Tetraciklina nė pjesėn pas kirurgjisė sė molarėve tė tretė pėr tė reduktuar riskun e osteitit alveolar: tė dhėnat e njė studimi tė fundit

Kirurgji orale | 15 Tetor 2019 |

Tetraciklina nė pjesėn pas kirurgjisė sė molarėve tė tretė pėr tė reduktuar riskun e osteitit alveolar: tė dhėnat e njė studimi tė fundit

Nga Lara Figini


Osteiti alveolar (OA) ėshtė njė komplikacion i njohur mirė nė kirurgjinė e molarėve tė tretė mandibularė (3MS) dhe prevalenca ėshtė pėrfshirė nga 1% deri nė 37,5%.

Blum ka pėrcaktuar OA si "dhimbje post-operative nė brendėsi dhe pėrreth pjesės sė ekstraktimit, qė rrit gravitetin nė ēdo moment ndėrmjet ditės sė parė dhe tė tretė pas ekstraktimit, qė shoqėrohet nga njė disintegrim parcial ose total i koagulit tė gjakut nė brendėsi tė alveolit me ose pa halitosis."

Falė antibiotikėve sistemikė (SAB) nė trajtimet 3MS mund tė reduktohet infeksioni post-operativ dhe fillimi i OA, por administrimi i SAB te pacientėt e shėndetshėm ėshtė njė argument shumė i diskutuar pėr shkak tė rritjes sė numrit tė rezistencės bakteriale.

Prandaj, janė kėrkuar strategji efikase alternative pėr antibiotikėt sistemikė qė mund tė reduktojnė riskun e OA pas ekstraktimeve tė molarėve tė tretė. Nė njė nga kėto alternativa tė propozuara ėshtė njė mjekim/drenim me garzė tė zhytur nė tetraciklinė qė vendoset nė alveolėn post-ekstraktive.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim klinik, tė publikuar nė Oral Surgery Oral Medicine Oral Pathology Oral Radiology nė shtator 2019, autorėt kanė studiuar efektin e njė mjekimi me garzė tė zhytur nė oksitetraciklinė tė vendosur mė pas nė alveolėn post-estraktive nė incidencėn e osteitit alveolar (OA) dhe tė dhimbjes post-operative gjatė javės sė parė tė ndėrhyrjes kirurgjikale tė ekstraktimit tė molarit tė tretė mandibular.

Dyqind pacientė i janė nėnshtruar nė mėnyrė konsekutive njė ndėrhyrjeje ekstraktimi tė molarit tė tretė nė anestezinė lokale janė randomizuar dhe ndarė nė dy grupe:
• Grupi 1 ose grupi i drenimit (n=100), me njė garzė tė zhytur nė oksitetraciklinė (Terramicina-Polimixina B, Pfizer, Pfizer Inc., New York, NY) qė vihet nė pjesėn e ekstraktimit;
• Grupi 2 ose grupi i kontrollit (n=100) nė tė cilin ėshtė kryer njė mjekim me bazė fiziologjiku nė pjesėn e ekstraktimit.

Njė kirurg ekspert ka kryer ndėrhyrjen kirurgjikale. Nuk janė pėrdorur antibiotikė sistemikė. Pas njė jave ėshtė hequr te tė gjithė pacientėt mjekimi dhe penjtė.

Rezultate
Incidenca e OA ka qenė me 23% nė Grupin e kontrollit dhe me 5% nė Grupin e drenimit (P<.001). Risku pėr tė zhvilluar OA ka qenė rreth 6 herė mė i lartė nė Grupin e kontrollit dhe femrat kanė manifestuar njė risk 2,5 herė mė tė lartė nė krahasim me meshkujt. Pacientėt nė grupin e kontrollit kanė pasur mė shumė dhimbje nė ditėn e ndėrhyrjes dhe nė ditėt pasuese (nga 4° deri nė 7°).

Shfaqja e OA ka rezultuar e lidhur me pėrdorimin e vazhdueshėm tė analgjezikėve (P<.001). asnjė pacient nuk ka pasur infeksione post-operative apo komplikacione tė tilla qė tė kėrkonin shtrimin nė spital.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin qė mjekimi me oksitetraciklinė mund tė reduktojė tė mėnyrė tė konsiderueshme incidencėn e OA pas ekstraktimit tė molarėve tė tretė inferiorė.

Strategjia e trajtimit tė pėrshkruar, pa administrimin e antibiotikėve sistemikė, duket se ėshtė efikase nė reduktimin nė mėnyrė kompleksive tė sėmundshmėrisė post-operative dhe tė kohėve tė shėrimit pas ekstraktimit tė molarėve tė tretė mandibularė.

Implikime klinike
Reduktimi i sėmundshmėrisė pas ekstraktimit tė molarit tė tretė mandibular ėshtė me rėndėsi tė madhe klinike nė kirurgjinė orale. Kryerja e njė mjekimi me garzė tė zhytur nė tetraciklinė ėshtė njė mėnyrė e thjeshtė dhe efikase pėr tė reduktuar incidencėn e osteitit alveolar dhe sėmundshmėrisė sė pėrgjithshme post-operatore.

Pėr mė shumė informacione:
• Blum IR. Contemporary views on dry socket (alveolar osteitis): a clinical appraisal of standardization, aetiopathogensis and management: a critical review. Int J Oral Maxillofac Surg 2002;31:309-17.
• Ųyri H, Jonsdottir O, Jensen JL, Bjųrnland T. The use of a tetracycline drain reduces alveolar osteitis: a randomized prospective trial of third molar surgery under local anesthetics and without the use of systemic antibiotics. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2019 Sep;128(3):205-12.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 35 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D