Mjetet pėr mbrojtjen personale tė stomatologut

Instrumente dhe Materiale | 5 Mars 2019 |

Mjetet pėr mbrojtjen personale tė stomatologut


Ėshtė e rėndėsishme pėr atė punon me agjentė biologjikė tė njohė risqet qė vijnė nga aktiviteti qė zhvillon dhe si pasojė tė kuptojė nevojėn pėr tė pėrshtatur mjete pėr mbrojtjen personale pėr tė shpėtuar integritetin personal fizik.


Me mjete pėr mbrojtjen personale nėnkuptohet ēdo pajisje qė ėshtė pėrcaktuar pėr t'u veshur dhe pėr t'u mbajtur gjatė orarit tė punės me qėllim qė tė mbrohen kundėr risqeve qė kėrcėnojnė sigurinė dhe shėndetin gjatė punės.
NUK janė mjete pėr mbrojtjen personale rrobat e zakonshme tė punės dhe uniformat qė nuk janė specifike nuk mund tė mbrojnė shėndetin dhe sigurinė e punonjėsit. Pėr klinikat stomatologjike konsiderohen si mjete pėr mbrojtjen personale:
- Dorezat
- Maskat e fytyrės
- Pėrparėset
- Syzet
- Mburoja fytyre

1) Dorezat
Pėrsa i pėrket dorezave pėrdorimi i tyre redukton rrezikun e transmetimit tė infeksionit nga njė individ te tjetri dhe nga njė objekt ose mjet i kontaminuar te personat. Dorezat nuk zėvendėsojnė larjen e duarve, duke qenė se mund tė kenė mikro-vrima, ose sepse duart mund tė infektohen gjatė heqjes sė vetė dorezave.

Parimi qė duhet tė drejtojė zgjedhjen dhe pėrdorimin e dorezave duhet tė jetė pėrshtatshmėria e tyre sipas funksionit pėr tė cilin janė krijuar, sipas indikacioneve tė pėrgjithshme:
a) Tė pėrdoren doreza kur kryhen ekzaminime pėr procedurat qė pėrcaktojnė kontaktin me mukozat, sekrecionet, gjakun dhe lėngje tė tjera trupore;
b) Tė ndėrrohen dorezat pasi ėshtė pėrfunduar vizita;
c) Tė pėrdoren doreza tė trasha pėr kryerjen e procedurave si pastrimi i mjeteve apo i ambientit. Dorezat qė pėrdoren pėr kėto qėllime mund tė pėrdoren mė shumė se njė herė, por duhet tė hidhen nėse ēahen apo shpohen.

Ėshtė e rėndėsishme qė:
- Tė lahen duart para se tė vihen dorezat nė mėnyrė qė tė parandalohet transmetimi i infeksioneve
- Tė mbahen thonjtė e shkurtėr, pėr tė shmangur grumbullimet e tepėrta nė majėn e dorezės dhe lezione tė mėvonshme
- Tė mos mbahen unaza ose byzylykė sepse nuk lejojnė njė higjienė tė mirė tė duarve dhe mund tė dėmtojnė dorezat.
- Tė shmanget pėrdorimi i kremrave pėrpara veshjes sė dorezave sepse disa kremra mund tė interferojnė me pėrshkueshmėrinė e dorezės dhe veshja e saj mund tė pengohet.

2) Maskat e fytyrės
Janė pėr tė parandaluar transmetimin e piklave, qė pėrgjithėsisht pėrhapen nė distanca tė vogla (mė pak se 1 metėr) dhe bėrthamat e pikėzave dhe bėrthamat avulluese, qė nė fakt qėndrojnė nė ajėr dhe mund tė pėrshkojnė distanca mė tė mėdha. Maskat kontribuojnė edhe pėr tė mos lejuar atė qė i mban tė prekė hundėn dhe gojėn.
Nėse infeksioni transmetohet nga piklat, maska duhet tė vihet nga tė gjithė ata qė i afrohen shumė pacientit. Maskat duhet tė jenė njėpėrdorimshme.
Mjetet e tjera janė parashikuar pėr njė mbrojtje sa mė tė mirė tė profesionistėve nga infeksionet!


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 46 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D