Akupunktura nė kirurgjinė orale

Kirurgji orale | 26 Maj 2020 |

Akupunktura nė kirurgjinė orale

Nga Lara Figini


Heqja kirurgjikale e molarėve tė tretė inferiorė tė impaktuar ose tė gjysmė-impaktuar ėshtė njė procedurė rutinė invazive, e kryer nga kirurgė oralė dhe maksilo-facialė, qė pėrfshin qoftė indet e buta qoftė indin kockor, duke gjeneruar njė pėrgjigje inflamatore me edemė tė mundshme dhe dhimbje.
Kėto komplikacione zakonisht theksohen ditėn e dytė dhe tė tretė pas ekstraksionit, duke u zhdukur pothuajse plotėsisht nga dita e pestė deri nė ditėn e shtatė.


Trajtimi konvencional i rekomanduar pėr menaxhimin e dhimbjes dhe edemės ėshtė administrimi i barnave anti-inflamatore steroidale, pėrveē analgjezikėve, por qė nuk janė pa efekte anėsore.
Edhe gjakrrjedhja intra-operative ėshtė shpesh njė komplikacion qė duhet menaxhuar gjatė ekstraksioneve, sidomos duke marrė nė konsideratė qė me njė gjakrrejdhje mė tė vogėl shikueshmėria e fushės kirurgjikale mund tė ruhet mė mirė, duke favorizuar kirurgun dhe duke ruajtur mirėqenien e pacientit.
Kontrolli i gjakrrjedhjes tradicionale mund tė arrihet duke pėrdorur solucione anestetike me vazokonstriktorė, hemostatikė lokalė, sfungjer fibrine dhe acid traneksamik. Megjithatė ekzistojnė terapi integrative, si akupunktura, qė mund tė jenė trajtime shtesė pėr tė minimizuar kėto komplikacione.
Terapia me akupunkturė duket se ndihmon nė ruajtjen e imunitetit dhe rikthimin e hemostazės, promovon relaksimin muskular, duke favorizuar ruajtjen e gjendjes shėndetėsore.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik tė kryqėzuar tė randomizuar, tė publikuar nė Journal of Acupunct and Meridian Studies nė mars 2020, autorėt kanė vlerėsuar efikasitetin e rregullimit energjitik me akupunkturė nė ndėrhyrjet kirurgjikale tė ekstraksioneve tė molarėve tė tretė inferiorė tė impaktuar.
Studimi ka pėrfshirė 22 pacientė me dy molarė tė impaktuar, nė pozicion simetrik, tė ndarė nė dy grupe: Grupi i testimit (TG), ku ėshtė kryer akupuntura me rregullim real energjitik nė mbėshtetje tė trajtimit ekstraktiv dhe Sham Group (SG) ku ėshtė kryer akupunktura pa funksion tė rregullimit energjitik gjatė trajtimit ekstraktiv.. Janė matur fluksi i energjisė (metoda Ryodoraku) dhe rregullimi energjitik qė ėshtė kryer pėrpara ekstraksionit. Frekuenca kardiake (HR) dhe presioni i gjakut (BP) janė vlerėsuar pėrpara dhe pas rregullimit energjitik dhe pas ndėrhyrjes kirurgjikale, edema e mbetur ėshtė matur nėpėrmjet matjeve faciale - kėndi i mandibulės nė lidhje me tragus (AT), kėndi i mandibulės nė lidhje me cepin e buzėve (A LC), kėndi i mandibulės nė lidhje me krahun nazal (A-WN), kėndi i mandibulės nė lidhje me kėndin e syrit (A-CE), kėndi i mandibulės nė lidhje me mjekrėn (AC) - dhe hapja e gojės me distancė inter-incizale, pėrpara dhe pas shtatė ditėsh nga ndėrhyrja kirurgjikale. Pėr tė kuantifikuar gjakrrjedhjen intra-operative gjaku ėshtė aspiruar bashkė me solucionin salin duke pėrdorur njė pėrshtatės pėr pompėn me vakum. Sasia e solucionit salin tė pėrdorur ėshtė zbritur pra nga sasia pėrfundimtare e likidit tė aspiruar.

Rezultate
Mesatarja e gjakrrjedhjes ka rezultuar inferiore nė grupin TG (p = 0,0392). Ka pasur diferenca tė rėndėsishme ndėrmjet grupeve nė distancat e fytyrės: A-LC (p = 0,010), A-WN (p = 0,030) e A-C (p = 0,008).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim klinik, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se akupunktura me rregullimin energjitik ėshtė efikase nė reduktimin e edemės sė mbetur post-operative dhe gjakrrjedhjes intra-operative.

Implikime klinike
Akupunktura mund tė merret nė konsideratė si njė alternativė ose si njė trajtim koadjuvant i metodikave tradicionale farmakologjike nė kirurgjinė ekstraktive tė molarėve tė tretė inferiorė tė impaktuar sepse ėshtė nė gjendje qė tė reduktojė komplikacionet mė tė shpeshta kirurgjikale, si edema post-operative dhe gjakrrjedhja intra-operative.
 
Pėr mė tepėr:
Gil MLB, Franēa Marinho LMR, Moraes M, Seichi Wada R, Carlos Groppo F, Sato JE, Rosįrio de Sousa MDL. Effectiveness of acupuncture in dental surgery, a randomized clinical trial crossover study. J Acupunct Meridian Stud 2020 Mar 20.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 25 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D