė atė tė specializuar tregojnė njė lidhje ndėrmjet sterilizimit tė papėrshtatshėm tė instrumenteve (dekontaminimi dhe sterilizimi) dhe infeksioneve post-operative tė plagėve, duke zbuluar diferenca tė rėndėsishme tė procedurave tė pėrshkruara dhe tė ndjekura (Forrester JA et al., 2018). Materiali biologjik i tharė ėshtė i vėshtirė qė tė hiqet (Costa DM et al., 2017). Praktika e procedurave tė gabuara tė sterilizimit tė instrumenteve ėshtė nė origjinėn e dėmtimeve tė kushtueshme nga korrozioni (Porteus J et al., 2011).
Dekontaminimi duhet tė bėhet sa mė shpejt tė jetė e mundur (Rutala WA et al., 2016). Sasia e baktereve shtohet me kalimin e kohės nėse instrumentet lihen tė thahen pa u pastruar mė parė (dekontaminuar)(Percin D et al., 2015). Termodezinfektuesi ka treguar se ėshtė shumė efikas nė heqjen e mikroorganizmave (>7log10, pra faktori mbi 10 milionė) nga instrumentet e pista, qofshin baktere vegjetative qofshin ato qė formojnė spore (Rutala WA et al., 2014; Smith A et al., 2014). Ėshtė treguar edhe qė tabakat pėr instrumentet sterile tė paketuara lejojnė njė mbrojtje mė tė madhe kundėr mikroorganizmave pushtues nė krahasim me kutitė pa vrima (Shaffer HL et al., 2015) (fig. 4).

Fig. 4 Limat dhe frezat duhet tė konsiderohen njėpėrdorimshme dhe tė eliminohen pas ēdo pacienti. Janė tė vėshtira qė tė pastrohen dhe procesi i sterilizimit ndikon nė karakteristikat mekanike tė materialit dhe dėmton rezistencėn. Limat dhe frezat konsumohen pas pėrdorimit tė pėrsėritur dhe pastrimi i tyre, dezinfektimi dhe sterilizimi kėrkon njė kohė jo proporcionale. Menaxhimi i tyre sjell riskun e shpimeve dhe plagėve nga prerjet pėr personelin. Analiza kosto-pėrfitim ėshtė qartazi nė favor tė limave njėpėrdorimshme. Sistemet e tabakave me mbėshtjetje tė thjeshta pėr frezat dhe limat endokanalare lehtėsojnė manipulimin nė mėnyrė tė sigurt.

Sistemet e tabakave reduktojnė komplikacionet
Ėshtė provuar qė njė sistem i optimizuar i tabakave redukton kostot, shton eficiencėn dhe pėrmirėson rezultatet (Avansino JR, 2013; Dyas AR et al., 2018; Farrelly JS et al., 2017; Guzman MJ et al., 2015). Mungesa e instrumenteve tė duhura ėshtė zbuluar si shkak i vonesave dhe stresit nė sallėn operative duke shtuar riskun e komplikacioneve pėr pacientėt (Guédon AC et al., 2016). Nė kirurgjinė ortopedike, ėshtė demostruar se ēdo shtim me 20 minuta i procedurave kirurgjikale shton me 25% riskun e infeksioneve post-operative (Wang Q et al., 2019) (fig. 5).

Fig. 5 Tabakaja e pėrgatitjes me zgarėn pėr frezat. Cila ėshtė diferenca nė kostot totale ndėmjet frezave njėpėrdorimshme dhe atyre shumėpėrdorimshme? Ėshtė mė e shpejtė tė rregullosh njė dhėmb me njėrėn frezė apo me tjetrėn? Cila shkakton mė pak efekte anėsore dhe redukton nevojėn e vizitave tė dyta, ankesave dhe ritrajtimeve? Dhe nė brendėsi tė klinikės: pėrse mund tė pėrdoret koha qė personeli kalon nė riprocesimin e materialeve dhe cilat janė pėrfitimet pėr pacientin? Dhe e fundit, por jo mė pak e rėndėsishme, ēfarė impresioni lė te pacienti njė tabaka e pastruar dhe e mirė organizuar me frezat e reja qė janė posaēėrisht pėr tė?

