Fluksi dixhital pėr aparatin ortodontik tė personalizuar

Ortodonci dhe gnatologji | 9 Nėntor 2020 |

Fluksi dixhital pėr aparatin ortodontik tė personalizuar

Nga fotografia e fytyrės sė pacientit dhe marrja e gjurmėve nė harkadat dentare deri nė pėrfundim tė rastit. Njė rast klinik ortodontik i zhvilluar me instrumente dixhitale nga dr. Pironi

Nga Marco Pironi


Futja progresive e teknologjive dixhitale nė botėn e ortodoncisė ka sjellė mundėsinė pėr tė organizuar aparatet e personalizuara, vlen pėr t'u theksuar projektimi dhe krijimi nė mėnyrė tė personalizuar pėr ēdo pacient, nė bazė tė objektivave tė njė trajtimi.
Nė kėtė artikull paraqitet rasti klinik i njė djali 14 vjeē, qė vjen nėn observimin tonė me kėrkesėn pėr njė trajtim ortodontik pėr tė pėrmirėsuar buzėqeshjen, veēanėrisht rreshtimin e incizivėve superiorė.
Prandaj ėshtė kryer njė studim i rastit qė pėrveē ekzaminimit klinik, parashikon kryerjen e njė serie fotografish tė fytyrės dhe tė dhėmbėve, gjurmėt dixhitale tė harkadave dentare nėpėrmjet njė skanimi optik dhe pėrftimin e njė seti radiografik dixhital qė pėrfshin ortopantomografinė dhe teleradiografinė nė projektime laterale dhe frontale.
Radiografitė dixhitale janė veēanėrisht tė rėndėsishme kur paraqesin elementin diagnostikues nga i cili e ka origjinėn fluksi i punės; nė fakt lejojnė nėpėrmjet ekzaminimit cefalometrik, qė tė pėrcaktohet pozicioni i saktė i dhėmbėve dhe pra tė planifikohen spostimet ortodontike tė nevojshme pėr tė arritur objektivat e dėshiruar. Fotot e fytyrės tregojnė njė profil retrognatik dhe ngurrimin e pacientit pėr tė buzėqeshur (fig. 1).

Fig. 1

Ekzaminimi intraoral tregon njė okluzion tė klasės 2 djathtas dhe tė klasės 1 majtas me pasojė devijimin djathtas tė linjės mediane inferiore. Pėr mė tepėr ėshtė i pranishėm njė grumbullim i moderuar i dhėmbėve nė tė dyja harkadat (fig. 2).

Fig. 2

Ortopantomografia e kryer me aparaturėn Hyperion (MyRay), evidenton gjendjen e mirė tė dhėmbėve dhe kondilave mandibulare, si edhe praninė e mikrobeve te molarėt e tretė (fig. 3).

Fig. 3

Teleradiografitė laterale dhe frontale, tė kryera gjithmonė me aparaturėn Hyperion tė MyRay, na lejojnė tė identifikojmė nė mėnyrė perfekte tė gjitha strukturat anatomike, skeletin, dhėmbėt dhe indet e buta, qė janė tė domosdoshėm pėr kryerjen e njė analize tė saktė cefalometrike, bazėn e diagnozės dhe planit tė trajtimit (fig. 4).

Fig. 4

Nė rastin e ekzaminimit, analiza cefalometrike e kompjuterizuar e kryer me softuerėt Nemoceph (Nemotec) evidenton nė projektime laterale njė klasė 1 skeletike, njė tipologji brakifaciale dhe njė pozicion patologjik tė incizivėve superiorė dhe inferiorė qė shfaqen nė retropozicion nė krahasim me bazat skeletike respektive (biretruzion inciziv) dhe tė anuar nga ana linguale (torque i pamjaftueshėm).
Kjo situatė konfiguron njė tė ashtuquajtur "muri inciziv" qė mund tė dėmtojė funksionin korrekt okluzal dhe artikulacionet temporo-mandibulare pėrveēse tė penalizojė estetikisht buzėqeshjen. Analiza cefalometrike nė planin frontal tregon raporte tė mira transversale ndėrmjet maksilės dhe mandibulės, e konfirmon devijimin djathtas tė linjės mediane inferiore.
Pėr planifikimin e trajtimit ortodontik kemi kryer njė vto cefalometrike qė simulon pozicionin e saktė qė duhet tė arrijnė incizivėt nė fund tė trajtimit (fig. 5).

Fig. 5

Vto cefalometrike lejon identifikimin e lėvizjeve tė sakta qė incizivėt duhet tė kryejnė nė planin sagital dhe vertikal.
Pėr tė plotėsuar planifikimin e trajtimit, qė duhet tė jetė tridimensional, pėrdorim setup virtual. Procedojmė pra me skanimin e harkadave dentare me anė tė skanerit Trios (3Shape) (fig. 6).

Fig. 6

File i skanimit intraoral ėshtė ngarkuar mė pas nė aplikacionin web Insigna (Ormco) ku harkadat janė segmentuar (pra dhėmbėt janė ndarė nga njėri tjetri) dhe ku ėshtė kryer drafti i parė i setup-it virtual nga ana e teknikėve Insigna.
Mė pas, gjithnjė nė aplikacionin web Insigna kemi perfeksionuar dhe plotėsuar setup-in virtual. Pėr tė vendosur pozicionin dhe pjerrėsinė e incizivėve superiorė dhe inferiorė jemi bazuar nė vlerat e vto cefalometrike (fig. 7).

Fig. 7

Sapo ka pėrfunduar setup-i virtual kemi kėrkuar nė laboratorin Insigna prodhimin e njė aparature tė personalizuar me qėllim rritjen e riprodhimit klinik tė planifikimit tonė 3D (fig. 8).

Fig. 8

Aparati i personalizuar ėshtė formuar nga njė seri braketash dhe nga njė sekuencė e harkadave plotėsisht tė personalizuara. Pėr mė tepėr, parashikohen guida transparente (jig) pėr ta bėrė sa mė tė saktė ngjitjen e braketave te dhėmbėt, qė do tė bėhet nė mėnyrė indirekte (fig. 9).

Fig. 9

Nė figurat 10-15 tregohet aplikimi klinik i aparatit tė personalizuar.


 
Fig. 10

Fig. 11

Fig. 12

Fig. 13

Fig. 14

Fig. 15

Analiza cefalometrike pėrfundimtare dhe mbivendosja fillim-fund e trajtimit tregojnė qė, tė paktėn nė kėtė rast, aparati i personalizuar ka qenė efikas nė pėrcaktimin e njė pozicioni tė saktė dhe njė pjerrėsie tė pėrshtatshme tė incizivėve superiorė dhe inferiorė  (fig. 16).

Fig. 16

Me kontributin e pakushtėzuar tė myray

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 25 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D