Osteogenesis mandibulare me distraktorė: njė rishikim sistematik mbi efektet dhe qėndrueshmėrinė e indeve tė forta dhe tė buta


|

Ortodonci dhe gnatologji | 9 Nėntor 2016 |

Osteogenesis mandibulare me distraktorė: njė rishikim sistematik mbi efektet dhe qėndrueshmėrinė e indeve tė forta dhe tė buta

Gabriele Rossini


Distraksioni osteogjenik mandibular (MDO) ėshtė futur nga Rosenthal nė 1927, i cili u nis nga pėrdorimi i njė aparature tė ankoruar nė mėnyrė skeletike qė aktivizohej gradualisht pėr njė muaj. Kjo teknikė ėshtė pėrshtatur sepse lejon arritjen e rezultateve tė mira nė trajtimin kirurgjik tė hipoplazive mandibulare midis 15 dhe 50 mm. Pavarėsisht pėrhapjes sė gjerė dhe historisė sė kėsaj teknike, sot nuk janė tė pranishme nė literaturė tė dhėna rreth rezultateve tė arritura me kėtė trajtim. Qėllimi i kėtij rishikimi sistematik tė literaturės ėshtė qė tė pėrcaktohen se cilat janė efektet nė nivelin kockor dhe tė indeve tė buta tė MDO nė fund tė trajtimit dhe nė follow-up afatgjatė.


Protokolli i pėrdorur pėr kėtė studim  ka qenė i regjistruar nė PROSPERO (International Prospective Register of Systematic Reviews).
Ėshtė hetuar literatura shkencore e disponueshme deri nė Maj 2015 pėr tė identifikuar tė gjithė artikujt qė kanė tė bėjnė me MDO - nė qė respektojnė kriteret e pėrfshirjes:
• Studime mbi pacientė, me tė paktėn 10 pjesėmarrės.
• MDO e kryer me distraktorė intraoralė dhe mentoplastikė tė mundshme.
• Mungesa e ndėrhyrjeve tė tjera me kirurgji maksilo-faciale.
• Vlerėsimi i menjėhershėm dhe/ose afatgjatė i ndryshimeve skeletike dhe i indeve tė buta.
Nxjerrja e tė dhėnave ėshtė bėrė sipas qasjes PICO, duke pėrdorur njė tabelė tė tė dhėnave tė personalizuara pėr kėtė studim. Vlerėsimi i cilėsisė sė artikujve tė pėrfshirė nė rishikim ėshtė kryer me njė shkallė me 3 vlera, e ideuar nga Swedish Council on Technology Assessment in Health Care (SBU).


Janė seleksionuar 8 artikuj, niveli i cilėsisė sė tė cilave varion nga i ulėt nė tė moderuar. Prandaj pėrfundimet qė rezultojnė nga kampioni do tė kenė njė nivel evidentimi tė limituar. Dimensioni vertikal skeletik rritet nė mėnyrė tė konsiderueshme ndėrmjet 5 dhe 10 mm (p<0.05), ndėrsa dimensioni sagital rritet midis 5 dhe 8 mm, mesatarisht 10% e gjatėsisė mandibulare (p<0.05). Janė vėzhguar pėrmirėsime edhe pėr pėrmasat e kėndeve, nė tė dyja planet. Megjithatė, duhet shėnuar njė recidivė mesatare e konsiderueshme, mbi tė gjitha nė planin vertikal (2,5 mm). Njė kėnd gonial i rritur dhe njė vlerė e lartė e raportit pre-trajtim tė Jarabak lidhen nė mėnyrė tė konsiderueshme me njė rritje tė recidivės.
 Pėrsa i pėrket dimensionit vertikal tė indeve tė buta ėshtė e disponueshme njė provė e limituar. Pozicioni i buzėve dhe i indeve pranė nė planin sagital gjen njė korrespondencė cefalometrike me 90% me analogė pikat skeletike. Lidhja midis pozicionimit dentar dhe indeve tė buta ėshtė rreth 20%. Nė fund, pėr njė periudhė tė gjatė kohore konfirmohet njė zvogėlim i konsiderueshėm i overjet nė krahasim me situatėn pre-trajtim, duke pohuar efikasitetin e korrigjimit tė marrė nėpėrmjet MDO.


Sinteza nėn kujdesin e: dr. Gabriele Rossini i Universitetit Dental School Torino, bashkautor i punimit tė publikuar nė numrin e tetorit tė Oral & Maxillofaccial Surgery.


Pėrktheu: Valbona Spahia





Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 100 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D