Protokolle tė ndryshėm aktivizimi tė zgjeruesit tė shpejtė tė nofullės: ndikimi nė perceptimin e dhimbjes


|

Ortodonci dhe gnatologji | 30 Maj 2016 |

Protokolle tė ndryshėm aktivizimi tė zgjeruesit tė shpejtė tė nofullės: ndikimi nė perceptimin e dhimbjes



Zgjerimi i shpejtė i nofullės (RME) nėpėrmjet hapjes sė qepjes sė qiellzės nė mesin e saj, ėshtė njė teknikė e zakonshme stomatologjike e pėrdorur pėr trajtimin e kontraktimit tė harkatės sė nofullės dhe tė cross-bite posterior (Fig. 1a-b).


Mjekėt janė tė vetėdijshėm se fėmijėt mund tė shfaqin ankesa tė padėshiruara gjatė fazės sė zgjerimit si: dhimbje, lezione tė gjuhės, edema dhe ulcera orale, por shumė studime identifikojnė dhimbjen si efektin mė tė shpeshtė tė provuar me njė frekuencė 93,9%.
Megjithėse artikuj tė shumtė kanė analizuar dhimbjen qė lidhet me lloje tė ndryshme teknikash ortodontike, pak punime kanė raportuar dhimbjen qe lidhet me zgjerimin e shpejtė tė nofullės.
Qėllimi i kėtij studimi ėshtė analizimi i ndikimit tė dy protokolleve tė aktivizimit mbi ndryshimet e intensitetit tė dhimbjes gjatė zgjerimit tė shpejtė tė kockės sė nofullės.





Figura 1a: Zgjidhja e një rasti të karakterizuar nga cross-bite monolateral nëpërmjet zgjerimit të shpejtë të nofullës
Figura 1b: Zgjidhja e një rasti të karakterizuar nga cross-bite monolateral nëpërmjet zgjerimit të shpejtë të nofullës

Materiale dhe Metoda
Nė studim ėshtė pėrfshirė njė kampion prej 112 individėsh tė Universitetit tė Roma Tor Vergata. Tė gjithė pacientėt ishin nė moshė para pubertetit (54 meshkuj dhe 58 femra, mosha mesatare 11 +/- 1,8 vjeē) dhe paraqisnin kontraktimin e harkates sė nofullės. Mosha skeletore individuale u pėrcaktua duke pėrdorur metodėn e maturimit tė vertebrave cervikale (CMV) e pėrcaktuar nė grafitė e kokės nė projeksion latero-lateral. Miratimi i informuar ėshtė marrė nga tė dy prindėrit.
Pacientėt i janė nėnshtruar njė terapie pėr zgjerimin e shpejtė tė nofullės me njė zgjerues tė tipit flutur me dy krahė nė molarėt e parė tė sipėrm tė pėrhershėm; gjithashtu janė caktuar nė grupin 1 dhe nė grupin 2 nė mėnyrė rastėsore. Nė grupin 1 vida e zgjerimit ėshtė aktivizuar 1/4 xhiro nė ditė (1 aktivizim, 0,2mm nė ditė), nė grupin 2 vida ėshtė aktivizuar 2/4 xhiro nė ditė (2 aktivizime, 0,4mm nė ditė). Nė tė dy grupet vida e zgjerimit ėshtė aktivizuar deri nė arritjen e hiperkorrigjimit molar; kusht klinik qė vihet re kur majat e dhėmbėve nga ana e qiellzės e molarėve tė parė tė sipėrm, janė nė kontakt me majat vestibulare tė molarėve tė parė tė poshtėm.
Pėr njė vlerėsim tė saktė tė dhimbjes ditore, ēdo pacienti i ėshtė mundėsuar njė shkallė numerike e dhimbjes (NRS) e lidhur me njė shkallė vlerėsimi tė dhimbjes me fytyrat e Wong Baker (FPS) (Fig.2).




