Plazma e pasur me trombocite (PRP): pėrdorimi nė kirurgjinė orale

Kirurgji orale | 27 Prill 2020 |

Plazma e pasur me trombocite (PRP): pėrdorimi nė kirurgjinė orale

Giulia Palandrani


Plazma e pasur me trombocite (PRP) ėshtė njė pėrqendrim i trombociteve qė vijnė nga centrifugimi i gjakut komplet autolog. Kjo plazmė pėrdoret gjerėsisht pėr tė ndihmuar shėrimin e indeve tė buta dhe tė forta dhe pėr tė reduktuar nė mėnyrė tė konsiderueshme shėrimin. Trombocitet janė ndėrmjet qelizave tė para qė pėrgjigjen nė pjesėn e njė plage, ato kanė efekte tė rėndėsishme prokoagulante dhe janė njė burim i rėndėsishėm i faktorėve tė ndryshėm tė rritjes, siē ėshtė faktori i rritjes qė vjen nga trombocitet (PDGF), faktori transformues i rritjes-β (TGF-β) 1 dhe 2, apo faktori i rritjes endoteliale vaskulare (VEGF).
Kėto faktorė pėrfshihen nė fillimin dhe mbėshtetjen e procesit tė shėrimit duke pėrshpejtuar riparimin e kockės, duke ndihmuar proliferimin e fibroblasteve e duke rritur vaskularitetin e indit. Sė fundmi, PRP ėshtė pėrdorur pėr tė ndihmuar shėrimin edhe nė praktikat dentare dhe kirurgjinė orale. Ky rishikim i shkurtėr pėrfshin pėrdorimet e ndryshme tė PRP nė kirurgjinė dentare dhe orale e diskuton pėr efikasitetin e tij, eficencėn dhe raportin risk/pėrfitim.


Materiale dhe metoda  
Njė kėrkim i gjerė bibliografik databazash ka pėrfshirė: MEDLINE; EMBASE; the Cochrane Library dhe Best Evidence; the ISI Web of Science; PubMed; Lilacs; the Cochrane Central Register of Controlled Trials dhe CINAHL.
Fjalėt kyēe qė janė pėrdorur ishin: PRP, Xhel piastrinik, PRF, Kirurgji orale, Kirurgji dentare, Kirurgji periodontale, Mjekėsi orale, Shėrim i plagės, ONJ, BRONJ. Artikujt e publikuar nė gjuhėn angleze nga 2007 deri nė dhjetor 2012 janė marrė nė konsideratė, gjithashtu janė konsideruar edhe tė gjitha RCTs apo rishikimet e literaturės, ndėrsa raportet e rasteve janė pėrdorur vetėm pėr seksionin BRONJ, studimet e bazuara nė prova in vitro janė pėrjashtuar. Nė total janė marrė nė konsideratė 68 artikuj. 

Rezultate
Pėrdorimi i PRP nė kirurgjinė orale
Ky rishikim i literaturės sugjeron qė pėrdorimi i PRP nė xhepin alveolar pas ekstraksioneve tė dhėmbit tregon njė pėrmirėsim nė shėrimin e indeve tė buta por ka evidenca tė pamjaftueshme qė mbėshtesin efikasitein e PRP nė pėrmirėsimin e rigjenerimit tė kockės pėr njė kohė tė gjatė. Rezultatet e njėzėshme janė arritur nė lidhje me pėrmirėsimin e dhimbjes post operative me pėrdorimin e plazmės sė pasur me trombocite. Kombinimi i aplikimit tė PRP me biomateriale tė tjera si kocka autogjene apo zėvendėsues tė kockės duket se janė premtuese nė lidhje me ngritjen e sinusit, por rezultatet varen nga materialet e pėrdorura. Rezultate premtuese janė arritur edhe nė kirurgjinė implantare, duke pėrdorur PRP si njė material mbulues.

     
Pėrdorimi i PRP nė kirurgjinė periodontale
Nė lidhje me kėtė ka diskutime nė literaturė. Shumė studime kanė zbuluar se PRP mund tė ketė efekt adjunktiv pozitiv kur pėrdoret nė kombinim me materialet e graftit pėr trajtimin e defekteve intrakockore. Autorė tė tjerė tregojnė rezultate tė ndryshme pa pėrfitime tė rėndėsishme nė lidhje me pėrdorimin shtesė tė PRP pėr tė transplantuar materialet nė trajtimin e defekteve periodontale intra kockore.
Pėrdorimi i PRP nė kirurgjinė BRONJ
Disa kėrkues kanė propozuar pėrdorimin e PRP nė kirurgjinė BRONJ nė mėnyrė qė tė rritet shėrimi i kockės. Faktorėt e rritjes nė PRP mund tė pėrshpejtojnė shėrimin e plagės epiteliale, tė ulin inflamacionin e indit pas kirurgjisė, tė pėrmirėsojnė rigjenerimin e kockės dhe indeve tė buta apo tė ndihmojnė vaskularizimin e indit. Rezultatet e studimeve tė zgjedhura tregojnė qė kombinimi i kyretazhit tė kockės nekrotike dhe aplikimi i PRP ka treguar njė rezultat tė suksesshme dhe invazivitet minimal nė trajtimin e BRONJ refraktar.  
Raporti risk/pėrfitim dhe pėrdorimi i PRP  
Plazma e pasur me trombocite ėshtė njė pėrgatitje autologe, duke pėrdorur gjakun e vetė pacientit nė njė sasi mjaft tė vogėl. Pėr kėtė arsye, ėshtė e sigurt dhe nuk ka pasur referenca tė publikuara nė lidhje me riskun e infeksioneve, reaksioneve imunogjenike ose efekteve tė tjera anėsore qė ekzistojnė me allograftet apo ksenograftet.
Disavantazhet e vetme tė PRP janė qė pacientėt t'i nėnshtrohen njė venipunkture dhe procedurės sė tėrheqjes sė gjakut e mjeku duhet tė blejė sistemin e pėrpunimit tė PRP me kosto tė lartė.  

 
Konkluzione  
Evidenca shkencore nė lidhje me efikasitetin dhe eficencėn e PRP ėshtė ende e diskutueshme. Ky rishikimi i literaturės sugjeron qė:
 - pėrdorimi i PRP nė xhepin alveolar pas ekstraksionit tė dhėmbit pėrmirėson shėrimin e indit tė butė;
 - Plazma e pasur me trombocite (PRP) ka zbuluar rezultate mė tė mira nė terapinė periodontale nė bashkėpunim me materialet e tjera sesa kur pėrdoret vetėm;  
- kombinimi i PRP me biomateriale tė tjera duket se ėshtė i favorshėm pėr ngritjen e sinusit edhe pse zgjedhja e materialit tė pėrdorur ėshtė e rėndėsishme nė kėtė fushė;
- kombinimi i kyretazhit tė kockės nekrotike dhe aplikimi i PRP duket se janė inkurajuese pėr trajtimin e BRONJ refraktar.
Sidoqoftė, RCTs tė mėtejshme kėrkohen pėr tė mbėshtetur pėrdorimin e PRP nė praktikėn aktuale.


Pėr mė shumė informacione: Platelet-rich plasma (PRP) in dental and oral surgery: from the wound healing to bone regeneration. Immunity & Ageing


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 24 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D