Vlerėsimi linguistik i njė pyetėsori pėr diagnozėn e shqetėsimeve respiratore tė gjumit te fėmijėt


|

Ortodonci dhe gnatologji | 1 Mars 2017 |

Vlerėsimi linguistik i njė pyetėsori pėr diagnozėn e shqetėsimeve respiratore tė gjumit te fėmijėt



Objektivat

Rikėrkimi nė literaturė i njė pyetėsori me saktėsinė mė tė madhe diagnostikuese pėr shqetėsimet respiratore tė gjumit (DRS) te fėmijėt dhe vlerėsimi i kėtij tė fundit nė gjuhėn italiane.
Materiale dhe metoda. Njė kėrkim fillestar bibliografik nė data bazė ka mundėsuar identifikimin e pyetėsorit me saktėsinė mė tė madhe diagnostikuese. Ky i fundit i ėshtė nėnshtruar pėrkthimit dhe pėrshtatjes nė versionin italian sipas njė procesi pėrkthimi dhe pėrkthimi retro ("forward/backward translation") pra njė pre-test pėr administrimin ("cognitive debriefing"). Nė pre-test, nė njė kampion prej 20 pacientėsh (6 meshkuj dhe 14 femra, mosha mesatare 40,5 vjeē) janė vlerėsuar karakteristikat vijuese: qartėsia, kuptueshmėria, pėrshtatshmėria dhe rėndėsia kulturore e versionit tė pėrkthyer.


Rezultate


Faza e parė: Kėrkimi bibliografik.
Nga kėrkimet dhe analizimet e shumta tė artikujve tė pranishėm nė literaturė me qėllim vlerėsimin e kapacitetit diagnostikues tė pyetėsorėve dhe testeve klinike tė pėrdorur nga autorė tė ndryshėm pėr diagnozėn e DRS, pyetėsori me saktėsinė mė tė madhe diagnostikuese ka rezultuar Pediatric Sleep Questionnaire (PSQ). Nė formėn e tij tė reduktuar me 22 pika (PSQ-SRBD), pyetėsori mund tė plotėsohet lehtėsisht nga prindėrit e fėmijėve nga 2 deri nė 18 vjeē duke pėrdorur vetėm pėrgjigjet "po", "jo" dhe "nuk e di". Pyetėsori ėshtė i ndarė nė 10 seksione dhe heton aspekte tė ndryshme tė cilėsisė sė gjumit, nga gėrhitja te zakonet e sjelljes gjatė ditės dhe natės.

Faza e dytė: Vlerėsimi linguistik-kulturor i pyetėsorit.
Pas fazave tė para tė vlerėsimit linguistik ėshtė krijuar versioni para final i pyetėsorit i pėrdorur mė pas pėr cognitive debriefing. Gjatė fazave tė cognitive debriefing ėshtė plotėsuar raporti final qė ka mundėsuar hetimin rreth nivelit tė vėshtirėsisė, kuptimit, qartėsisė dhe precizionit tė pyetjeve. Nga raporti final u zbulua se asnjė individ nuk paraqiste vėshtirėsi nė pėrgjigjen e pyetjeve. Megjithatė tė gjithė individėt e intervistuar kanė gjykuar shumė mirė kuptimin, qartėsinė dhe precizionin e pyetėsorit.
Ekzekutimi i sertė dhe preciz i hapave tė kėrkuar pėr vlerėsimin linguistik-kulturor ka ēuar nė hartimin e versionit italian.

Konkluzione

Nga studimi i kryer mund tė dalim nė pėrfundimin se Pediatric Sleep Questionnaire nė formėn e tij tė reduktuar me 22 pika (PSQ-SRBD) pėrfaqėson njė pyetėsor nė gjuhėn angleze me saktėsinė mė tė madhe diagnostikuese pėr DRS te fėmijėt. Procesi i vlerėsimit kulturo-linguistik i pyetėsorit, me aprovimin paraprak tė autorit ka lejuar hartimin e versionit italian, aktualisht nė pėrdorim, pėr vlerėsimet psikometrike qė mund tė pėrbėjė njė instrument tė mėtejshėm dhe tė thjeshtė diagnostikues pėr diagnozėn e hershme tė DRS te fėmijėt italianė dhe mund tė pėrdoret lehtėsisht edhe nga stomatologu gjatė aktivitetit tė tij klinik. 


Artikullin origjinal e gjeni duke klikuar kėtu.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 104 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D