Heqja e pigmentimeve gingivale tė melaninės. Krahasimi i dy laserėve

Instrumente dhe Materiale | 29 Mars 2019 |

Heqja e pigmentimeve gingivale tė melaninės. Krahasimi i dy laserėve

Nga Lara Figini


Pigmentimi gingival i melaninės (GMP) ėshtė njė fenomen i zakonshėm, i karakterizuar nga akumulimi i sasive tė tepėrta tė melaninės nė epitel pėr shkak tė njė hiperaktiviteti tė melanociteve nė shtresat qelizore bazė dhe ato mbi bazėn e epitelit.

Kjo mund tė shfaqet nė ēdo grupmoshė, por mė shpesh nė dekadėn e parė dhe tė dytė dhe ėshtė proporcionale nė mėnyrė direkte me shkallėn e errėsimit tė epitelit. Nuk ėshtė njė fenomen i limituar te njerėzit me ngjyrė, por mund tė verifikohet nė tė gjitha grupet etnike, ndėrmjet 0 dhe 89%, edhe pse ėshtė mė e zakonshme nė popullsitė afrikane, aziatike dhe mesdhetare.

Ndonjėherė kėto pigmentime, veēanėrisht nėse janė tė pranishme nė sektorėt estetikė (si nė gummy-smile), i sigurojnė pacientėve problematika estetike qė i detyrojnė tė kėrkojnė ndihmėn e stomatologut pėr heqjen e tyre.

Janė tė shumta trajtimet e mundshme ndėrmjet tė cilėve: abrazioni me bisturi ose frezė tė diamantuar, gingivektomi, elektrokirurgji, kriokirurgji, trajtime me agjentė kimikė me bazė 90% fenol ose 95% alkool, grafte gingivale tė marrė nga zonat mė pak tė pigmentuara me laser.

Metoda e fundit ėshtė pėrshkruar si njė metodė e sigurt dhe efikase, shumė pak invazive dhe e mirėpritur nga pjesa mė e madhe e pacientėve.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė fundit tė publikuar nė Oral Surgery nė nėntor 2018, autorėt kanė krahasuar pėrdorimin e laserit Nd:YAG me njė laser me dioda nė trajtimin e GMP nė bazė tė periudhės sė shėrimit, recidivave tė verifikuara mė pas dhe pranueshmėrinė nga pacienti. Njėzet individė me GMP tė moderuar ose tė rėndė janė pėrfshirė nė kėtė studim.

Me laserin Nd:YAG me pulsim tė rrjedhshėm dhe gjatėsi vale 1064 nm, janė trajtuar me GMP tė dy kuadrantėt djathtas dhe me laser me dioda me modalitet tė rrjedhshėm, gjatėsi vale 980 nm, janė trajtuar GMP nė anėn e majtė.

Vlerėsimi klinik i kuadrantėve tė ndryshėm ėshtė kryer nė njė distancė prej 1 jave, 1, 3, 6 dhe 9 muajsh pas ndėrhyrjes.

Rezultate
Nga ekzaminimi klinik ėshtė parė qė shėrimi i plotė i gingivave ėshtė verifikuar nė njė periudhė nga 1 javė (30% dioda, 40% Nd:YAG) deri nė 4 javė (70% dioda, 60% Nd:YAG).

Pas 9 muajsh nga ndėrhyrja pjesa mė e madhe e pacientėve kanė qenė tė kėnaqur nga procedura edhe pse recidiva ishte me 35%.

Analizat statistikore nuk kanė treguar diferenca tė konsiderueshme ndėrmjet laserit Nd:YAG dhe atij me dioda pėrsa i pėrket tė gjitha variablave tė hetuara (P>0,05).

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė nė fakt duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se qoftė laseri Nd:YAG qoftė ai me dioda janė konsideruar efikasė pėr menaxhimin e pigmentimeve gingivale fiziologjike, edhe pse recidiva ėshtė ende e pranuar.

Implikacione klinike
Profesionistėt e shėndetit mund tė zgjedhin lirisht pėrdorimin e laserit Nd:YAG ose tė atij me dioda nė bazė tė aftėsive financiare personale dhe disponueshmėrisė sė pajisjeve, sepse tė dy garantojnė rezultate tė kėnaqshme nė heqjen e pigmentimeve gingivale tė melaninės.

Pėr mė tepėr:
Rahaf Salahi Alasbah, Omar Hamadah. A comparative clinical study between the efficacy of Nd:YAG laser and diode laser in the management of physiologic gingival melanin pigmentation. Oral Surgery 2018;11:282-90.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 37 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D