Roli i ortodontėve tek OSA

Ortodonci dhe gnatologji | 16 Janar 2020 |

Roli i ortodontėve tek OSA

Nga Davide Elsido


Ka njė interes nė rritje pėr rolin e ortodontit qoftė nė skrinimin e sindromės sė apneas obstruktive tė gjumit (OSA), qoftė si profesionist qė mund tė jetė i ēmuar nė menaxhimin multidisiplinor tė OSA edhe te fėmijėt edhe tek adultėt.

Edhe pse OSA mund tė jetė pėrfundimisht e diagnostikuar vetėm nga njė mjek, dentisti mund tė ndihmojė nė diagnozėn fillestare dhe nė menaxhimin e sėmundjes.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė numrin e korrikut 2019 tė revistės The American Journal of Orthodontics and Dentofacial Orthopaedics ėshtė publikuar njė artikull nga njė komision ekspertėsh nė mjekėsinė e gjumit pėr tė krijuar indikacione tė dobishme pėr dentistin, veēanėrisht me ata qė merren me ortodonci, nė menaxhimin e apneas obstruktive tė gjumit. Konkluzionet e nxjerra janė shumė tė rėndėsishme pėr praktikėn stomatologjike tė pėrditshme.

Nė vijim kemi nxjerrė njė pėrmbledhje tė rekomandimeve qė autorėt duan t'ia transmetojnė lexuesve:
Apnea obstruktive e gjumit ėshtė njė ērregullim mjekėsor qė mund tė ketė pasoja tė rėnda nėse nuk trajtohet. OSA mund tė prekė adultėt dhe fėmijėt dhe mund tė paraqitet nė ēdo moment tė jetės. Tė gjithė ortodontėt duhet tė marrin nė konsideratė inkorporomin e skrinimit tė OSA nė anamnezėn e tyre dhe ekzaminimin klinik tė pacientėve.

Kur njė ortodont ka dyshimin klinik se njė pacient mund tė ketė OSA, rekomandohet qė tė drejtohen te njė mjek, mundėsisht njė profesionist i mjekėsisė sė gjumit. Diagnoza pėrfundimtare e OSA duhet tė bėhet nga njė mjek. Ortodontėt mund tė zgjedhin tė marrin pjesė nė trajtimin dhe monitorimin e pacientėve me OSA siē ėshtė e pėrshtatshme dhe siē lejohet nga ligjet, nga standardet e kurimit dhe mbulimi nga sigurimet.

Konkluzione
1) Rekomandohet qė ortodontėt tė njohin shenjat dhe simptomat e OSA.
2) Rekomandohet qė ortodontėt tė kontrollojnė pacientėt nė lidhje me shenjat dhe simptomat e OSA. Njė anamnezė e thellė dhe njė ekzaminim klinik janė me rėndėsi thelbėsore sepse stabilizojnė praninė e kushteve pre-ekzistuese, njė bazė pėr diagnozėn dhe pėr vlerėsimin e efekteve tė trajtimit.
3) Rekomandohet qė ortodonti tė dėrgojė pacientin me faktorė risku pėr OSA te njė mjek pėr njė vlerėsim tė mėtejshėm dhe njė diagnozė pėrfundimtare. Preferohet njė mjek i mjekėsisė sė gjumit.
4) Rekomandohet qė ortodonti tė drejtojė pacientėt pediatrikė me obstruksion nazal apo hipertrofi adenotonsilare drejt njė otorinolaringologu.
5) Rekomandohet qė ortodonti tė drejtojė pacientėt adultė me obstruksion nazal apo hipertrofi adenotonsilare drejt njė otorinolaringologu.
6) Vendimi i njė ortodonti pėr tė marrė pjesė nė trajtimin e OSA ėshtė njė zgjedhje qė duhet tė merret nė bazė tė interesave, jo vetėm nė bazė tė formimit, aftėsisė, eksperiencės, ligjeve, standardit tė kurimit apo mbulimit nga sigurimet.
7) Nėse pėrfshihet nė trajtimin e OSA, njė ortodont duhet tė monitorojė efikasitetin e trajtimit me OA (aparatura orale).
8) Njė ortodont mund tė zgjedhė tė menaxhojė efektet anėsore tė terapisė me OA. Asnjė trajtim ortodontik nuk ka treguar se shkakton ose rrit mundėsinė e OSA. Nė fakt, disa forma tė trajtimit ortodontik kanė treguar se janė tė rėndėsishme nė trajtimin e OSA.

Trajtimi interdisiplinor i OSA ndihmon qė tė trajtohen mė mirė pacientėt qė e kanė kėtė ērregullim.

Pėr mė shumė:
Behrents RG, Shelgikar AV, Conley RS, Flores-Mir C, Hans M et al. Obstructive sleep apnea and orthodontics: an American Association of Orthodontists White Paper. Am J Orthod Dentofacial Orthop 2019 Jul;156(1):13-28.e1.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D