Bifosfonatet dhe terapia ortodontike: ndėrlikimet klinike


|

Ortodonci dhe gnatologji | 26 Korrik 2016 |

Bifosfonatet dhe terapia ortodontike: ndėrlikimet klinike

R. Di Baria, C. Grippaudo, R. Deli


Hyrje
Bifosfonatet (BF) janė analoge sintetike tė pirofosfatit inorganik qė kanė njė afinitet pėr kalciumin. Kėto janė pėrdorur nė trajtimin sėmundjeve sistemike metabolike tė kockės si osteoporoza dhe osteopenia te femrat nė menopauzė, osteoporoza shkaktuar nga kortikosteroidet, mieloma multiple, metastazat kockore tė tumoreve tė ndryshėm, hiperkalcemia dhe sėmundja e Paget nė gradė tė rėndė dhe te fėmijėt pėr patologji kockore si osteogenesis imperfecta, displazia fibroze, osteoporoza nė moshė tė re dhe sėmundja e Gaucher. Nė terapinė e kancerit BF injektohen zakonisht nė rrugė endovenoze, ndėrsa ato tė pėrdorura pėr trajtimin e osteoporozės administrohen nė rrugė orale apo injektohen nė rrugė intramuskulare. Bifosfonatet nė rrugė orale janė ndėr 15 barnat mė tė pėrshkruar nė Shtetet e Bashkuara. Bifosfonatet orale qė pėrdoren mė zakonisht janė gjithashtu ndonjėherė tė lidhura me colecalciferol dhe risedronate. Pamidronati dhe acidi zoledornik janė BF-tė qė administrohen mė shumė nėpėrmjet injektimit. BF-tė lidhen me matricėn minerale kockore dhe reagojnė nė zona me lėvizje tė shumtė tė kockave, nė veēanti nė hidroksiapatitin e ekspozuar gjatė pėrthithjes kockore. Janė inhibitorė tė fuqishėm tė aktivitetit osteoklastik dhe gėlltitja e tyre pas fagocitozės nga ana e osteoklasteve nxit apoptozėn e kėtyre tė fundit dhe vdekjen qelizore tė programuar. Rekrutimi i osteoklasteve inhibohet, ndėrsa pėrthithja nga ana e osteklasteve nėpėrmjet osteoblasteve ėshtė e limituar. Gjatė viteve tė fundit numri i sinjalizimeve tė osteonekrozės dhe lėvizja e ngadalėsuar ortodontike qė lidhen me pėrdorimin e BF-ve si nė rrugė endovenoze si nė rrugė orale ėshtė rritur. Qėllimi i kėtij artikulli duke ekzaminuar literaturėn nė dispozicion ėshtė vlerėsimi i implaktit qė pėrdorimi i BF-ve mund tė ketė nė terapinė ortodontike tė pacientit tė rritur.


Objektivat
Ky shkrim propozon qė tė diskutohet pėrdorimi i bifosfonateve, komplikimet qė lidhen me pėrdorimin e tyre dhe impakti nė trajtimin ortodontik.


Materiale dhe Metoda
Ėshtė kryer njė kėrkim sistematik nė "PubMed" gjatė periudhės janar 2000 - janar 2013. Janė analizuar gjithashtu zėrat e veēantė bibliografikė tė artikujve tė identifikuar.


Rezultate dhe Konkluzione
Bifosfonatet janė barna me pėrdorim tė shpeshtė si nė rrugė orale si nė rrugė sistematike pėr kurimin e osteoporozės ose si pjesė e njė regjimi tė kimioterapisė pėr neoplazi tė ndryshme malinje. Pėr shkak se trajtimi ortodontik te tė rriturit ėshtė bėrė gjithnjė e mė i pranueshėm, ortodontėt duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr rreziqet, pėrfitimet dhe pėr efektet e bifosfonateve nė gjendjen shėndetėsore tė pacientit nė pėrgjithėsi dhe tė ndikimit tė mundshėm tė tyre nė trajtimin ortodontik.
 
Artikullin origjinal e gjeni duke klikuar kėtu.

Burimi: Dental Cadmos

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 85 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D