Avancimi maksilo-mandibular ėshtė efikas nė apneat gjatė natės

Ortodonci dhe gnatologji | 15 Prill 2016 |

Avancimi maksilo-mandibular ėshtė efikas nė apneat gjatė natės


Sipas njė studimi tė publikuar nė "Jama Otolaryngology-Head & Neck Surgery", pacientėt me apnea obstuktive tė gjumit nė gjendje tė rėndė, kanė probabilitet mė tė lartė pėr tė pėrfituar nga avancimi maksilo-mandibular.


Teknika kirurgjikale e paraqitur qė nė vitin 1986 pėr trajtimin e apneave obstuktive tė gjumit ėshtė pėrdorur pėr mė shumė se 50 vjet nė kirurgjinė ortognatike pėr korrigjimin e deformimeve dentare-faciale. Arsyeja e pėrdorimit ėshtė zgjerimi i skeletit tė fytyrės qė mundėson vendosjen nėn tension tė strukturave tė buta tė mureve tė faringut duke zvogėluar apo duke penguar kolapsin falė ripozicionimit pėrpara tė gjuhės dhe ngurtėsimin e strukturave muskulore tė qafės, qiellzės dhe faringut.

Fillimisht avancimi maksilo-mandibular konsiderohej njė ndėrhyrje pothuajse invazive alternative me trakeotominė, por studime tė ndryshme kanė propozuar mė pas pėrdorimin si mundėsi tė parė kirurgjikale te pacientėt me apnea obstruktive  tė gjumit nė gjendje tė rėndė , sidomos te ata qė kanė vėshtirėsi nė tolerimin e trajtimin me presion pozitiv tė vazhdueshėm.


"Tė lidhėsh karakteristikat pre-operatore me evolucionin post-operator mund tė lejojė shtresėzimin e pacientėve duke kontribuar pėr pėrzgjedhjen nė bazė tė mundėsisė pėr tė pėrftuar njė pėrmirėsim domethėnės me avancimin maksilo-mandibular" shpjegon Soroush Zaghi i "David Gefefn School of Medicine" pranė Universitetit tė Kalifornisė, Los Angeles, qė bashkė me kolegėt ka drejtuar njė meta-analizė duke seleksionuar nga literatura 45 studime me njė total prej 518 pacientėsh me apnea obstruktive tė gjumit qė i janė nėnshtruar avancimit maksilo-mandibular.


"Kemi analizuar ndryshimet e indekseve tė apnea-hipopnea dhe tė ērregullimit respirator, tė dyja kėto matje tė ashpėrsisė sė apneas obstruktive tė gjumit pas ndėrhyrjes, duke zbuluar se avancimi maksilo-mandibular ka tė bėjė me pėrmirėsimet thelbėsore tė njėrit apo tjetrit parametėr", shprehet kėrkuesi duke saktėsuar se pėrfitimi ėshtė vėrejtur nė 512 persona nga 518. Nga tė dhėnat rezulton se ata qė kishin mundėsi shumė tė mira pėrmirėsimi tė apneave obstruktive tė gjumit pas avancimit maksilo-mandibular ishin pacientėt me indekse tė apnea-hipopnea dhe me ērregullim respirator tė lartė, pavarėsisht ndėrhyrjeve tė mėparshme kirurgjikale korrigjuese. 


"Tė dhėnat tona mundėsojnė qė tė dalim nė pėrfundim se avancimi maksilo-mandibular ėshtė njė trajtim tepėr efikas nė apneat obstruktive tė gjumit dhe qė pacientėt me forma mė tė ashpra tentojnė tė pėrfitojnė nė maksimum nga ndėrhyrja", thotė Zaghi.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D