Translucenca e zirkonėve tė llojeve tė ndryshme pas cikleve tė mastikacionit: tė dhėnat in vitro

Instrumente dhe Materiale | 14 Tetor 2019 |

Translucenca e zirkonėve tė llojeve tė ndryshme pas cikleve tė mastikacionit: tė dhėnat in vitro

Nga Lara Figini


Restaurimet dentare nė qeramikė integrale, si zirkoni, kanė rezistencė mė tė madhe ndaj frakturės nė krahasim me disilikatin e litiumit, megjithatė mungesa e fazės sė xhamit amorf te zirkoni ēon nė nivele mė tė ulėta tė translucencės dhe mund tė dėmtojė estetikėn e restaurimit. Njė pėrmirėsim i translucencės sė materialeve nė zirkon arrihet duke rritur pėrqindjen e yttria nga 3 nė 5 mol%.

Por si sillen kėto lloje zirkoni pas cikleve tė shumta tė mastikacionit dhe termociklimit? Translucenca ruhet apo dėmtohet?

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Journal of Prosthetic Dentistry nė tetor 2019, autorėt kanė vlerėsuar efektin e lodhjes dhe termociklimit pėr translucencėn e blloqeve tė zirkonit yttria 5% mol pjesėrisht tė stabilizuar (5Y-PSZ) nė krahasim me zirkonin yttria konvencional 3% mol pjesėrisht tė stabilizuar (3Y-PSZ) nė trashėsi tė ndryshme klinikisht tė rėndėsishme. Prova nė formė disku janė pėrgatitur me trashėsi 0,7 mm dhe 1,2 mm pėr ēdo lloj zirkoni.

Katėr grupe (n=10) janė vlerėsuar. Parametrat e translucencės (TP), raporti i kontrastit (CR) dhe pėrqindja e bllokut tė dritės (Lb%) janė regjistruar duke pėrdorur njė spektrofotometėr me sferė integruese pėrpara dhe pas cikleve mastikatore tė lodhjes (1,2 milionė cikle pėr 110 N tė ngarkesės me termociklimin simultan nga 5°C nė 55°C).

Tė dhėnat janė analizuar nė bazė tė variacionit tė rėndėsisė statike (a= .05). Vlerat e CR janė llogaritur nė lidhje me pragun e perceptimit tė translucidimit 0,06 qė shihet nga syri i njeriut.

Rezultate
Njė diferencė statistikisht e rėndėsishme ėshtė zbuluar pėr translucencėn TP, raportin e kontrastit CR dhe pėrqindjen e bllokut tė dritės Lb% ndėrmjet zirkonit 5Y-PSZ dhe zirkonit 3Y-PSZ (P<.001).

Trashėsia ka pasur njė efekt statistikisht tė rėndėsishėm te TP, CR dhe Lb% (P<.05). Kampionėt e trashėsisė prej 0.7 mm kanė rezultuar mė tė tejdukshėm dhe kanė treguar njė Lb% mė tė ulėt sesa ajo qė observohet pėr kampionėt me trashėsi 1,2 mm (P<.001).

Klasifikimi i zirkonit nga mė i tejdukshmi sipas TP dhe CR ėshtė si vijon: 5Y-PSZ (0,7 mm), 3Y-PSZ (0,7 mm), 5Y-PSZ (1,2 mm) dhe 3Y-PSZ (1,2 mm). Lb% ka rezultuar tė jetė nė 64% tė kampionėve me trashėsi 1.2 mm dhe nė 56% e kampionėve me trashėsi 0,7 mm nė grupet 3Y-PSZ. Lb% ka rezultuar nė 61% me trashėsi 1,2 mm dhe nė 53% me trashėsi 0.7 mm te grupet 5Y-PSZ.

Asnjė nga grupet, para dhe pas lodhjes, nuk kishin njė vlerė tė CR klinikisht tė perceptueshme, mė tė lartė se 0,06 qė ėshtė vlera e pragut tė perceptimit tė translucencės.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge in vitro dhe in vivo, mund tė dalim nė pėrfundimin qė zirkoni i tejdukshėm (5Y-PSZ) dhe ai konvencional (3Y-PSZ) qė janė vlerėsuar nė kėtė studim tregojnė shkallė tė tejdukshmėrisė qė lidhen nė mėnyrė tė anasjelltė me trashėsinė e zirkonit.

Implikime klinike
Stomatologėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr llojet e ndryshme tė zirkonit, tė shkallės sė tejdukshmėrisė sė secilit prej tyre dhe tė aftėsisė sė njeriut pėr tė zbuluar diferencat e translucencės.

Translucencat e zirkonit tė tejdukshėm ose konvencional janė vendosur sidoqoftė nėse janė ekspozuar ndaj stimulimit mastikator.

Pėr mė tepėr:
Alraheam IA, Donovan TE, Rodgers B, Boushell L, Sulaiman TA. Effect of masticatory simulation on the translucency of different types of dental zirconia. J Prosthet Dent 2019 Oct;122(4):404-9.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 45 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D