Ndikimi i zhytjes nė hipoklorit natriumi dhe i sterilizimit nė autoklavė nė rezistencėn ndaj frakturave tė instrumenteve nė nikel-titan tė trajtuar nė mėnyrė termike


|

Instrumente dhe Materiale | 16 Prill 2018 |

Ndikimi i zhytjes nė hipoklorit natriumi dhe i sterilizimit nė autoklavė nė rezistencėn ndaj frakturave tė instrumenteve nė nikel-titan tė trajtuar nė mėnyrė termike

Ja rezultatet e njė kėrkimi italian tė raportuara nga Journal of Endodontics

Prof. Eugenio Pedullà, prof. Ernesto Rapisarda


Terapia endodontike akoma edhe sot ėshtė pėrcaktuar "kimio-mekanike" pasi pėrdor instrumente mekanike rrotulluese (si ata nė nikel-titan) dhe me zgjidhje kimike irriguese (si hipokloriti i natriumit) me qėllimin pėr tė pėrftuar dezinfektimin mė tė lartė tė mundshėm tė sistemit kanalar. Instrumentet kanalare nė nikel-titan (NiTi) janė prezantuar nė vitin 1988 pėr tė kaluar ashpėrsinė e atyre nė ēelik; megjithatė ka njė perceptim tė pėrgjithshėm qė instrumente tė tilla tė kenė njė risk tė lartė pėr fraktura gjatė pėrdorimit tė tyre. Prandaj prodhuesit kanė vazhduar pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar cilėsitė dhe rezistencėn e tyre ndaj frakturės.

Fraktura e fileve NiTi mund tė shkaktohet nga lodhja torsionale (pėrdredhėse) ose nga pėrkulja (kjo e fundit e njohur dhe si stresi nga lodhja ciklike). Ndėr faktorėt qė mund tė pėrmirėsojnė rezistencėn ndaj lodhjes klinike tė instrumenteve NiTi janė trajtimet termike tė aliazhit. Instrumentet endodontike nė NiTi pėrdoren nė prani tė irriguesve si hipokloriti i natriumit nė brendėsi tė kanaleve radikolare dhe shpesh ripėrdoren duke pėsuar procese tė sterilizimit nga njėri pėrdorim nė atė tė radhės. Cilėsitė korrozive tė hipokloritit tė natriumit mund tė reduktonin rezistencėn ndaj frakturės sė instrumenteve NiTi; temperaturat e larta tė pėrdorura gjatė procesit tė autoklavės duke krijuar mundėsisht njė lloj trajtimi termik, mund tė rrisin rezistencėn ndaj frakturave tė instrumenteve NiTi.

Prandaj, cili mund tė jetė ndikimi i njė apo i tė dyja kėtyre procedurave klinike (irrigimi dhe autoklava) mbi rezistencėn ndaj lodhjes klinike tė instrumenteve NiTi dhe nė veēanti, tė atyre tė trajtuar nė mėnyrė termike?

Njė studim in vitro i publikuar nė Journal of Endodontics nė prill 2018 ėshtė kujdesur pėr kėtė argument dhe ka arritur nė konkluzionin se cikle edhe tė pėrsėritura tė sterilizimit nuk kanė influencuar nė lodhjen klinike tė instrumenteve endodontike NiTi tė trajtuara nė mėnyrė termike (CM-wire dhe R-phase) me pėrjashtim nga instrumentet Twisted Files (tė fabrikuara me procesin termik R-phase) qė kanė treguar njė zvogėlim domethėnės nė rezistencėn ndaj lodhjes ciklike pas 3 cikleve tė sterilizimit. Zhytja nė hipoklorit natriumi nuk ka reduktuar nė mėnyrė domethėnėse rezistencėn ndaj lodhjes ciklike tė fileve tė trajtuar nė mėnyrė termike qė janė hetuar. Nė veēanti autorėt (italianė) tė kėtij studimi kanė marrė nė konsideratė 210 instrumente tė reja me diametėr me majė 25 dhe taper .06 Twisted Files (trajtim R-phase) dhe Hyflex CM (trajtim CM-wire) duke i ndarė nė 7 grupe (n = 15) pėr ēdo markė:

• Grupi 1 (kontrolli), pėrfshin instrumentet e reja qė nuk do tė pėsojnė asnjė trajtim;
• Grupet 2 dhe 3, pėrbėhen nga instrumente tė zhytura nė mėnyrė dinamike pėr 3 minuta nė solucionin e hipokloritit tė natriumit 5% (fig.1) 1 dhe 3 herė, respektivisht;
• Grupet 4 dhe 5, pėrbėhen nga instrumente vetėm tė futur nė autoklavė 1 dhe 3 herė, respektivisht;
• Grupet 6 dhe 7, pėrbėhen nga instrumente qė kanė marrė njė cikėl zhytje dinamike pėr 3 minuta nė hipoklorit natriumi 5% ndjekur nga sterilizimi nė autoklavė pėr 1 dhe 3 herė, respektivisht.


Fig.1 Hyflex CM #25.06 zhytur nė hipoklorit natirumi 5% (zhytje dinamike - 500rpm - pėr 3 minuta)

Nė vijim instrumentet i janė nėnshtruar njė prove tė lodhjes ciklike duke regjistruar numrin e cikleve (rrotullimeve) tė kryera nga instrumentet e testuara para se tė thyheshin (NCF) nė brendėsi tė njė kanali artificial me kėnd 60° dhe 5 mm rreze harkimi (fig.2).

Fig.2 Hyflex CM #25.06 nė brendėsi tė kanalit artificial me kėnd 60° dhe rreze harkimi tė pėrdorur pėr testet e lodhjes ciklike

Gjithashtu, morfologjia e sipėrfaqes sė zonės sė frakturuar tė fileve NiTi tė testuar ėshtė studiuar nėpėrmjet mikroskopisė elektronike me skanim (SEM) (fig. 3) dhe analiza spektroskopike me dispersion tė energjisė (EDS).

Fig.3 Pamje laterale nė mikroskopin elektronik (SEM) tė sipėrfaqes sė frakturės sė Twisted Files pas 3 cikleve tė pėrsėritura tė zhytjes nė hipoklorit dhe autoklavė

Nga rezultatet e pėrftuara nga studimi del nė pah se zhytja nė hipoklorit natriumi pėr 3 minuta (dhe e pėrsėritur 3 herė) nuk ka reduktuar rezistencėn ndaj lodhjes ciklike tė dy fileve tė testuar (P>.05).

Megjithatė sterilizimi nė autoklavė edhe pse nuk redukton nė asnjė rast rezistencėn ndaj lodhjes ciklike tė Hyflex CV (P>.05), ka ēuar nė njė tendencė mė tė madhe ndaj frakturės sė Twisted Files vetėm kur pėrsėritet 3 herė, pavarėsisht nga zhytja nė hipoklorit natriumi (P<.05).

Analiza EDS ka treguar praninė e njė shtrese tė oksidit tė sipėrfaqes nė Hyflex CM, ndėrsa asnjė ndryshim morfologjik nė SEM, apo kimik nė EDS nuk ėshtė hasur midis fileve tė sė njėjtės markė qė i pėrkasin grupeve tė ndryshme.

Nga tė dhėnat e zbuluara nga ky studim in vitro, mund tė pėrfundojmė se pėrdorimi i instrumenteve NiTi nė prani tė hipokloritit tė natriumit nuk kompromenton rezistencėn ndaj frakturės nga pėrkulja (lodhje ciklike) me instrumente tė trajtuar nė mėnyrė termike si Twisted Files (R-phase) dhe Hyflex CM (CM-wire).

Sterilizimi nė autoklavė nė fakt ka prodhuar njė pėrkeqėsim tė rezistencės ndaj lodhjes ciklike vetėm tė Twisted files nėse pėrsėritet pėr 3 herė duke kėshilluar njė pėrdorim tė kufizuar klinik.

Pėr mė tepėr:

• Pedullà E, Benites A, La Rosa GM, Plotino G, Grande NM, Rapisarda E, Generali L. Cyclic fatigue resistance of heat-treated nickel-titanium instruments after immersion in sodium hypochlorite and/or sterilization. J Endod 2018 Apr;44(4):648-653


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 71 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D