Ozonoterapia dhe dhimbja muskulore kronike nė ērregullimet temporomandibulare


|

Ortodonci dhe gnatologji | 17 Korrik 2017 |

Ozonoterapia dhe dhimbja muskulore kronike nė ērregullimet temporomandibulare



Nė gjendjen aktuale ērregullimet temporomandibulare (TMDs) rezultojnė se kanė njė prevalencė qė varion nga 5% nė 12%. 65% e pacientėve tė prekur nga kėto ērregullime raportojnė dhimbje qė lidhet shpesh dhe me njė farė intensiteti qė nuk duket se arrihet tė mbahet nėn kontroll me metodat tradicionale.
Me termin e pėrgjithshėm "Ērregullime temporomandibulare (TMDs)" mbyllet njė seri problematikash klinike qė kanė tė bėjnė me artikulacionin temporomandibular (TMJ) dhe muskujt mastikator.

Etiologjia e TMD ėshtė multifaktoriale dhe mund tė shkaktohet nga:

1. malokluzioni
2. traumat
3. bruksizmi
4. sinusiti
5. kapsuliti
6. osteoartroza
7. dėmtimet e brendshme tė artikulacionit temporo-mandibular

TMD karakterizohen nga dhimbje, zhurma artikulare, lėvizje mandibulare e limituar por mbi tė gjitha mialgji e muskujve mastikator.
Trajtimi i kėtyre ērregullimeve shtrihet nga pllakat okluzale, nė terapinė me laser, nė stimulimin elektrik transkutan nervor. Si alternativė e kėtyre metodikave kohėt e fundit flitet gjithmonė e mė shumė pėr terapinė me ozon qė mund tė inkuadrohet si njė metodė minimalisht invazive pėr tė reduktuar dhimbjen muskulore.
Sipas njė studimi tė publikuar nė Journal of Oral Rehabilitation tė qershorit 2017 terapia me ozon nė fakt mund tė merret nė konsideratė si njė alternativė ndaj metodave tradicionale nė menaxhimin e dhimbjes muskulore mastikatore kronike nė rastet e TMD duke lejuar njė konsum mė tė vogėl nga ana e pacientit tė barnave kundėr dhimbjes dhe relaksuesve tė muskujve.
Nė studim janė seleksionuar 40 femra me moshė mesatare 31,7 vjeē me diagnozė tė sindromės sė mosfunksionimit temporomandibular (RDC/TMD) me dhimbje muskulore kronike tė rėndėsishme. Pacientet janė ndarė nė mėnyrė rastėsore nė dy grupe:


A) Grupi Ozonit (OG; n= 20) ku pacientet kanė marrė terapinė e ozonit me frekuencė tė lartė nė pikėn me dhimbjen mė tė madhe muskulore
B) Grupi Placebo (PG; n = 20) ku pacientet kanė marrė placebo nė pikėn me dhimbjen mė tė madhe muskulore


Ozoni dhe placebo janė aplikuar tre herė nė javė pėr njė total prej 6 sesionesh. Janė ekzaminuar lėvizjet mandibulare, relaksimi i muskujve mastikator dhe janė pėrftuar vlerat e pragut tė dhimbjes nga presioni (PPT). Nivelet e pragut tė dhimbjes subjektive janė vlerėsuar duke pėrdorur shkallėn analogjike VAS. Kėto vlerėsime janė kryer nė kohėn 0, pas 1 muaji dhe 3 muajsh.
Nga rezultatet e marra nga studimi autorėt kanė mundur tė konstatojnė se terapia me ozon ka reduktuar nė mėnyrė domethėnėse intensitetin e dhimbjes duke shtuar vlerat e pragut tė perceptimit tė dhimbjes pas presionit (PPT) nė mėnyrė domethėnėse nga koha 0 pas 1 muaji dhe 3 muajsh nė krahasim me grupin placebo. Vlerat e PPTs tė muskulit temporal dhe maseter pas 3 muajsh nga kontrolli, kanė rezultuar nė mėnyrė domethėnėse mė tė larta nė grupin OG nė krahasim me grupin placebo. Lėvizjet mandibulare nuk kanė treguar ndryshime domethėnėse midis grupeve tė trajtimit pėrveē vlerave tė ekskursionit lateral tė djathtė pas 3 muajsh (OG = 8 · 90 ± 1 · 77, PG = 6 · 85 · 2 · 41, P = 0,003).
Me kufizimet e studimit nė fjalė terapia me bazė ozonin mund tė konsiderohet njė alternativė ndaj metodave tradicionale ose qė duhet tė kombinohet me to, duke qenė njė trajtim jo invaziv dhe relativisht i shpejtė dhe mė i rehatshėm se trajtimi pėr shembull me pllaka okluzale. Ozonoterapia ka dėshmuar efekte pozitive nė menaxhimin e dhimbjes sė shkaktuar nga TMD dhe nė pėrmirėsimin e funksionalitetit mandibular. Studime tė mėtejshme RCT me follow-up mė tė gjatė janė tė nevojshme pėr tė pėrcaktuar nėse kėto rezultate kanė rėndėsi klinike apo jo. Megjithatė duhet shtuar se dhe terapia me placebo ka dėshmuar pėrmirėsime nė parametrat e testuar prandaj duhet konsideruar se nė kėto rrethana njė incidencė e mirė ndodh pėr shkak tė komponentit psikologjik qė nuk duhet tė anashkalohet nė terapinė e dhimbjes.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:

J Oral Rehabil. 2017 Jun;44(6):442-451. Effect of high-frequency bio-oxidative ozone therapy for masticatory muscle pain: a double-blind randomised clinical trial. Celakil T, Muric A, Gokcen Roehlig B, Evlioglu G, Keskin H.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D