Sterile nuk do tė thotė "e pastėr dhe e sigurt"
Pastrimi mekanik ėshtė njė kusht paraprak pėr tė arritur sterilitetin; bakteret formojnė biofilmin dhe e bėjnė tė vėshtirė pastrimin, dezinfektimin dhe sterilizimin. Nėse artikujt nuk pastrohen mirė nuk sterilizohen. Sterile nuk nėnkupton "e pastėr dhe e sigurt"! Njė metodologji dekontaminimi e gabuar pėr mė tepėr rrezikon qė tė shkatėrrojė instrumentet e kushtueshme dhe ata tė cilėsisė sė lartė. Biofilmi (ngarkesa biologjike) formon njė mbrojtje pėr mikroorganizmat qė i bėn ata mė pak tė ndjeshėm ndaj procesit tė dezinfektimit dhe sterilizimit dhe/ose pėr produktet e pėrdorura kimike (fig. 6, 7).

Fig. 6 Imazhi tregon njė limė endokanalare tė re tė marrė nga fabrika dhe tė papėrdorur.

Fig. 7 Imazhi tregon njė limė qė ėshtė pėrdorur dhe sterilizuar por nuk ėshtė pastruar.

Parandalimi i korrozionit
Pastrimi dhe dezinfektimi i instrumenteve kryhen nė kohėn mė tė shkurtėr tė mundshme pas pėrdorimit. Sapo tė thahet, materiali biologjik ėshtė shumė mė i vėshtirė pėr t'u hequr. Gjaku ėshtė korroziv pėr shkak tė pėrmbajtjes sė hekurit, oksigjenit dhe klorurit tė natriumit dhe shkatėrron sipėrfaqen metalike tė instrumentit.
Likidet e trupit pėrmbajnė disa lloje kripėrash, elektrolitesh, proteinadh dhe yndyrnash. Pėrqendrimi i kripėrave tė ndryshme nė instrumente dhe nė artikujt e pėrdorur pėr shembull, nė procedurat kirurgjikale shtohet pak nga pak ndėrkohė qė ngarkesa biologjike thahet, kjo e bėn mė tė vėshtirė heqjen e tyre dhe pėrshpejton korrozionin.
Ēeliku i paoksidueshėm mbrohet nga njė film pasiv qė formohet nė sipėrfaqen e instrumentit nėpėrmjet njė reaksioni kimik me oksigjenin nė ajėr, njė proces oksidimi. Shtresa pasive mbron instrumentet nga korrozioni.
Pajisjet mjekėsore janė realizuar pėrgjithėsisht nė ēelik tė paoksidueshėm me cilėsi tė lartė pėr tė parandaluar sa mė shumė tė jetė e mundur adezionin e ngarkesės biologjike dhe tė biofilmit mirkobial.
Pastrimi do tė kryhet duke pėrdorur metodat dhe materialet qė nuk pėrkeqėsojnė sipėrfaqet e artikujve qė i nėnshtrohen procesit tė sterilizimit. Procedura tė tjera pastrimi, dezinfektimi dhe sterilizimi tė papėrshtatshme do tė shkatėrronin shtresėn mbrojtėse dhe do tė shtonin ndjeshmėrinė ndaj korrozionit tė instrumentit. Pėrdorimi i pastruesve shumė acidė ose bazikė dhe instrumenteve abrazivė tė pastrimit reagojnė duke krijuar sipėrfaqe poroze dhe pritėse pėr ngarkesėn bakteriale dhe biofilmin mikrobial (fig. 8).

Fig. 8 Tabakaja me instrumente e profilaksisė dentare. Kėto instrumente janė pajisur me tehe tė mprehta. Pisllėku dhe kontaminimi, manipulimi i papėrshtatshėm dhe substancat kimike tė gabuara mund tė pėrcaktojnė korrozionin. Maja e gėrryer e njė scaler-i rrezikon dėmtimin e sipėrfaqeve tė rrėnjės nė vend qė t'i pastrojė ato. Njė sistem i organizuar i tabakave lehtėson menaxhimin mė tė shpejtė tė instrumenteve nėpėrmjet zonės sterile dhe kontribuon pra nė mėnyrė indirekte nė mirėqenien e pacientit dhe nė pėrfundimin me sukses tė trajtimit.

