Ndikimi i aspirinės nė rastet e pėrsėritura ortodontike: rezultatet nga njė studim laboratorik


|

Ortodonci dhe gnatologji | 30 Maj 2017 |

Ndikimi i aspirinės nė rastet e pėrsėritura ortodontike: rezultatet nga njė studim laboratorik



Pėr njė ortodont pėrsėritja pas njė trajtimi ortodontik ėshtė sfida mė e madhe dhe shkaku primar i dėshtimit. Deri mė tani frenimi i pėrhershėm konsiderohet si metoda e vetme pėr tė garantuar qėndrueshmėrinė post-traumatike afatgjatė (Little et al., 1988), duke shmangur pėrsėritjet.
Shumė studime laboratorike janė kryer vitet e fundit me qėllimin pėr tė gjetur njė metodė pėr tė reduktuar spostimet dentare nėpėrmjet rregullimit tė aktivitetit tė osteoklasteve. Rimodelimi i kockės alveolare, shkaktuar nga veprimi i osteoblasteve dhe osteoklasteve ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė pėrsėritjes nė ortodonci (Yoshida et al., 1999) dhe studime tė ndryshme nė literaturė e lidhin kėtė me njė reagim sistematik tė sistemit imunitar. Arron dhe Choi (2000) nė vitin 2000, pėr herė tė parė kanė futur konceptin e osteoimunologjisė qė pėrshkruan njė sistem integrimi midis kockės dhe sistemit imunitar.
Sipas kėsaj disipline forca mekanike e aplikuar te dhėmbėt provokon njė pėrgjigje imunitare tė tipit inflamator ndėrmjetėsuar nga indet periodontale duke pėrfshirė aktivizimin e qelizave T me pasojė riabsorbimin kockor (Verva era l., 1999). Megjithatė qelizat T mund tė influencojnė osteoklastogjenezėn nėpėrmjet sekretimit tė citokinave tė ndryshme si interleukina 1 (IL-1), IL-6, interferoni ć (IFN-ć) dhe IL-4.
Ortodontistėt zakonisht pėrdorin analgjezikė si aspirina, njė bar antiinflamator jo steroid (FANS) pėr tė lehtėsuar dhimbjen e pacientėve gjatė trajtimit ortodontik dhe ėshtė vėnė re se nė mėnyrė tė papritur aspirina shpesh frenon efektin klinik tė trajtimit ortodontik (Arias dhe Marquez-Orozco 2006).

Studimet te kafshėt kanė treguar njė zvogėlim tė shkallės sė lėvizjes dentare nė rastet e konsumimit tė FANS (Kehoe et al., 1996).

Nga njė studim inovativ laboratorik me minj, tė publikuar nė "Journal of Dental Research" tė majit 2017 dalin nė pah rezultate mahnitėse qė tregojnė se trajtimi me aspirinė mund tė bllokojė pėrsėritjen ortodontike duke rregulluar qelizat Th1 dhe duke inhibuar limfocitet CD4 + T. Nė kėtė studim autorėt kanė marrė nė konsideratė minjtė meshkuj Sprague-Dawley tė cilėve i janė aplikuar forca ortodontike (OTM). Gjysmės sė kampioneve i ėshtė administruar aspirinė pėr 10 ditė pas 14 ditėsh OTM.

Kėshtu janė marrė gjurmė nė silikon tė dhėmbėve maksilarė tė minjve pėr tė regjistruar distancėn e OTM nė pikėn e treguar dhe janė zbuluar spostimet e pėrsėritura nė kampione tė ndryshme. Limfocitet CD4 + T nė shpretkė janė ekzaminuar nėpėrmjet citometrisė me fluks.
Janė marrė dhe nivele tė serumit tė qelizave T-ndihmėse (Th1), T 1 tė tipit 1, tė faktorit tė nekrozės tumorale (TNF- į) dhe tė interferonit ć (IFN-ć) nėpėrmjet njė dozimi imuno-perthithės enzimatik.
Efektet e aspirinės nė qelizat CD4 + T dhe Th1 janė analizuar dhe in vitro. Nga rezultatet e studimit ėshtė parė se aspirina redukton nė mėnyrė domethėnėse frekuencėn e pėrsėritjes ortodontike dhe frenon nė mėnyrė tė konsiderueshme diferencimin e qelizave CD4 + T dhe Th1.
Kėto tė dhėna laboratorike duhet qė nė mėnyrė tė qartė tė gjejnė akoma njė konfirmim me studime tė tjera krahasuese in vitro dhe in vivo dhe me tė cilat modaliteti aplikues shpesh mund tė sjellė avantazhe klinike.

 
Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
 
- Little RM, Riedel RA, Artun J. 1988. AN evaluation of changes in mandibular anterior alignment from 10 to 20 years postretention. Am J Orthod Dentofacial Orthop. 93(5):423-428.

- Yoshida Y, Sasaki T, Yokoya K, Hiraide T, Shibasaki Y. 1999. Cellular roles in relapse processes of experimentally-moved rat molars. J Electron Microsc (Tokyo). 48(2):147-157.

- Arron JR, Choi Y. 2000. Osteoimmunology: bone versus immune system. Nature. 408(6812):535-536.

- Verna C, Zaffe D, Siciliani G. 1999. Histomorphometric study of bone reactions during orthodontic tooth movement in rats. Bone. 24(4):371- 379.

- Arias OR, Marquez-Orozco MC. 2006. Aspirin, acetaminophen, and ibuprofen: their effects on orthodontic tooth movement. Am J Orthod Dentofacial Orthop. 130(3):364-370.

- Kehoe MJ, Cohen SM, Zarrinnia K, Cowan A. 1996. The effect of acetaminophen, ibuprofen, and misoprostol on prostaglandin E(2) synthesis and the degree and rate of orthodontic tooth movement. Angle Orthodontist. 66(5):339-349.

- Aspirin Blocks Orthodontic Relapse via Inhibition of CD4+ T Lymphocytes Y. Liu, T. Zhang, C. Zhang, S.S. Jin, R.L. Yang, X.D. Wang, N. Jiang3, Y.H. Gan, X.X. Kou, and Y.H. Zhou Journal of Dental Research 2017, Vol. 96(5) 586- 594

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 64 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D