Bruksizmi nokturn dhe bashkė-kontraktimi i muskujve mastikatorė dhe atyre tė qafės

Ortodonci dhe gnatologji | 1 Korrik 2020 |

Bruksizmi nokturn dhe bashkė-kontraktimi i muskujve mastikatorė dhe atyre tė qafės

Nga Lara Figini


Bruksizmi nokturn (SB) ėshtė njė aktivitet muskular mastikator i pavullnetshėm qė kryhet gjatė gjumit dhe mund tė jetė ritmik (fazik) ose jo ritmik (tonik). Prevalenca e tij ėshtė vlerėsuar nga 5,5% deri nė 12,8%.
Shenjat dhe simptomat kryesore janė tė ndryshme, si gėrryerja e dhėmbėve dhe dhimbja ose disfunksioni i artikulacionit temporo-mandibular. Gjatė mastikacionit, hapja dhe mbyllja ritmike e nofullės ėshtė e koordinuar mirė nga muskujt mastikatorė dhe cervikalė. Nė rastet e mastikacionit tė vullnetshėm bashkė-kontaktimi i muskujve mastikatorė dhe atyre tė qafės kanė njė nivel tė lartė tė bashkė-kontraktimit intermuskular edhe gjatė episodeve tė aktivitetit muskular mastikator ritmik RMMA gjatė bruksizmit nokturn.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim observues transversal, tė publikuar nė Journal of Oral Rehabilitation nė prill 2020, autorėt kanė vlerėsuar bashkė-aktivitetin ndėrmjet lėvizjes sė nofullės dhe pėrqendrimit tė muskujve tė qafės gjatė bruksizmit nokturn.
Autorėt kanė zbuluar aktivitetin elektromiografik tė muskujve tė nofullės (maseter, temporal) dhe tė qafės (sternocleidomastoid, trapez) tek individėt me bruksizėm nokturn tė siguruar duke e matur nėpėrmjet polisonografisė ambulatoriale (PSG).
Bashkė-kontraktimi i muskujve maseter-temporal, maseter-sternocleidomastoid dhe maseter-trapez ėshtė analizuar dhe matur gjatė mastikacionit ritmik fazik dhe atij tė pėrzier duke pėrdorur njė software tė analizės sė koherencės. Janė vlerėsuar: prania ose mungesa e bashkė-kontraktimit tė konsiderueshėm pėr episod (nė pėrqindje), frekuenca e pikut tė bashkė-kontraktimit (FPC) pėr episod dhe faza e gjumit.
 
Rezultate
Janė analizuar njė total prej 632 episodesh me 16 PSG nė tetė individė. Nė 84,9% tė episodeve ėshtė gjetur njė bashkė-kontraktim i konsiderueshėm ndėrmjet muskujve tė nofullės dhe qafės.
Frekuenca e pikut tė bashkė-kontraktimit tė FPC sė muskujve maseter-temporal ka rezultuar e lidhur pozitivisht me atė tė muskujve maseter-sternocleidomastoid ose atė tė maseter-trapez (P <.001). Fazat e ndryshme tė gjumit nuk kanė ndikuar nė mėnyrė tė rėndėsishme bashkė-kontraktimin e kėtyre ēifteve tė muskujve.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se gjatė bruksizmit nokturn kemi njė bashkė-kontraktim tė muskujve tė nofullės dhe qafės, pavarėsisht nga faza e gjumit.

Implikime klinike
Ky studim thekson rėndėsinė e ekzaminimit tė pjesės sė sipėrme tė trupit si njė sistem neuro-muskulo-skeletik global dhe unik dhe jo me sisteme tė ndara. Pėr mė tepėr mbėshtet konceptin aktual tė bruksizmit si fenomen qė rregullohet nė qendėr.

Pėr mė shumė informacione:
Gouw S, Frowein A, Braem C, de Wijer A, Creugers NHJ, Pasman JW, Doorduin J, Kalaykova SI. Coherence of jaw and neck muscle activity during sleep bruxism. J Oral Rehabil 2020 Apr;47(4):432-40.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 34 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D