Figura 2: Shkalla e vlerësimit numerik (NRS) dhe Shkalla e dhimbjes me shprehitë e fytyrave (FPS) të përdorura për vlerësimin e dhimbjes


Prindėrve dhe fėmijės i janė dhėnė instruksione pėr tė kryer njė vlerėsim tė saktė tė dhimbjes; nė fakt i ėshtė kėrkuar pacientėve qė tė raportojnė ēdo ditė gjendjen e dhimbjes sė perceptuar 15 minuta pas aktivizimit tė zgjeruesit. Asnjė individ nuk ka marrė analgjezikė gjatė fazės aktive tė zgjerimit. Tė dhėnat e mbledhura janė analizuar nga pikėpamja statistikore nėpėrmjet rank-sum test i Wilkoxon dhe analizat janė kryer duke pėrdorur software-in STATA Versioni 12.1.
Rezultate dhe Diskutime
Ky studim vlerėson ndikimin e dy protokolleve tė ndryshėm tė aktivizimit ,rreth ndryshimeve tė intensitetit tė dhimbjes gjatė zgjerimit tė shpejtė tė nofullės duke regjistruar ēdo ditė vlerat e dhimbjes sė dy grupeve me 56 fėmijė. Paraprakisht edhe Needleman dhe kolegėt kanė regjistruar ēdo ditė dhimbjen qė lidhet me zgjerimin e shpejtė. Individėt ishin caktuar nė grupet pėrkatėse sipas preferencave tė mjekut; pėrkundrazi nė kėtė studim ėshtė aplikuar metoda e rastėsishme pėr caktimin e pacientėve nėpėr protokollet e ndryshėm. Halicioglu dhe kolegėt kanė studiuar ndryshimet nė dhimbje midis protokolleve tė ndryshėm tė aktivizimit por regjistrimi ėshtė kryer ēdo 5 apo 10 aktivizime.
Fig. 3 sintetizon kohėzgjatjen e trajtimin pėr sa i pėrket (a) ditėve tė nevojshme pėr trajtim dhe (b) dhimbjes mesatare nė tė dy grupet. Analiza e rezultateve dėshmon se grupi 1, i karakterizuar nga njė aktivizim i vetėm ditor, paraqet njė interval tė ditėve nė mėnyrė domethėnėse mė tė gjatė, pėr tė pėrftuar shkallėn e dėshiruar tė zgjerimit tė qiellzės, krahasuar me pacientėt e grupit 2 (Fig. 3.a).
Megjithatė te fėmijėt qe i janė nėnshtruar njė aktivizimi nė ditė, mesatarja e dhimbjes luhatet vetėm midis 0,5 dhe 1 dhe rezulton konstante gjatė periudhės  sė aktivizimit. Pėrkundrazi tek individėt qė i janė nėnshtruar 2 aktivizimeve nė ditė vėrehet nga dita e dytė e aktivizimit njė zvogėlim konstant i ndjesisė sė dhimbjes (mesatarja e dhimbjes 2,3) (Fig. 3.b).
Ndryshe nga Halicioglu dhe kolegėt, nė studimin tonė ėshtė vėrejtur njė diferencė domethėnėse nga ana statistikore nė dhimbjen e perceptuar midis dy protokolleve tė aktivizimit. Duke konsideruar intervalin e aktivizimit mė kritik (midis 5° dhe 10° aktivizim), individėt e grupit 2 kanė referuar njė perceptim tė dhimbjes nė mėnyrė domethėnėse mė tė lartė krahasuar me pacientėt e grupit 1 (1,2 kundrejt 0,9, P<0,01) (Tab.1).




