Pėrse duhen mbajtur dhėmballėt e pjekurisė

Kirurgji orale | 22 Janar 2020 |

Pėrse duhen mbajtur dhėmballėt e pjekurisė

Nga Lara Figini


Molarėt e tretė ose dhėmballėt e pjekurisė, zakonisht eruptojnė nga mosha 17 deri nė 26 vjeē dhe duke qenė se janė dhėmbėt e fundit qė shfaqen nė harkadė nė shumicėn e rasteve nuk gjejnė hapėsirėn e nevojshme pėr pozicionim tė saktė.
Reduktimi i hapėsirės nė dispozicion tė molarėve tė tretė lidhet shpesh me perikoronitin, kariesin dentar, dėmtimin e strukturave pranė, cistet.

Pėrgjithėsisht ekstraktimi i molarėve tė tretė ėshtė indikuar kur janė tė pranishme shenja apo simptoma tė patologjisė, por cilat janė motivet qė tregojnė se ėshtė mirė qė tė mbahen nė harkadė?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim, tė publikuar nė International Journal of Oral and Maxillofacial Surgery nė nėntor 2019, autorėt kanė kuantifikuar indikacionet pėrse duhen mbajtur molarėt e tretė nė harkadė.

Ky studim retrospektiv kohoorti ka pėrfshirė 1682 pacientė (818 meshkuj, 864 femra; me moshė mesatare 31 vjeē) qė janė adresuar nė klinikat universitare tė Lovanio (Belgjikė) pėr heqjen e molarit tė tretė.

Tetė arsye janė identifikuar nga autorėt pėr tė mbajtur nė harkadė molarėt e tretė:
• risku kirurgjikal pėr dėmtimin e strukturave pranė;
• gjendja shėndetėsore e pacientit tė prekur;
• hapėsira e pėrshtatshme pėr eruptim;
• molari i tretė shėrben si dhėmb shtyllė pėr urat ose kurorat;
• arsye ortodontike;
• eruptimi i molarit tė tretė nė okluzionin e duhur;
• molari i tretė asimptomatik te pacientėt me moshė >30 vjeē;
• vendim i pacientit.

Njė total prej 1149 molarėsh tė tretė janė hequr nga 548 pacientė. Arsyet mė tė shpeshta nė bazė tė vendimit pėr ta mbajtur atė nė harkadė kanė qenė: eruptimi i saktė i tij (31,9%), vendim i pacientit (31,5%) dhe molar i tretė asimptomatik te pacientėt me moshė >30 vjeē (17,5%).

Shumė shpesh gjendja shėndetėsore e dėmtuar dhe mosha e madhe e pacientit kanė ndikuar nė vendimin pėr tė mbajtur molarėt e tretė. Njė e treta e pacientėve tė analizuar kishte arsye tė mira pėr tė mbajtur nė harkadė njė ose mė shumė molarė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim retrospektiv kohoorti, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin qė shkaku kryesor mė i shpeshtė qė stomatologėt vendosin qė tė mbajnė molarėt e tretė nė harkadė ėshtė eruptimi i tyre i saktė, i ndjekur nga refuzimi i pacientit pėr ekstraktimin e tyre.

Implikime klinike
Pėr shkak tė natyrės retrospektive tė kėtij studimi, kėto rezultate duhet tė merren nė konsideratė me kujdes.
Vijimi nė kėtė linjė kėrkimi mund tė jetė i rėndėsishėm nė limitimin e komplikacioneve post-ekstraktive dhe nė pėrmirėsimin e suksesit.

Pėr mė tepėr: De Bruyn L, Vranckx M, Jacobs R, Politis C. A retrospective cohort study on reasons to retain third molars. Int J Oral Maxillofac Surg 2019 Nov 5. pii: S0901-5027(19)31350-5.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 37 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D