Rezistenca ndaj lodhjes ciklike tė dy materialeve qeramike CAD/CAM: analiza paraprake pėr imitimet

Instrumente dhe Materiale | 19 Qershor 2020 |

Rezistenca ndaj lodhjes ciklike tė dy materialeve qeramike CAD/CAM: analiza paraprake pėr imitimet

Nga Massimo Gagliani


Qėllimi i kėtij studimi, tė publikuar nė Dental Materials, ishte vlerėsimi i rezistencės ndaj lodhjes ciklike tė premolarėve tė restauruar me dy tipologji tė ndryshme tė qeramikave dentare, njė disilikat litiumi (LD) dhe njė polimer tė infiltruar me qeramikė (PIC).

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė premolar i restauruar me njė kurorė me mbulim total ėshtė dixhitalizuar. Forma volumetrike e indeve tė dhėmbėve dhe kurorave ėshtė rikrijuar nė Mimics®.
Janė transferuar nė IA-FEMesh pėr gjenerimin e rrjetės dhe modeli ėshtė analizuar me Abaqus. Nėpėrmjet kėtyre kombinimeve tė software ka qenė e mundur qė tė imitohet njė situatė klinike pėr vlerėsimin dhe shpėrndarjen e stresit nė vetė restaurimet e mė pas ka qenė e mundur qė tė supozohet kohėzgjatja e premolarėve tė restauruar me dy materiale tė ndryshme.

Rezultate
Kohėzgjatja e parashikuar ishte 1.231.318 cikle pėr LD me ngarkesė lodhjeje 1400 N, ndėrsa pėr PIC ishte 475.063 cikle me ngarkesė lodhjeje 870 N. Vlera e pikut tė kėrkesės kryesore maksimale verifikohej nė zonat e kontaktit okluzal (antagonist)(LD: 172 MPa dhe PIC: 96 MPa) dhe nė gropėn qendrore (LD: 100 MPa e PIC: 64 MPa) e pėr tė dyja qeramikat kėto kanė qenė zonat e dėshtimit qė janė ndeshur mė shumė nė eksperiment.
Pėrsa i pėrket shtresės adezive, kėrkesa maksimale e prerjes ėshtė observuar nė zonėn e shpinės (LD: 53,6 MPa e PIC: 29 MPa).

Konkluzione
Rezistenca ndaj lodhjes ciklike dhe modalitetet e thyerjes sė kurorave nė qeramikė janė tė ngjashme nė tė dyja materialet: disilikati i litiumit paraqet njė rezistencė mė tė madhe nė krahasim me rezinėn e infiltruar me qeramikė.

Pėr mė tepėr:
Homaei E, Jin X-Z, Pow EHN, Matinlinna JP, Tsoi JK, Farhangdoost K. Numerical fatigue analysis of premolars restored by CAD/CAM ceramic crowns. Dent Mat 2018 Jul;34(7):e149-57.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D