Enukleacioni i cisteve odontogjene mandibulare me pėrmasa tė mėdha me mbėshtetjen e endoskopisė

Kirurgji orale | 21 Prill 2020 |

Enukleacioni i cisteve odontogjene mandibulare me pėrmasa tė mėdha me mbėshtetjen e endoskopisė

Nga Lara FiginiNga Lara Figini


Enukleacioni, me ose pa graft kockor alogjenik, ėshtė procedura kryesore kirurgjikale pėr trajtimin e cisteve tė vogla odontogjene. Megjithatė trajtimi i cisteve me dimensione tė mėdha ka diskutime.

Disa autorė rekomandojnė enukleacione edhe tė cisteve me dimensione tė mėdha, tė tjerė preferojnė tė pėrdorin teknikėn kirurgjikale tė dekompresionit ose tė marsupializimit. Enukleacioni i cisteve tė mėdha mandibulare ėshtė njė metodė invazive qė zakonisht lidhet me komplikacione, si lezionet e pjesės sė nervave ose frakturat jatrogjene.

Nė vitet e fundit teknika tė ndryshme kirurgjikale orale dhe maksilo-faciale janė pėrmirėsuar shumė falė ndihmės sė endoskopive qė optimizojnė vizualizimin e fushės operative.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik, tė publikuar nė Oral Surgery, Oral Medicine, Oral Pathology and Oral Radiology nė shkurt 2020, autorėt kanė vlerėsuar rezultatin klinik tė enukleacionit tė cisteve me pėrmasa tė mėdha nėpėrmjet ndihmės sė endoskopit.

Pesėdhjetė e shtatė pacientė me ciste tė mėdha odontogjene mandibulare janė regjistruar nė kėtė studim. Pacientėt janė ndarė nė dy grupe:
  - Grupi 1: i pėrbėrė nga 25 pacientė tė trajtuar me enukleacion tradicional;
  - Grupi 2: i pėrbėrė nga 32 pacientė qė i janė nėnshtruar njė enukleacioni me ndihmėn e endoskopit.

Rezultate
Tė gjithė pacientėt i janė nėnshtruar me sukses operacionit. Periudha e follow-up varionte nga 16 deri nė 28 muaj. Recidiva ėshtė ndeshur nė 2 pacientė (8%) nė Grupin e enukleacionit tradicional; ndėrkohė qė nė grupin e enukleacionit tė ndihmuar nga endoskopi nuk ėshtė observuar asnjė recidivė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se enukleacioni i cisteve tė mėdha odontogjene mandibulare i ndihmuar nga endoskopi ėshtė njė metodė efikase pėr tė arritur njė heqje tė plotė tė lezionit cistik duke ruajtur sa mė shumė qė tė jetė e mundur indin pėrreth. Megjithatė, kirurgėt duhet tė kenė kompetencat e duhura nė pėrdorimin e endoskopit pėr tė arritur rezultate optimale.

Implikime klinike
Kirurgu oral, qė duhet tė pėrballojė njė ndėrhyrje tė enukleacionit tė cisteve odontogjene mandibulare me pėrmasa tė mėdha, mund tė besojė nė ndihmėn e endoskopisė pėr tė arritur njė heqje tė plotė tė lezionit cistik duke ruajtur mjedisin pėrreth.

Megjithatė, studime tė randomizuara duhet tė kryhen pėr konfirmime.

Pėr mė tepėr:
Yan Wang, Shaohai Chang, Zhaoyu Lin, Rui Chen, Zhiquan Huang. Endoscopic-assisted enucleation of large mandibular odontogenic cysts. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2020;129:115-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D