Dhėmbėt supernumerarė: faktorėt qė lidhen me komplikacionet e ekstraksioneve tė tyre

Ortodonci dhe gnatologji | 1 Dhjetor 2020 |

Dhėmbėt supernumerarė: faktorėt qė lidhen me komplikacionet e ekstraksioneve tė tyre

Nga Lara Figini


Dhėmbėt supernumerarė kanė njė frekuencė zhvillimi, nė denticionin permanent, nga 0,15% dhe 3,9% te kaukazianėt deri nė mė shumė se 3% tek individėt e racave mongole.
Etiologjia e dhėmbėt supranumerarė nuk ėshtė kuptuar mirė, por janė hedhur hipoteza tė ndryshme; njė nga kėto i atribuohet formimit tė tyre nė dikotominė e embrionit tė dhėmbit, ndėrsa tė tjera ia atribuojnė hiperaktivitetit tė laminės dentare ose njė kombinimi tė faktorėve gjenetikė dhe mjedisorė.
Sindroma tė ndryshme (si labioschisi dhe labiopalatoschisi, disostoza kleidokraniale dhe sindroma e Gardner) lidhen me praninė e dhėmbėve supernumerarė.
Pjesa mė e madhe e dhėmbėve supranumerarė janė asimptomatikė, ndėrsa disa mund tė shkaktojnė komplikacione, si reduktimi i tepėrt i hapėsirės nė harkadė, formimi i cisteve, rrotullimi dhe eruptimi i vonuar i elementeve tė tjerė dentarė dhe rezorbimi radikolar i dhėmbit ngjitur, arsye tė cilat ēojnė nė ekstraksionin e tyre.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim retrospektiv tė publikuar nė Oral Surgery, Oral Medicine, Oral Pathology dhe Oral Radiology nė gusht 2020, autorėt kanė identifikuar karakteristikat e dhėmbėve supernumerarė, kanė analizuar komplikacionet qė lidhen me to dhe kanė paraqitur njohjet e reja klinike mbi ndėrhyrjet kirurgjikale pėr kėto elemente dentarė.
Studimi ka analizuar kartelat klinike dhe radiografitė e pacientėve qė i janė nėnshtruar ekstraksioneve kirurgjikale tė dhėmbėve supernumerarė. Janė studiuar lidhjet ndėrmjet moshės sė pacientit, gjinisė, karakteristikave anatomike tė dhėmbėve supernumerarė dhe prania apo lloji i komplikacionit (pėr shembull, rrotullim, eruptim i vonuar i dhėmbit ngjitur, formim i cisteve).
Grupet janė krahasuar duke pėrdorur testin U tė Mann-Whitney, testin e Kolmogorov-Smirnov dhe analizėn e regresionit logjistik multiple (P <.05).

Rezultate
Studimi ka pėrfshirė 705 pjesėmarrės qė i janė nėnshtruar esktraksionit pėr 1036 dhėmbė supernumerarė. Mesatarja e pjesėmarrėsve ka qenė 11,5 vjeē dhe 73,5% e pjesėmarrėsve ishin meshkuj.
Norma e komplikacioneve ka rezultuar 55,6%. Variablat qė lidheshin me njė shtim tė riskut tė komplikacioneve kanė rezultuar: mosha e pacientit, lloji i denticionit, forma tuberkulare dhe drejtimi horizontal i eruptimit.

Konkluzione
Nga rezultatet e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se rritja e moshės sė pacientit, anomalitė e formės dhe drejtimi i eruptimit tė dhėmbėve supranumerarė janė faktorė qė lidhen me komplikacionet pas ekstraksionit.
Kėto parametra duhet tė vlerėsohen mirė gjatė formimit tė planit tė trajtimit.

Implikime klinike
Nė tė ardhmen do tė jenė tė nevojshme studime tė tjera krahasuese tė bazuara nė follow up afatgjatė qoftė pėr pacientėt qė i janė nėnshtruar ndėrhyrjeve kirurgjikale qoftė pėr ata qė nuk kanė pasur si shkak elementet dentarė supernumerarė.

Pėr mė shumė informacione:
Si-Yeon Park, Hyo-Jin Jang, Dae-Seok Hwang, Yong-Deok Kim, Sang-Hun Shin, Uk-Kyu Kim, e Jae-Yeol Lee. Complications associated with specific characteristics of supernumerary teeth. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2020;130:150-5.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 20 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D