Materiale tė reja eksperimentale bioaktive pėr mbrojtjen pulpare


|

Instrumente dhe Materiale | 21 Qershor 2018 |

Materiale tė reja eksperimentale bioaktive pėr mbrojtjen pulpare

Analiza e karakteristikave mekanike, biokompatibilitetit dhe bioaktivitetit

Nga Figini Lara


Trajtimi i lezioneve karioze tė thella mund tė behet ndonjėherė i vėshtirė mbi tė gjitha, kur pėr tė hequr plotėsisht kariesin krijohet njė ekspozim pulpar qė mund tė reduktojė mundėsinė e mbijetesės sė vetė pulpės.

Njė material mbrojtės i pulpės, ideal nė kėto raste, duhet tė jetė shumė biokompatibėl dhe bioaktiv dhe duhet tė zotėrojė kėshtu karakteristika terapeutike pėr tė stimuluar proceset e rimineralizimit dhe tė riparimit tė pulpės.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit

Nė njė studim eksperimental in vitro, tė publikuar kohėt e fundit nė Dental Materials, qershor 2018, vlerėsohen karakteristikat mekanike, biokompatibiliteti, kapaciteti pėr tė prodhuar diferencimin qelizor dhe bioaktivitetin e disa materialeve rezinoze eksperimentale tė fotopolimerizueshme qė pėrmbajnė micro-filler bioaktiv.

Katėr micro-filler me fosfosilikat kalciumi janė pėrgatitur dhe inkorporuar nė njė pėrzierje rezinoze:

• 1. Bioglass 45S5 (BAG)
• 2. Qelq bio i shtuar me zink (BAG-Zn)
• 3. Silikat kalciumi i tipit beta TCP-i modifikuar (Beta CS)
• 4. Zink i shtuar me beta CS (Beta CS-Zn)

Kėto rezina eksperimentale janė testuar pėr rezistencė ndaj pėrkuljes (FS) dhe rezistencė ndaj frakturės (FT) pas 24 orėsh dhe pas 30 ditėsh nga qėndrimi nė likidin trupor tė simuluar (SBF).

Citotoksiciteti ėshtė vlerėsuar duke pėrdorur dozimin MTT, ndėrsa bioaktiviteti ėshtė vlerėsuar duke pėrdorur analizėn e mineralizimit dhe shprehjes gjenike (Runx-2 dhe ALP).

Rezultate
Vlera mė e ulėt e rezistencės ndaj pėrkuljes FS dhe rezistenca ndaj frakturės FT pas 24 orėsh ėshtė verifikuar nė kampionė me bazė tė rezinės beta CS, ndėrsa tė gjithė materialet e tjerė qė i janė nėnshtruar testeve kanė treguar njė zvogėlim tė FS vetėm pas njė konservimi tė zgjatur nė kohė nė SBF.

Beta CS-Zn ka mbajtur njė rezistencė ndaj frakturės FT tė pranueshme edhe pas 30 ditėsh qėndrimi nė likidin trupor tė simuluar SBF.

Inkorporimi i micro-filler bioaktiv nuk ka pasur efekte negative nė biokompatibilitetin e materialeve eksperimentale tė testuar nė kėtė studim.

 
Pėrfshirja e filler-ave tė shtuar me zink ka rritur ne mėnyrė domethėnėse potencialin e rimineralizimit qelizor dhe shprehjen e gjeneve osteogjenike Runx-2 dhe ALP (p<0,05).

Implikime klinike
Nga tė dhėnat e kėtij studimi ėshtė zbuluar se vetėm rezinat qė pėrmbajnė dy bioaktivizues tė shtuar me zink janė nė gjendje qė tė mbajnė karakteristika mekanike tė mira dhe tė qėndrueshme nė kohė.

Pėr sa i pėrket biokompatibilitetit dhe diferencimit qelizor, rezinat qė pėrmbajnė mbushės tė shtuar me zink (beta CS-Zn dhe BAG-Zn) kanė rezultuar tė jenė materialet alternative tė mbrojtjes sė pulpės mė premtuese pėr t'u pėrdorur klinikisht.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 47 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D