Vlerėsimi i gjakrrjedhjes te pacientėt nė terapi me barna antikoagulantė dhe antitrombocitarė

Kirurgji orale | 17 Tetor 2019 |

Vlerėsimi i gjakrrjedhjes te pacientėt nė terapi me barna antikoagulantė dhe antitrombocitarė

Nga Lara Figini


Pacientėt adultė qė janė nė terapi kronike me barna antikoagulantė dhe antitrombocitarė, pėr sėmundjet kardiovaskulare ose sepse janė nė risk pėr tromboemboli, po rriten gjithnjė e mė shumė dhe prandaj gjithnjė e mė shumė stomatologu duhet tė kryejė ndėrhyrje kirurgjikale orale qė kanė risk pėr gjakrrjedhje mė tė madhe nėse merren kėto barna.

Por a ėshtė risku i gjakrrjedhjes vėrtet i madh nė kėto raste?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim retrospektiv 6 vjeēar, tė publikuar nė Oral Surgery Oral Medicine Oral Pathology Oral Radiology nė shtator 2019, autorėt kanė grumbulluar tė dhėna nga kartelat klinike elektronike tė pacientėve qė i janė nėnshtruar procedurave periodontale invazive nė College of Dentistry, Universiteti i Kentucky Lexington, nga data 1 janar 2011 deri nė 1 prill 2017.

Janė pėrfshirė studime nė tė cilat ėshtė kryer njė procedurė periodontale invazive, pra pacienti ka qenė nė terapi farmakologjike kronike me antikoagulantė ose antitrombocitarė dhe ėshtė dokumentuar njė vizitė kontrolli post-operative.

Rezultate
456 pacientė (grupmosha 22-89 vjeē; mosha mesatare 66,1 vjeē; 58% meshkuj) kanė pėrmbushur kriteret e pėrfshirjes dhe i janė nėnshtruar 867 procedurave periodontale invazive.

Terapia farmakologjike me antikoagulantė dhe antitrombocitarė nuk ėshtė ndėrprerė gjatė 484 procedurave tė pastrimit tė rrėnjės dhe lėmimit tė rrėnjės, 218 pozicionimeve tė implanteve, 53 lembove tė hapura, 16 grafteve gingivale, 15 lembove me hapje laterale dhe 71 ndėrhyrjeve tė kirurgjisė periodontale invazive tė njė tjetėr lloji.
Gjakrrjedhja post-operative ėshtė verifikuar vetėm pas 3 procedurave (0,35%) dhe ėshtė zgjidhur me hemostatik lokal.

Konkluzione
Ky studim ka treguar njė risk shumė tė ulėt tė gjakrrjedhjes qė lidhet me marrjen kronike tė antikoagulantėve ose antitrombocitarėve gjatė dhe pas procedurave periodontale invazive.

Implikime klinike
Ky studim ka treguar njė risk shumė tė ulėt tė gjakrrjedhjes qė lidhet me marrjen kronike tė antitrombocitarėve dhe antikoagulantėve gjatė dhe pas procedurave periodontale invazive.
Nga kėtu i kanė fillesat rekomandimet pėr stomatologėt qė tė mos ndėrpresin kėto barna pėrpara procedurave periodontale invazive.

Pėr mė shumė informacione:
Rubino RT, Dawson DR 3rd, Kryscio RJ, Al-Sabbagh M, Miller CS. Postoperative bleeding associated with antiplatelet and anticoagulant drugs: a retrospective study. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol. 2019 Sep;128(3):243-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D