Zgjerimi i cilėsisė dhe kohėzgjatjes sė instrumentit
Pastrimi mekanik ėshtė faza e parė dhe mė e rėndėsishme e tė gjitha proceseve tė pastrimit, dezinfektimit dhe sterilizimit. Shpėlarja e instrumenteve me ujė tė rrjedhshėm ose pastrimi me ujė dhe produkte kimike ėshtė njė dekontaminim qė i bėn instrumentet dhe aksesorėt mė tė sigurt pėr personelin dhe njė kusht paraprak pėr suksesin e trajtimeve stomatologjike. Numri i mikroorganizmave tė kontaminuar ėshtė i rėndėsishėm; sa mė i vogėl ėshtė numri i mikroorganizmave gjatė sterilizimit ose dezinfektimit aq mė e madhe ėshtė siguria e procesit tė inaktivizimit.
Pastrimi apo sterilizimi i shpeshtė ka njė efekt minimal tek instrumentet. Faktori pėrcaktues ėshtė nė fakt konsumimi dhe dėmimet e shkaktuara nga pėrdorimi i pėrsėritur. Nė vijim po ju paraqesim disa kėshilla pėr tė zgjatur kohėn e pėrdorimit tė instrumentit (fig. 9):
- preferoni proceset e pastrimit automatik. Pastrimi manual duhet tė limitohet nė situata dhe raste kur metodat e pastrimit automatik janė tė papėrshtatshme ose tė padisponueshme;
- shpėlani me kujdes, pastroni ose hiqni mbetjet e produkteve biologjike dhe/ose kimike menjėherė pas pėrdorimit ose vazhdimisht nė rastin e trajtimeve tė gjata;
- pėrdorni detergjentė dhe dezinfektantė tė rekomanduar nga prodhuesi (me pėrmbajtje tė ulėt alkaline dhe tė pėrshtatshėm pėr pajisjet mjekėsore);
- ndiqni nstruksionet e prodhuesit nė lidhje me dozimin, kohėzgjatjen e trajtimit tė dezinfektimit dhe tė pajisjeve mjekėsore;
- mos pėrdorni furēa tė forta, furēa nė ēelik ose detergjentė abrazivė;
- mos i lini kurrė instrumentet nė njė solucion me detergjentė ose dezinfektues pėr njė periudhė mė tė gjatė sesa ajo qė specifikohet;
- shpėlani dhe thani se kujdes instrumentet. Pėrdorni termodezinfektantėt e pajisur me programe pėr tharje pėrfundimtare;
- ndiqni instruksionet e pastrimit dhe sterilizimit tė prodhuesit;
- kryeni verifikimin periodik tė termodezinfektuesit dhe tė autoklavave.

Fig. 9 Proceset e verifikuara nė termodezinfektues homologė me normėn UE EN 15883 janė metoda mė e sigurtė dhe mė efikase pėr pastrimin dhe dezinfektimin e instrumenteve dhe artikujve. Nėse instrumentet nuk janė pastruar nė mėnyrėn e duhur, sterilizimi nuk do tė jetė efikas. Sistemet e tabakave lehtėsojnė sterilizimin dhe shtojnė sigurinė pėr personelin.

Konkluzione
Zgjajtja e kohės sė pėrdorimit tė instrumenteve stomatologjike ėshtė e rėndėsishme pėr arsye ekonomike, ekologjike, pėr tė garantuar sigurinė e pacientit dhe tė profesionistit dhe natyrisht pėr tė arritur rezultatet mė tė mira tė mundshme. Njė sistem i studiuar mirė i tabakave ėshtė hapi i parė dhe njė kusht paraprak i rėndėsishėm pėr njė higjienė optimale dhe pėr kontrollin e infeksioneve nė klinikėn dentare.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D