Analiza e hapėsirės nė ortognatodonci: evolucioni i mendimit me evolucionin e teknikave

Ortodonci dhe gnatologji | 1 Gusht 2015 |

Analiza e hapėsirės nė ortognatodonci: evolucioni i mendimit me evolucionin e teknikave

Termi ortodonci fjalė pėr fjalė do tė thotė “dhėmbė tė drejtė”; ndaj kuptohet lehtėsisht se qėllimi i saj i parė ėshtė pra drejtimi i nofullave nėpėrmjet zgjidhjes sė mospėrputhjeve dento-bazale.

A.Silvestri, D.Tarasco, V.Mazzoli


Objektiva
Qėllimi i punimit tonė ėshtė vlerėsimi i ndryshimeve ndėr vite tė konceptit tė hapėsirės dhe sesi kanė evoluar teknikat pėr zgjidhjen e mospėrputhjeve dento-bazale. Nė bazė tė rezultateve tėmarra mund tė vendosim se cila ėshtė mėnyra mė e saktė pėr tė operuar dhe vlerėsuar mundėsitė dhe kufijtė e zgjerimit tė nofullave, indikacionet dhe kundėrindikimet pėr heqjet e dhėmbėve gjithmonė duke marrė parasysh konceptin e nofullės.
Materiale dhe metoda
Qė tė vendoset njė plan i saktė terapeutik ėshtė me rėndėsi tė madhe tė kryhen analizat e hapėsirės sė nofullave pėr tė zgjidhur mospėrputhjet e mundshme dento-bazale. Nėpėrmjet njė rishikim tė literaturės kemi pėrcaktuar se cilat janė metodat mė tė mira pėr njė analizė tė saktė tė hapėsirės dhe kemi vlerėsuar se cilat janė indikacionet sipas autorėve tė ndryshėm pėr tė hequr dhe pėr tė zgjeruar.
Rezultate
Rezultatet e marra kanė treguar sesi, me teknikat moderne ortodontike, ėshtė e mundur tė reduktohet nė mėnyrė tė konsiderueshme numri i heqjeve dhe tė arrihet njė zgjerim mė i madh i nofullės, edhe asaj tė poshtme, e konsideruar gjithmonė si e pacėnueshme pėr shkak tė pėrsėritjes sė rezultateve.
Pėrfundime
Edhe pse aparaturat e reja self-ligating kanė revolucionarizuar mendimin ortodontik ėshtė mirė tė pėrshtatet me njė kujdes tė madh pėr tė pėrballuar njė plan terapeutik. Nevojitet nė fakt tė priten rezultatet e kėrkimeve shkencore mbi neoformimin e kockės tė kryer nga ndėrveprimi bracket-forca tė lehta dhe rezultatet mbi qėndrueshmėrinė e trajtimeve tė kryera me zgjerimin e marrė derimė tani tė tepėrt, pra, njė nga problemet ortodontike mė tė shpeshta, mbivendosja e dhėmbėve, pėrballohet ende me pėrgjigje shpesh antitetike.
Artikullin origjinal e gjeni ne seksionin Tė ndryshme nga dentistria nė Download Center.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 111 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D