Figura 3a: Efikasiteti i trajtimit vlerësuar për sa i përket qëndrimit në klinikë dhe ditëve të trajtimit
Figura 3b: Efikasiteti i trajtimit vlerësuar për sa i përket nivelit mesatar të dhimbjes gjatë terapisë në të dy grupet
Tab. 1: Ballafaqimi statistikor mbi dhimbjen e perceptuar midis grupit 1 aktivizim/ditë dhe grupit 2 aktivizim/ditë


Njė rezultat i tillė ėshtė nė akord me studimet e tjera. Ėshtė e konsiderueshme tė evidentojmė se 5% e pacientėve tė grupit 1 aktivizim/ditė dhe 20% e pacientėve tė grupit 2 aktivizime/ditė kanė referuar njė ndjesi tė dhimbjes tė konsideruar tė fortė (dhimbja mė e lartė se 5).
Nuk ka asnjė diferencė pėr sa i pėrket gjinisė nė kufirin e dhimbjes, por besohet se femrat janė shumė mė tė ndjeshme se sa meshkujt. Megjithatė nė literaturė ka rezultate kundėrshtuese rreth kėtij argumenti.
Rezultatet e kėtij studimi dėshmojnė se niveli i dhimbjes sė perceptuar ndikohet nga gjinia vetėm nė lidhje me protokollin 2 aktivizime/ditė nė tė cilin femrat perceptojnė njė dhimbje nė mėnyrė domethėnėse mė tė lartė krahasuar me femrat e grupit me 1 aktivizim/dite (2,2 kundrejt 0,9, P<0,01) (Tab.1). Pėr kėtė qėllim Needleman dhe kolegėt dhe Halicioglu dhe kolegėt, nuk kanė gjetur asnjė ndryshim sipas gjinisė rreth dhimbjes sė perceptuar gjatė zgjerimit; Gecgelen dhe kolegėt nga ana tjetėr kanė hasur njė dhimbje mė tė lartė te femrat nė mėnyrė analoge pėr sa ėshtė konstatuar nė grupin 2 tė studimit tonė.
Relativisht ndaj ndikimit tė maturisė skeletore mbi dhimbjen e perceptuar ėshtė pėrdorur shkalla e rritjes sė vertebrave cervikale si tregues i rritjes sė kockės. Needleman dhe kollegėt dhe Gecgelen dhe kolegėt nė punimet e tyre nuk kanė gjetur asnjė ndryshim midis pacientėve mė tė vegjėl dhe pacientėve mė tė mėdhenj nė moshė. Pėr shkak tė njė numri tė kufizuar pacientėsh nė CS3, nė kėto analiza janė pėrfshirė vetėm pacientė nė CS1 dhe CS2. Ndryshe nga punimet e mėparshme, nė kėto studime maturia skeletore ėshtė nė gjendje tė ndikojė perceptimin e dhimbjes gjatė zgjerimit tė shpejtė tė nofullės. Analiza statistikore evidenton se pacientėt nė CS1 tė grupit 2 aktivizime/ditė perceptojnė njė dhimbje nė mėnyrė domethėnėse mė tė lartė krahasuar me pacientėt qė i pėrkasin grupit 1 aktivizim/ditė nė tė njėjtėn fazė tė maturimit skeletor (Tab.1). Nėse individėt nė CS1 janė mė tė ndjeshėm ndaj tipit tė protokollit tė aktivizimit, individėt CS2 duket se janė mė pak tė ndjeshėm ndaj shkallės sė zgjerimit ditor (protokolli i aktivizimit), por perceptojnė mė shumė dhimbje gjatė fazave tė para tė zgjerimit.


Konkluzione
• Zgjedhja e protokollit tė aktivizimit ėshtė nė gjendje tė influencojė dhimbjen e perceptuar gjatė zgjerimit tė shpejtė tė qepjes sė qiellzės. Njė sasi mė ė madhe e zgjerimit ditor ėshtė e lidhur me njė dhimbje mė tė madhe, mbi tė gjitha midis 5° dhe 10° aktivizim
• Pacientėt mė tė rinj dhe tė gjinisė femėrore janė mė tė ndjeshėm ndaj protokollit tė aktivizimit
• Dhimbja e referuar gjatė zgjerimit tė nofullės ėshtė influencuar nga maturia skeletore e individit gjatė trajtimit


Autorė: Baldini A, Nota A, Santariello C, Assi V, Ballanti F, Cozza P: Università degli Studi di Roma "Tor Vergata" Shkolla e Specializimit nė Ortognatodonci: Drejtor Prof. Paola Cozza


Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 109 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D