Efektiviteti i pastrimit mekanik tė gjuhės nė halitosis dhe veshjen e gjuhės: njė rishikim sistemik

Instrumente dhe Materiale | 28 Gusht 2019 |

Efektiviteti i pastrimit mekanik tė gjuhės nė halitosis dhe veshjen e gjuhės: njė rishikim sistemik

Nga Debora Bellinzani


Sipėrfaqja e gjuhės ėshtė indi oral me ngarkesėn mė tė madhe bakteriale. Kėtė na e kanė rikujtuar disa kėrkues holandezė qė nė njė rishikim tė literaturės sė publikuar nga International Journal of Dental Hygiene, kanė vlerėsuar efikasitetin e pastrimit manual tė gjuhės pėr tė luftuar halitosis. Nėse kryhet me instrumentet e pėrshtatshme, pastrimi i kurrizit tė gjuhės ėshtė efikas nė reduktimin e pėrbėrjeve me squfur tė paqėndrueshėm dhe mund tė kėshillohet si shtesė e praktikave normale tė higjienės orale.
Nė arkiva kėrkuesit kanė gjetur tre studime klinike tė randomizuar tė kontrolluar dhe dy studime klinike tė kontrolluar tė randomizuar dhe dy studime tė kontrolluar qė kishin analizuar njė grup vullnetarėsh qė kishin kryer ēdo ditė larjen e dhėmbėve me furēė dhe pastrimin e gjuhės dhe njė grup kontrolli qė thjesht kishte larė dhėmbėt me furēė.


"Pesė studimet e analizuara tregojnė se pastrimi i gjuhės ėshtė i dobishėm pėr reduktimin e pėrbėrjeve me squfur tė paqėndrueshėm qoftė kur kryhet me njė furēė, qoftė kur kryhet me njė pastrues gjuhe tė pėrshtatshėm," - shpjegon Dagmar Else Slot nga Departamenti i periodontologjisė nė Qendrėn akademike tė stomatologjisė nė Amsterdam (ACTA), Holandė.
"Ėshtė mirė tė dimė qė shumė pacientė preferojnė ndėrmjet dy instrumenteve pastruesin e gjuhės sepse duke pasur ekstremitetet mė tė sheshta nė krahasim me furēėn stimulon mė lehtė refleksin faringeal."
Nė kėtė rishikim autorėt kanė paraqitur rezultatet e studimeve tė popullsisė pėr tė dėshmuar qė halitosis ėshtė njė gjendje mė e pėrhapur nga sa ėshtė supozuar. "Ėshtė vlerėsuar se rreth 30% e popullsisė nė Shtetet e Bashkuara vuan nga halitosis dhe pėrqindjet e ngjashme janė arritur nga kėrkime tė kryera nė Japoni (24%), Kinė (27,5%) dhe Zvicėr (32%)," - pėrmbledh Slot; - "pika e fillimit tė rishikimit tonė ka qenė se nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve tė origjinės sė erės sė pakėndshme ėshtė shtresa qė vesh kurrizin e gjuhės, veēanėrisht nė pjesėn posteriore. Por a ekzistojnė evidenca shkencore tė faktit qė pastrimi i saj sjell njė pėrmirėsim pėr pacientin? Pėrgjigjja ėshtė pozitive: pastrimi ēdo ditė i gjuhės ėshtė nė gjendje tė reduktojė erėn e pakėndshme, edhe pse pėr tė njohur mė mirė efikasitetin e kėsaj praktike do tė jenė tė nevojshme studime mė tė thelluara te pacientėt me halitosis kronike."

Heqja manuale e pjesėzave tė ushqimeve dhe baktereve qė kanė ngecur nė papilat filiforme tė pjesės posteriore tė gjuhės ėshtė pra njė veprim qė mund tė kėshillohet te pacientėt qė vuajnė nga halitosis. Duke qenė se frika e stimulimit tė refleksit faringeal ėshtė njė nga arsyet qė pengon personat pėr tė pastruar gjuhėn ėshtė mirė qė tė kėshillojmė pėrdorimin e pastruesve tė gjuhės nė vend tė njė furēeje tė butė nė mėnyrė qė tė sigurohet njė sukses mė i madh.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 41 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D