Trajtimi ortodontik me heqjen e njė incizivi mandibular

Ortodonci dhe gnatologji | 21 Janar 2020 |

Trajtimi ortodontik me heqjen e njė incizivi mandibular

Davide Elsido


Nė raste specifike, heqja e njė incizivi mandibular mund tė lehtėsojė shumė trajtimin ortodontik. Ekzistojnė dy indikacione primare:
1) Grumbullim nė shkallė tė rėndė nė harkadėn mandibulare dhe grumbullim minimal nė harkadėn maksilare.
2) Kafshim i kryqėzuar anterior nė shkallė tė lehtė por rreshtimi i dhėmbėve ėshtė i mirė te njė pacient me tendencė skeletore tė Klasės III.

Nė njėfarė mėnyre kėto dy modele malokluzioni janė variante tė tė njėjtit problem, njė mungesė e kompensimit dentar tė marrėdhėnies nofullė-malokluzion i Klasės III nga i lehtė nė tė moderuar. Nė njė problem mė tė rėndė skeletor tė Klasės III qė kėrkon kirurgji ortognatike, ekstraktimi i njė incizivi mandibular mund tė jetė ende i preferuar pėr trajtimin e grumbullimit tė dhėmbėve nė harkadėn mandibulare por jo nė atė maksilare.

Pėrgjithėsisht ėshtė pranuar qė njė okluzion dentar i kėnaqshėm mund tė arrihet me ekstraktimin e njė incizivi mandibular nė raste tė zgjedhura. Pjesa mė e madhe e ortodontėve e di qė heqja e njė incizivi mandibular nė vend tė 2 ose 4 premolarėve te pacientėt qė mund tė trajtohen me tė dyja mėnyrat, thjeshton trajtimin ortodontik dhe priret tė shkurtojė kohėn e trajtimit.

Por pėrse pėrdoret rrallė? Shqetėsimi estetik mė urgjent ėshtė mundėsia e njė recesion gingival qė ēon nė njė trekėndėsh tė zi pėr shkak tė humbjes sė papilės interdentare ndėrmjet dhėmbėve nė pjesėn e ekstraktimit. Kjo ndodh kur kocka e kreshtės nėn dhėmb rimodelohet gjatė mbylljes sė hapėsirės dhe lartėsia e kreshtės sė kockės interdentare zvogėlohet.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė numrin e tetorit 2019 tė American Journal of Orthodontics and Dentofacial Orthopaedics ėshtė publikuar njė artikull mbi teknikėn e zhvilluar nga W. Proffit pėr tė zgjidhur qoftė hapėsirėn boshe tė dukshme qoftė problemet e trekėndėshit tė zi, qė sidoqoftė nuk njihet shumė: "pėrgatitja e pjesės sė ekstraktimit". Kjo zvogėlon efektin nė kockėn e kreshtės dhe si pasojė numrin e pėrmasat e trekėndėshave tė zinj.

Qėllimi i artikullit ishte qė tė pėrshkruhej kjo teknikė dhe tė ofroheshin tė dhėna qoftė pėr efikasitetin e saj qoftė pėr kohėn e trajtimit. Pėrgatitja e pjesės sė ekstraktimit kryhet me dy hapa: sė pari, duke anuar nė mėnyrė ortodontike incizivin qė duhet tė hiqet nga ana linguale nė njė vend mė tė sigurt pėr ekstraktim dhe mė pas tė mbyllet pjesa mė e madhe e hapėsirės pėrpara se tė hiqet. Ky veprim e zhvendos pjesėn e re tė ekstraktimit larg kockės delikate tė kreshtės dhe zakonisht ruan lartėsinė e kreshtės alveolare ku duhet tė qėndrojė dhėmbi. Gjithashtu lejon menaxhimin e shqetėsimit tė pacientit pėr efektin estetik tė heqjes sė njė dhėmbi anterior. Me kėtė trajtim, dhėmbi spostohet me shpejtėsi dhe hiqet pa e vėnė re.
Zgjedhja e incizivit qė duhet hequr ndonjėherė mund tė jetė e vėshtirė. Duhet tė hiqet njė dhėmb me dekalcifikim tė smaltit ose qė ėshtė gėrryer nga fėrkimi. Por njė faktor kryesor nė parandalimin e trekėndėshave tė zinj ėshtė zgjedhja pėr ekstraktimin e incizivit me lartėsi maksimale rreth qafės cervikale.

Nėse lartėsia e kockės sė kreshtės ėshtė pak a shumė e njėjtė rreth tė gjithė incizivėve, atėherė zakonisht ėshtė mė e thjeshtė tė seleksionohet njė inciziv qė ėshtė anuar nga ana linguale. Ėshtė e mundur qė tė jetė i njėjti dhėmb me kockėn mė tė mirė pėrreth dhe nė kėtė rast kjo thjeshton zgjedhjen. Nėse grumbullimi ėshtė mė keq nga njėra anė ėshtė e mundur qė tė zgjidhet njė dhėmb nga ana ku grumbullimi ėshtė mė i madh.

Zgjedhja e njė incizivi qė ėshtė anuar nga ana bukale dhe nė pjesėn anteriore tė incizivėve tė tjerė zakonisht nuk ėshtė zgjedhja e duhur. Kėta dhėmbė shpesh kanė pėrkeqėsuar lartėsinė kockore dhe ėshtė e vėshtirė tė spostohen nga ana linguale. Nėse njė dhėmb i tillė ėshtė mė i mirė qė tė hiqet pėr arsye tė tjera, pėrgatitja e pjesės ėshtė ende e mundur duke kryer njė terapi kanalare tek ai dhėmb. Nė kėtė mėnyrė mund tė lėmohet me anė tė "stripping" me njė frezė pėrpara se ta spostojmė nė anėn linguale.

Konkluzione
Rezultatet kanė treguar se te pacientėt me moshė mė tė vogėl se 20 vjeē ky trajtim ka eliminuar trekėndėshat e zinj post-trajtim dhe pothuajse ka eliminuar edhe humbjen e pjesshme tė papilės interdentare. Ky trajtim ka reduktuar edhe prevalencėn e pėrmendur mė parė pėr kėto probleme te pacientėt me moshė nga 20-40 vjeē dhe nuk ėshtė i dobishėm pėr ata me moshė mbi 40 vjeē.

Ky efekt pozitiv ėshtė arritur falė ruajtjes sė lartėsisė sė kreshtės alveolare qė mbėshtet papilat interdentare.

Pėr mė tepėr: Vilhjįlmsson G, Zermeno JP, Proffit WR. Orthodontic treatment with removal of one mandibular incisor: outcome data and the importance of extraction site preparation. Am J Orthod Dentofacial Orthop 2019 Oct;156(4):453-63.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 61 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D