Njė studim i National Institute of Health ka verifikuar metodat e dekontaminimit pėr ripėrdorimin e maskave FFP2

Instrumente dhe Materiale | 5 Maj 2020 |

Njė studim i National Institute of Health ka verifikuar metodat e dekontaminimit pėr ripėrdorimin e maskave FFP2

National Institute of Health (NIH) ka verifikuar ripėrdorimin deri nė tre herė tė maskave N95 (FFP2) qė i janė nėnshtruar njė protokolli dekontaminimi por saktėson se rezultatet ende nuk janė konfirmuar


Duke parė vėshtirėsinė pėr marrjen e maskave N95 (FFP2) mund tė jetė i dobishėm kėrkimi i publikuar nė sitin e NIH dhe i kryer nga vetė instituti, ku ėshtė treguar sesi kjo lloj maske mund tė dekontaminohet nė mėnyrė efikase dhe tė ruajė integritetin funksional pėr njė pėrdorim maksimal prej 3 herėsh.
Nė uebsitin e NIH lexohet se studimi ėshtė kryer nė njė ambient laboratori tė kontrolluar dhe rezultatet janė paraprake sepse ende nuk i janė nėshtruar njė rishikimi tė barabartė. Nga instituti shpjegojnė se zgjedhja ėshtė ajo qė maska tė shpėrndahet nė mėnyrė tė barabartė pėr tė ndihmuar nė menaxhimin e shėndetit publik nė kėtė emergjencė tė COVID-19.

Studimi ėshtė kryer nga kėrkuesit e Rocky Mountain Laboratories (RML) nga NIH nė Hamilton, Montana, nė bashkėpunim me Universitetin e Kalifornisė, nė Los Angeles duke testuar dekontaminimin e pjesėve tė vogla tė filtruesit tė N95 tė cilat ishin ekspozuar ndaj virusit SARS-CoV2. Metodat e dekontaminimit qė janė testuar pėrfshinin peroksidin e hidrogjenit tė vaporizuar(VHP), nxehtėsinė nė 70 gradė, dritėn ultravjollcė dhe sprajin me 70% etanol.

Tė katėr metodat kanė eliminuar virusin qė ėshtė zbuluar nė kampionet e maskės. Kėrkuesit mė pas kanė trajtuar tė gjithė maskėn me tė njėjtat metoda dekontaminimi qė janė pėrdorur nė testim e mė pas i janė dhėnė vullnetarėve qė t'i ripėrdorin pėr dy orė pėr tė kuptuar nėse kishin ruajtur elasticitetin dhe puthitjen e duhur nė fytyrė. Dekontaminimi ėshtė pėrsėritur 3 herė me secilėn maskė duke pėrdorur tė njėjtėn procedurė.

Shkencėtarėt kanė verifikuar se spraji i etanolit ka dėmtuar integritetin e formės sė maskėn pas dy seksioneve tė dekontaminimit dhe prandaj nuk e rekomandojnė. Maskat e trajtuara me dritėn ultravjollcė dhe me nxehtėsi termikisht tė thatė kanė filluar tė tregojnė probleme me puthitjen pas 3 dekontaminimeve, duke sugjeruar qė trajtimi mund tė lejojė njė ripėrdorim vetėm 2 herė. Ndėrsa maskat e trajtuara me peroksid hidrogjeni tė vaporizuar (VHP) nuk kanė pasur probleme dhe pėr kėtė arsye kėrkuesit kanė indikuar njė ripėrdorim tė mundshėm deri nė 3 herė.


Autorėt kanė dalė nė pėrfundimit se VHP do tė rezultonte metoda e dekontaminimit mė efikase, sepse asnjė virus nuk ėshtė zbuluar pas njė trajtimi me tė pėr 10 minuta.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 39 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D